“Votoni 3 dhe 6”, gafa në fushatën e PD sjell 680 vota të pavlefshme në Kavajë

June 27, 2017 12:53

“Votoni 3 dhe 6”, gafa në fushatën e PD sjell 680 vota të pavlefshme në Kavajë

Partia Demokratike ka reduktuar ndjeshëm diferencën e votave me PS-në në Kavajë, po ta krahasosh rezultatet në zgjedhjet e mëparshme, në 2015 dhe 2013.

Në zgjedhjet parlamentare të 2013, PS-ja doli mbi PD-në me rreth 5.500 vota në Kavajë-Rrogozhinë. Kjo diferencë tani është reduktuar në rreth 700 vota.

Ndërkohë, një gafë e PD-së gjatë fushatës elektorale ku i është bërë thirrje elektoratit “votoni 3 dhe 6!” ka sjellë një ngatërresë që nuk i ka kushtuar pak kësaj partie.

Ideja e shtabit demokrat ka qenë: “votoni 3” në fletën e votimit për kryetar bashkie (Isa Sakja) dhe “votoni 6” (PD) në fletën për zgjedhjet parlamentare. Por, ky mesazh nuk është kuptuar nga shumë votues.

Burime nga KZAZ-ja thonë për GSH.al se në fund kanë rezultuar plot 680 fletë votimi të pavlefshme, të shenjuara tek dy numra, tek 3-shi dhe tek 6-a.

Gjithashtu, një tjetër paradoks: Kristiandemokratët kanë marrë 300 vota në garën parlamentare, sepse shumë qytetarë kavajas kanë votuar numrin 3 në fletën e gabuar, pra jo në fletën për kryetar bashkie, por në atë për zgjedhjet parlamentare.

Pra, rreth 300 vetë duke dashur të votojnë Isa Sakjan e PD-së i cili në fletë kishte numrin 3, kanë votuar gabimisht në fletën tjetër. Kështu, kristiandemokratët që as në ëndërr nuk do ti kishin parë 300 vota në Kavajë, janë zbuluar mini-surpriza e këtyre zgjedhjeve.

 

June 27, 2017 12:53
Komento

2 Komente

  1. john June 27, 13:21

    Nivel “Demokratesh”. Ku ta gjejne nivelin te shkretet. Kane blere diploma e certifikata sa jane shembur.

    Reply to this comment
  2. A June 27, 18:26

    Kjo tregon se akoma ne gjirin e popullit shqiptar kemi mjaftueshem injorant, pa shkolle dhe pa arsimin e duhur, bile disa historian te sotem evropian na quajne popullsi me shumice GELLE.
    Viti 2017 te shekullit 21, akoma nuk dine si te lexojne fleten e votimit. Keto jane turpe, prandaj jemi ne kete gjendje te mjerueshme se prej kesaj shtrese na dalin edhe drejtuesit partiak, politik e deri ne shtet e ne qeveri. Me tipa si EDI RAMA, SALI BERISHA, FATOS NANO nuk behet shteti dhe qeveria, sepse e kane mendjen si t’ja fusin popullit.
    Shikoni si do te rriten çmimet dhe tarifat e gjithe çkaje duke filluar nga taksat e shtepijave dhe te pronave.
    Vazhdoni dhe votoni kundra interesave personale dhe i qani hallin drejtuesve te partive. Ky eshte popull i zgjuar dhe i shkahet dhe anen tjeter kerkon te iki nga site kembet nga Shqiperia 56% e popullsise se tij. Tung.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim