“Votoni Bledi Çuçin!”, Adi Krasta leksion portaleve: Po bëni terror, mbështeta njeriun, jo PS-në!

May 29, 2017 12:54

“Votoni Bledi Çuçin!”, Adi Krasta leksion portaleve: Po bëni terror, mbështeta njeriun, jo PS-në!

Adi Krasta, moderatori i emisionit “E Diell” në Top Channel i ka bërë thirrje të gjithë gjirokastritëve që të votojnë për Bledi Çuçin.

Krasta e bëri këtë deklaratë në përfundim të intervistës që pati me ish-ministrin e Çështjeve Vendore, duke thënë se “Jepjani votën pa menduar dy herë Bledi Çuçit pasi është korrekt, rezultativ dhe i ndershëm.”

Pas kësaj deklarate, një pjesë e mirë portalesh nxituan të bënin lajmin se Krasta ka ndryshuar qëndrim dhe se mbështet PS-në.

Por gazetari i njohur ka reaguar, duke thënë se ai nuk mbështet PS-në, por mbështet Bledi Çuçin si individ.

Është një nga ato raste kur sjellja e specialisteve të Marrëdhënieve Publike qeveritare dhe pronarëve të portaleve bëhet terroriste duke krijuar skema dhe situata joreale e jorealiste“, thotë Krasta.

REAGIMI I ADI KRASTES

Në intervisten me Bledi Cucin i cili po garon per deputet ne Qarkun e Gjirokastres i dhashe ne titull personal mbeshtetje per nje rezultat pozitiv individual ne zgjedhjet e ardhshme.

Bledi eshte i ndjeshem, i ndershem dhe do kete vlere ne parlamentin e ri.

Me kete gjest nuk mbeshtes Partine Socialiste sic aludohet me naivitet dhe dashakeqesi ne disa portale. Eshte nje nga ato raste kur sjellja e specialisteve te Marredhenieve Publike qeveritare dhe pronareve te portaleve behet terroriste duke krijuar skema dhe situata joreale e jorealiste.

Partite politike kryesore ne Shqiperi duhen monitoruar dhe kritikuar vazhdimisht dhe pakompromis.

Qendrimet e mia kritike ndaj partise ne pushtet nuk kane ndryshuar dhe bindja ime per rotacion te vazhdueshem ne Shqiperi eshte e patundur.

Titujt joprofesionale te shkrimeve telenoveleske te portaleve nuk kane asgje te perbashket me qendrimet e mia te se tashmes dhe se ardhmes.

May 29, 2017 12:54
Komento

2 Komente

  1. Crusader May 31, 00:46

    Po mire o Krasta, nuk te vjen turp? Paskan shkuar dem ato vitet ne Angli. Po Bledi Cicin gjete te promovosh? Ahahahaaaa. Keta kane pjerdhur te gjithe.

    Reply to this comment
  2. Toçi Partis May 31, 08:57

    Po ky je mo sypoç, se vetem ti i kishe munguar politikes. Te pakten kesaj qe behet ketu ne gazete.

    Me qe sipas teje “partite politike kryesore na u dashkan monitoruar dhe kritikuar vazhdimisht dhe pa kompromis” (mire qe na e the se nuk e dinim…), po ti nga kush i pret te vijne keto kritika? Nga te tjeret?

    Tips dine te japin te gjithe, por kur vjen puna t’u bere vete aktiv, ti je i pari qe kafshon gjuhen. Ti i perket atij soji e sorollopi, te cilet jane te paret qe u bejne elozhe te tjereve, dhe te fundit qe guxojne te kritikojne hapur dhe me force. Edhe ato pak kritika qe beni, i beni sa per sy e faqe, sepse i keni ose te kushtezuara prej eproreve tuaj, ose te sponsorizuara prej “çuçerve” te politikes.

    Qe ke bere tifo per PS-ne, kete mos e moho, se kjo bote nuk ka vetem toça cari te mavijosur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin