Votimi elektronik, aleatët i dalin kundër Bashës

September 21, 2017 16:27

Votimi elektronik, aleatët i dalin kundër Bashës

Aleatët e Lulzim Bashës, Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka janë në një linjë me demokratët për garantimin e votës së lirë të qytetarëve, por si parti më vete ata kanë propozimet e tyre përsa i përket sistemit. Dashamir Shehi i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar është skeptik për votimin elektronik.

“Ne duam një sistem i cili ti japi mundësi shqiptarëve të votojnë dhe parti alternative. Unë për vete do të isha për një sistem të kombinuar mazhoritar plus proporcional. Por nuk ka ardhur dita për të deklaruar sot sistemin. Qytetari që ka vendosur të shitet që nga shtëpia e vet në daç elektronik në daç me letër po njësoj do shitet. Ne të fillojmë njëherë ti regjistrojmë, le të shohim vendet ku mund të votojnë emigrantë, që sigurisht janë këta që janë më afër Italia, Greqia”, u shpreh Shehu.

Teksa propozon një sistem ndryshe nga Shehi, Nard Ndoka i Partisë Demokristiane kërkon më tepër hapësirë për partitë e vogla. “Sipas një gjykimi që partia demokristiane ka mund të ishte një proporcional Kombëtarë preferencial do të ishte zgjedhja më mirë në këto kushte për faktin se PS dhe PD asnjëherë nuk kanë miratuar një reformë për të vendosur standarde për të respektuar frymën e Kushtetutës e votën e qytetarëve, por janë përpjekur që nëpërmjet mekanizmave të Kodit Zgjedhorë të përjashtojnë partitë e tjera politike nga përfaqësimi”, tha Ndoka.

 

September 21, 2017 16:27
Komento

2 Komente

  1. alphade September 22, 02:26

    Shenim: E thoshte mire Ai…Ai ….Ai ….Enveri duke iu re-
    feruar ballisteve e zogisteve i quante ” shporte me kara-
    vidhe” ! Ja shikoni edhe sot po me te njejten surrat dalin,
    historia perseritet por ne kushtet e reja historike kur kui-
    slinget na jane bere ” heroj” dhe herojt ne ” tradhetare” !
    Keshtu erdhi rrota e historise,sigurisht nje zig-zag qe dia-
    lektika e zhvillimit e njeh, sipas botkuptimit hegelian.

    Reply to this comment
  2. C'a bohet kshtu September 22, 04:21

    Meruni me Dash Rakine dhe Nard Ndoken se per ta gjet keni.
    Dashi eshte trongoll, apo sic i thone tironcit cacrac nga trute, do qe vatimi te mos jete elektronik, por me kuti e te behet me numerim duke pi raki mareje me bishta qepesh e gjize.
    Nard Ndoka eshte ne konkurim me Lek Plepin kush ka me shume ndjekes ne faceboo, per brockullat dhe idiotesite qe leshojne e jo t’a kete mendjen tek reforma per zgjedhjet, i lumte koqes fitoj si DEPUTET i PD prej Lul Shalengjiturit dhe tani tall bythen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*