Vranë 22-vjeçarin për një karikues, lirohen 3 prej të arrestuarve

May 11, 2018 10:38

Vranë 22-vjeçarin për një karikues, lirohen 3 prej të arrestuarve

 

Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e tre prej të akuzuarve për vrasjen e 22-vjeçarit, Marvin Mihali.

Të akuzuar për “Moskallëzim krimi”, tre të rinjtë Dejvi Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla, u është komunikuar lirimi pak ditë më parë, pasi u kishte mbaruar afati i paraburgimit.

Bëhet e ditur se në burg ka qëndruar vetëm Eugen Bitraj, i cili sipas prokurorisë së Tiranës rezulton të jetë njeriu i vetëm që ka qëlluar me thikë në zemër Marvin Mihalin.

Lirimi i tre të rinjve nuk është pritur aspak mirë nga familjarët e viktimës të cilët e kanë konsideruar këtë një vrasje të dytë për birin e tyre.

Ata kanë bërë me dije se do ta vazhdojnë betejën me drejtësinë.

Në një postim në rrjetet sociale, nëna e viktimës Marvin Mihali shkruan:

“Sot është një ditë e zezë për mua! Marvin tim ma vranë përsëri!. Tre nga kriminelët që bashkëpunuan në vrasje dhe dhunuan trupin e tij, në momentet e fundit ndërsa djali jepte shpirt, prokurori monstër, vampire, demoni, sharlatani, maskarai Artan Lulaj i etur për para, i kishte liruar nga burgu pa e ditur askush! O zot çfarë tmerri!  Të shikosh vrasësit e birit të vetëm pa akuzë, të lirë në sallën e gjyqit dhe tek i shihja më dilte parasysh video e ngjarjes, shkelmat e tyre mbi trupin e djalit tim! Sa më e madhe se kaq duhet të jetë dhimbja? Dhe çfarë torturash të tjera duhet të kaloj! Më thoni o njerëz, çfarë duhet të bëj në këtë vend? Si do ta vendos drejtësinë? Ju lutem më ndihmoni…”.

l.h/ dita

May 11, 2018 10:38
Komento

4 Komente

  1. Ka shume te drejte Nena qe kafshet e edukuar nga dhuna politike i vrane Djalin ! May 11, 12:20

    Per fatin e keq te ksaj Zonje qe ajo bote kafshesh
    e kulture dhune ,vrasjes islamistesh i shkaktuan ate fatkeqsi ne jete ,
    duke i marre jeten djalit te saj ,
    Drejtesia nuk eshte pastruar akoma dhe vazhdon te penalizoje te drejten ne ate vend .
    Ata 3 kriminela duhet te mos dalin me nga burgu
    sepse perbejn nji rrezik per shoqerine

    Reply to this comment
  2. Loni May 11, 12:32

    U prehte ne paqe Marvini i shkrete, keto jane rrjedhojat e “demokracise “se kriminelit Sali Berisha

    Reply to this comment
  3. perkthyesi May 11, 17:24

    Me vendosjen e drejtesise se re, ata qe i falen duhet urgjentisht te zene qeline, bashke me keta tre specie. Rruge tjeter nuk ka, dhe nuk mund te kete!

    Reply to this comment
  4. Gjyqtar i koruptuar May 11, 20:45

    Njerzit e atij vendi jane te lindur per te vrare per te vjedh te koruptuar tej mese jep para blej gjithcka . Jep para dil nga burgu jep para mjekou ne spital nese ke para ke ne xhep te gjitha.vendi i mire gjeografikisht por njerez me mendje dhe koka te kalbura.keshtu ka per te qene edhe 100 vjet te tjera.qeni te zotin nuk njeh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*