Votimi i ministrave të rinj, Braçe: Opozita “e re” e nisi me mungesë dhe abstenim

Redaksia Online April 4, 2013 14:36

Votimi i ministrave të rinj, Braçe: Opozita “e re” e nisi me mungesë dhe abstenim

Deputeti socialist, Erion Braçe, ironizon votën e LSI-së për emërimin e tre ministrave të rinj të kabinetit “Berisha”. Braçe, një ndër deputetët që kundërshtuan afrimin e PS-së me LSI-në, e quan këtë bashkim “opozita e re” që e nis punën me mungesë dhe abstenim. Gjithashtu, Braçe shprehet pro qëndrimit të Vangjel Dules për të mos u bërë palë me qeverinë, pavarësisht ftesës së Berishës.

“Opozita “e re” e nis me: Mungesë dhe abstenim! Ç’kuptim ka kjo lloj vote? Falënderoj ndërkohë Vangjel Dulen publikisht”, shprehet deputeti socialist në Facebook.

Ndërsa në lidhje me votën pro ministrave të Berishës nga deputetët Gjovalin Kadeli dhe Asllan Dogjani, Braçe shprehet se nuk mund të justifikohet kurrë dhe me asgjë një votë pro kryeministrit aktual.

“Nuk mund të justifikohet kurrë, me asgjë, vota juaj pro ministrave të Sali Berishës.  Nuk e pranoj nga asnjë socialist këtë! Do ta refuzoj gjithnjë dhe ndaj kujtdo që do ta bëjë, qoftë edhe miku im!”, shkruan Braçe.

Redaksia Online April 4, 2013 14:36
Komento

2 Komente

  1. aqifi April 4, 15:09

    Nuk i thone shaka,jane te traumatizuar,u ndane pa deshire nga baba dhe leku qe fitonin me lopate.

    Reply to this comment
  2. BAY AREA Ca. April 4, 18:51

    Z. Brace lere Facebook-un . Ti dhe ajo pjese qe kane moral dhe dinjitet ne Kryesine dhe Asamblene e PS, shporreni ate kllaun cirku dhe te pamoralshem bojaxhiun e mureve Edvin Rama. Kete person, qe e solli ne PS, Fatos Nano, ku i ra si trofe ne bixhoz ne kazinote e Parisit, nje emigrant karagjoz me 2 kg makarona qe kullufiste me nje sfurk (tregojini Foton), debojeni nje ore e me pare, ne mos me votim , me Hu. Misionin ogurzi qe kishte per te shkataruar PS dhe larguar elektoratin ,ky bastard e Kreu. Te njejten monedhe japjani edhe Ilirit dhe LS per Interesa. Keni dhe shume pak kohe per te mos shkelur gjakun e 4 deshmoreve te 21 Janarit dhe per te mos shkateruar endrat e atij elektorati qe u ka ndjekur pas ne kohet me te veshtira, ktheheni PS aty ku e meriton Paterica e Sales nuk ka vend ne nje program me ate te PS. Programi ” RILINDJE” , qe na servir i pamoralshmi Edi nuk qenka per PS por per Ilir Hajdutin, nje here Lindi duke ndenjur 4 vjet tek prehri i Sales dhe tani po “RILIND” per te gllaberuar fitoren e sigurt te PS, me ortakerine qe ka me Edi Ramen. Paraja, hajdutet dhe kriminelet nuk kane dhe nuk njohin Atdhe. Kameleonet nuk kane me BOJE per te nderruar ngjyren, kane dale lakuriq ashtu sic jane.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*