Votat kundër të LSI-së në komisione, Meta: Po bëjmë punën e opozitës!

July 24, 2014 09:06

Votat kundër të LSI-së në komisione, Meta: Po bëjmë punën e opozitës!

Kryeperlamentari Ilir Meta ka thënë se rreforma territorial është e domosdoshme.

Duke folur nga Shkodra, ai ka thënë se çdo variant do të ketë kundërshtime.

Është një reformë delikate. Deputetet kanë kundershtimet e tyre, por shpesh nisen edhe nga ndjeshmeritë psikologjike, njerëzore, që ata kanë në zonat e tyre.

Shpresoj që gjithçka të reflektohet.

Asnjë s’do të duartrokitet për reformën, edhe nëse ajo do të bëhej me konsensus të plotë.

Ky është një proçes i gjere që duhet vazhduar.

Besoj se të gjithë ndajmë të njejtin mendim, se Shqiperia nuk mund te vazhdojë me me 400 njësi vendore”, tha Meta.

Ai ndërkohë ka irnonizuar me bojkotin e opozitës.

Sipas tij, opozita ka nisur pushimet e parakohshme.

Vendi i opozites është në parlament, për te marre pergjegjesite qe i takojne. Ky eshte nje sezon i parakoshem pushimesh qe ka ndermarre opozita, por qe shpresoj te marre fund ne shtator, ne sesionin e ri”, tha ai.

Ndërkohë, Meta ka folur edhe për votat kundër të deputetëve të LSI-së në disa komisione.

Sipas Metës, mazhoranca nuk dëmtohet nga disa vota kundër.

Ndërkohë, ai ka thënë me ironi, se deputetët që votojnë kundër, po bëjnë punën e opozitës.

Mazhoranca i ka votat per te votuar cdo ligj apo reforme, por ne keto komisione ajo ka ndjenjen e larte te pergjegjesise.

 Madje ne shume raste, po ben edhe punen e opozites, kur ajo mungon”, tha Meta./b.l

July 24, 2014 09:06
Komento

5 Komente

  1. Public Enemy July 24, 10:01

    Me koken sa nje ka, nje dore ne revani tjetren ne bakllava, me te dy palet ben tra la la, mbiemrin e gruas hallall e ka.

    Reply to this comment
  2. Mosperputhje July 24, 10:32

    Ironizo o Like se te ka ardhur dita, ama mos harro se eshte kjo opozite qe ti po e tall sot, qe ta shpetoi prapanicen, ku u kape me ze e me figure, e eshte ky gjyqesor, qe te nxori te virgjer kur PS-ja donte te te linconte publikisht, qe te shpetoi prapanicen, e qe tani ti pasi e hodhe lumin u ke kthyer prapanicen, ama mos harro se bota eshte me rrota. Kujton ti se Edi Rama te ka falur e ti ka haruar ato vite qe ai kaloi ne opozite kur ti ishe ngjitur pushtetit si meta pas kepuces se saliut?

    Reply to this comment
  3. VEZHGUESI July 24, 12:30

    DERI SA GJYKATA E QUAJTI TE PAVLEFSHME ATE VIDIO, NE NUK KEMI TE DREJTE TA QUAJME TE VERTET. Edhe Sali Berisha keshtu ka thene : ” Kur flet drejtesia ,ne duhet te mbyllim gojen” ” Kjo thenie eshte e vlefshme per popullin e thjeshte, partite politike e institucionet shteterore, por asnjehere nuk eshte e drejte per PARTINE DEMOKRATIKE ,kur kjo eshte ne opozite.

    Reply to this comment
  4. Goni July 24, 13:05

    Ore ne videon me Priftin a ishte Meta apo ndonje sozi e tij qe fliste per 700 000 Euro dhe per te nderhyre te gjygjtarja? Prej asaj videoje u fry edhe 21 Janari kunder qeverise Berisha-Meta. Por kete video si Berisha dhe Rama e mohojne kur jane ne pushtet dhe e pranojne kur jane ne opozite. Kurse per ne ajo video eshte e qarte me ze e figure e nuk ka nevoje per interpretim nga gjykata, Berisha apo Rama.

    Reply to this comment
  5. xha Teme July 24, 13:26

    I lumte Likes.E ka marre peng kete vend dhe eshte kthyer ne doganier te politikes shqiptare.Kush do te qeverisi duhet te kaloje nga dera e tij dhe te paguaje haracin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*