Votoi dy herë, shoqërohet në polici komisioneri i LSI-së në Korçë

June 25, 2017 17:12

Votoi dy herë, shoqërohet në polici komisioneri i LSI-së në Korçë

Komisioneri i LSI-së në një qendër votimi në Korçë është shoqëruar në polici. ‘News24’ raporton se Andimiano Ravolli, komisioner në qendrën e votimit 3736 në fshatin Barc të Bashkisë Korçë rezulton se ka votuar dy herë.

Burimet pohuan se Ravolli herën e parë votoi në qendrën ku ishte komisioner dhe herën e dytë ne qendrën ku ishte i regjistruar në listë. Sakaq, ai po merret aktualisht në pyetje në polici. Ndërkohë lidhur me këtë rast po hetohen edhe komisionerë të tjerë të kësaj qendre votimi, pasi Ravollit nuk i ishte vendosur shenja në gisht.

June 25, 2017 17:12
Komento

1 Koment

  1. Arsen June 25, 17:25

    Kudo lajmet flasin per te LSI -se . Duhet qeruar kjo fare e keqe e ushyer nga hajduti Ilir floriri.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*