Vranë policin e RENEA-s, burg përjetë për Arbjon Alikon dhe Bajram Bocin
Nga Arkiva
Gjykata e Krimeve të Rënda dha sot vendimin për grupin e zjarrit të Lazaratit ku mbeti i vrarë efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha, qershorin e 2015-ës, një vit pasi policia kishte hyrë në fshatin e famshëm të kanabisit dhe kishte spastruar territorin nga lëndë narkotike.
Gjykata ka dënuar me burgim të përjetshëm Arbjon Alikon dhe Bajram Bocin, dy autorët e vrasjes së efektivit Ibrahim Basha në Lazarat, në qershor të 2015-ës.
Ndërsa për Alban Alikon, vëllain e Arbjon Alikos u dha dënimi me 20 vite burg.
Ndërsa Elvis Boci është dënuar me 35 vite burg, i akuzuar për të njëjtën ngjarje.
l.h/ dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento