Voto ditën e çlirimit!

Nga Arben Duka June 23, 2013 08:52

Voto ditën e çlirimit!

Për kopje edhe ndikime,
asnjëherë nuk jam shquar,
por Berisha krejt pa dashur,
një subjekt më ka afruar!

E kam parë me sytë e mi,
m’u në zjarrin e tubimit,
kur thirri me brohori:
“Voto ditën e çlirimit!”

Siç duket Saliu vitin,
atë ditë kishte ndër mënd,
po gjuha i shkoi pa dashur,
tek data njëzet e nënd!

Në njëzet e nëndë Nëndor,
kur mundëm bishën fashiste.
Po tani 29-tën,
ka Partia Socialiste!

Në njëzet e nëndë Nëntor,
këtej u shporrën hordhitë.
Nuk kam pse t’ja prish Berishës,
Sot do ta votoj kët’ ditë!

Kryq të saktë 29-tës,
që të gjithë o shqiptarë,
se gjithnjë 29-ta,
është numër çlirimtar!

Po! Ky numri 29-të,
sjell liri në vatrat tona.
Kemi thënë-“gjerman’i fundit,
këtej s’ka ikur akoma!

Se Berisha këtë herë,
e ka pisk nga gjitha anët,
se dhe vet’numri i tij,
lidhje ka me partizanët!

Ditë e ndritur e çlirimit,
frymëzim na sjell ngado,
po dëshmorët xhaxha Sala,
s’i ka dashur dhe s’i do!

Ai e tha krejt pa dashur,
kushtrimin që ju përmenda,
se Saliut këmba këmbës,
i ësht’ qepur 29-nda!

Ky numër është i bekuar,
promovon vetëm fitore,
po aspak s’e kam harruar:
“Aleancën Popullore!”

Votoni njëzet e nëndën,
kryqin fiksoni atje,
Unë që jam i “Aleancës”,
do votoj numrin TRE!

Nuk dua të tund mëhallën,
siç themi këtej nga ne,
po ju që më dhatë fjalën:
“VOTONI NUMURIN TRE!”

Fiksoni pa frikë një kryq,
tek 3-shi i “Popullores”,
se kështu të dashur miq,
veç i shtojmë ngjyrat fitores!

Shënim. Ftoj sot, për herë të fundit, gjithë shokët, të afërmit, miqtë, fansat dhe dashamirësit e mi në Qarkun e Gjirokastrës dhe në gjithë Shqipërinë të votojnë “ALEANCËN POPULLORE”, numrin 3 në fletën e votimit. Unë kryesoj listën e kandidatëve të ALEANCËS POPULLORE në Qarkun e Gjirokastrës

Nga Arben Duka June 23, 2013 08:52
Komento

4 Komente

  1. ARUSHA June 23, 11:34

    TE LUMT PENA O ASTRIT
    TI JE ARBEN DHE PETRIT
    PER KETA KA NEVOJE SHQIPERIA
    TRE MILIONE SHQIPONJA TI KISHTE TE TIJA

    PO KA SHUME TRADHETARE
    RREMBYTHJE DHE ZAGARE
    DHE RROJN VETEM PER TE VRARE
    SE HELMIN NGA GJINI ATA E KANE MARRE

    SOT SHQIPERIA NUK DO JETE ME E PERCARE DHE PAQJA ESHTE E GJALLE !

    Reply to this comment
  2. Gramoz June 23, 15:00

    aaaaaah qe sjam atje o yll jam larg o idashuri yne o bilbili yne o krenaria o krenaria jone se nuk do lija dere pa trokitur perty sepse me shume sesa ti nuk e meriton ate vend .ne ate foltore qe do ti japesh nje bukuri tjeter ,,sepse edepsezet halldupet injorantet ,,rugacet hajdutet kriminelet ,e kane perdhosur ate vend qe per ne eshte ishenjte …..o zot mbushi mendjen njerezve ,qe te votojene kete poet te madh ,,sepse ai te beson marezisht ty o zot… suksese miku yne ,,,,ti na lehteson dhimbjen i dashur jem larg memedheut nese fitoni ju do kthehemi te gjithe ..nuk do ti leme kockat ne dhe te huaj ..ky kriminel nuk na le te kthehemi me ate anarshi qe ndertuar…ne kure vime ne vendin tone dukemi si te huaj ,sepse ashtu e ka katandisur shpellari vicidollit ….ne nuk shohim ketu qei pari vendit te mbetet me gershere ne dore,ne nuk eshohim te parin e vendit te shaje si rugac rugesh deputetet ne parlament.keto jane aresyet qe neve na mban larg ky monster e keqe fitore beni

    Reply to this comment
  3. Mark uk June 24, 17:50

    29 nendori I vitit 1944 ishte dita e ekupimit komuniste,te shofim se cfar do siedh kjo 29 qe ju thuani.

    Reply to this comment
  4. Illo June 24, 19:50

    Sa durim paske pasur dhe ke dëgjuar me vëmëndje fjalimet marroke të këtij uzurpatori profesionist të pushtetit shqiptar . Populli shqiptar e trgoi se i përket një rrace inteligjente të pa pare . E la Salën në pushtet aq sa u diskretiua tërësisht dhe u paraqit në histori me emrin real të diktatorit . Dje e flaku si leckë topi , këtë sharlatan , këtë pjellë të ndyrë të Kombit . Këtë dictator , që ka ditur të fshefi krimet , por ç’do tmerr e ka një fund . Fitoi shqipërija dhe Europa demokratike . Suksese : Illo

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*