Vota “PRO” çeljes së negociatave, Hahn: Njohja e progresit, thelbësore për nxitjen e reformave

September 26, 2019 22:21

Vota “PRO” çeljes së negociatave, Hahn: Njohja e progresit, thelbësore për nxitjen e reformave

Votimin PRO hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, edhe pse me kushte për vendin tonë, e ka përshëndetur edhe Johanes Hahn, Komisioneri i zgjerimit të BE, i cili e ka quajtur si një vendim të shumë pritur.

Ky vendim i Bundestagut, sipas Hahn është thelbësore si nxitje për reformat në Ballkanin Perëndimor dhe për besueshmërinë e BE!

“Shumë mirëpritur votimi i sotëm në Gjermani, në favor të hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në tetor. Njohja e progresit konkret është thelbësore si nxitje për reformat në Ballkanin Perëndimor dhe për besueshmërinë e BE!”, shkruan Hahn.

Votimin në Bundestag e ka përshëndetur edhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca.

“Bundestagu Gjerman votoi këtë mbrëmje në favor të çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor”, shkruan ai.

l.h/dita

September 26, 2019 22:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim