Votën e Urrejtjes, ende s’e kuptoni?!

Nga Arben Duka July 3, 2013 16:26

Votën e Urrejtjes, ende s’e kuptoni?!

Mos u përkëdhelni,

dhe mos na shurdhoni,

Votën e Urrejtjes,

ende s’e kuptoni?!

 

Ju që me sloganin,

ecnit veç “përpara”,

mbi popull sovranin,

kini bërë hatara!

 

Ndaj dhe ju vërviti,

drejt e në hale,

po ju na tregoni,

tjetër mesele!

 

Tjetër mesele,

me një gjuh’ kusarësh,

dilni edhe flisni,

si xhins fitimtarësh!

 

Donit që të vidhnit,

donit por s’u lanë,

duket herën tjetër,

paski bërë hatanë!

 

Paski bërë hatanë,

o palo surretër,

ndaj dhe nuk i hapët,

kutitë herën tjetër!

 

Nuk është dhe aq larg,

sot dymijë e nënda,

s’i hapët kutitë,

se qe krimi brenda!

 

Ndenjët me përdhunë,

mandatin e dytë,

ndaj u katandisët,

tash në këtë ditë!

 

Çdo protestë që bëmë,

sot më shumë më bind,

ju s’kini marrë kurrë,

as tridhjetë për qind!

 

Këtu flas për Salën,

dhe Demokratiken,

që me vjedhje vote,

kanë mbajtur karrigen!

 

S’ e thonë në ekrane,

s’e shkruajnë në letër,

që PS-ja mori,

100 mijé më tepër!

 

E dimë që kur trashet,

këputet zullumi,

ndaj u turpëruat,

ndaj u mori lumi!

 

Ne s’i lamë shqiptarët,

që të flinin gjumë,

ndaj fitoi e majta,

shumë edhe më shumë!

 

Vota popullore,

ju ra si tërmet,

pse po na shurdhoni,

me vitet nëntëdhjetë?!

 

Shekullin e shkuar,

sot po na kujtoni,

po dhe për atë,

të gjitha s’i thoni!

 

Kur një komb të tërë,

Sala turpëroi,

kur u fut në burg,

Shefqet Peç’ Heroi!

 

Shefqet Legjendarin,

e vdiqët aty,

këto pse s’i thua,

o mortja Sali!

 

Ti je shumë i ri,

dhe burgun e mba’,

xha Shefqeti ishte,

nëntëdhjetë e ca!

 

Nga Arben Duka July 3, 2013 16:26
Komento

11 Komente

  1. sadik malaj July 3, 17:34

    Z. Arben Duka ,Jeni i pa pare,shume i madh dhe teper i lavdishem. TE LUMTE PENDA DHE MENDJA

    Reply to this comment
  2. linda July 3, 18:00

    bravo je nje artist i madh.

    Reply to this comment
  3. sallufi July 3, 18:26

    ah te lumte ajo dore! mos ju ndani qenave derisa te shkojne atje ku kane vendin. NE BURG!!

    Reply to this comment
  4. Gramoz July 3, 19:27

    o i dashur beni nuk me thua te lutem ku e gjen kete kurajo ky njerii qe nuk do ta dije per asgje nga kush mbeshtetet ky njeri qe vret e pret dhe nuk i hyn nje gjemp ne kembe kush e mron kete sharlatan qe sillet me shqptaret si me pronen e babait te tij a e shikon se c ,po ben tani ne ikje jooooo kjo eshte e pa pranushme

    Reply to this comment
  5. marina July 3, 20:30

    z.duka kenaqesi shume e madhe,faleminderit

    Reply to this comment
  6. fulgeri July 3, 22:21

    arben duka,nje drogaxhi nga lazarati..qe jeton duke share berishen…ca ti besh doktorit qe eshte i bute..por te isha une ta shtypja koken ty, meros..

    Reply to this comment
    • gim cami July 4, 13:23

      ore lyrash po cne beni nga lazarati ore kastraveci saliut arben duka eshte qytetar nderi i gjirokastres dhe i laboves dhe eshte nderi i krejt shqiperise more lyrash.saliu i bute? ja ka lepire benit dhe ti lepiroja i saliut je e ke zanat hajde e lepija dhe benit

      Reply to this comment
    • lleshi July 5, 22:23

      Pooo ke shume te drejte , Doktori eshte i bute ! I but si mut !

      Reply to this comment
  7. psy July 4, 10:13

    Ti Fulgeri shko la dhembet se te qelbet goja ere, perpara se te flasesh per Meron e Agronin.Sa per doktorin e pame se sa i bute ishte me ty e me ne te gjithe.Tani ben mire te perfitosh nga ditet qe do vijne,do kete dhe per ty ndonje kocke,mos u merzit.

    Reply to this comment
  8. malua . July 4, 14:51

    Kam qene me pune ne veri ne fillim te viteve ’80 dhe ku ? ne nje zone qe mbahej edhe atehere kunder regjimit ,por per SHEFQET PECIN me flisnin me superlativa si nje burre i beses ,trim dhe puntor ,kuader i rralle QE cdo gje e bente vete i pari .
    ARBEN DUKA per nga vargu eshte si RILINDASI i MADH , ANDON ZAKO CAJUPI , por ngjan si dy pika uje te njejta po me te MADHIN tjeter SHEVQET MUSARAJ .
    I njejti varg ,e njejta satire ,e njejta rime ,te njejtat metafora ,krahasime ,AQ sa une kenaqem nga muzikaliteti i vargut ,por me shume dhe nga faktet e gjalla puro qe I MADHI ARBEN keshtu i ka perjetesuar .

    Reply to this comment
  9. shpetimi July 5, 07:39

    Beni ! Nuk do ti rreshi komplimente per penen e kurajon per ju dhe ne se me lejoni dua ti pergjigjem ‘zotit’ Furgeri se nepermjet tij shoh pushtetin berishjan …..megalloman e injorant ndaj e mori pergjigjen me vote e jo me shtypje kokash .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*