Vranë sorkadhet dhe publikuan fotot, Policia shoqëron 6 gjuetarë në Korçë

October 19, 2018 11:24

Vranë sorkadhet dhe publikuan fotot, Policia shoqëron 6 gjuetarë në Korçë

Lidhur me foton e publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqen 6 shtetas me një mjet tip fuoristradë, me dy armë gjahu dhe kafshë të egra të vrara, ka reaguar Policia e Korçës.

Në një njoftim për mediat, Policia sqaron se shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë dhe Kolonjë, kanë kryer verifikimet përkatëse, identifikimin dhe shoqërimin E.L, L.Ç, S.G, banues në Korçë, L.M, banues në fshatin Polenë, A.D dhe D.D, banues në fshatin Leshnjë, Kolonjë.

Në bazë të ligjit “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë” u bë bllokimi i armëve të gjahut, së bashku me lejet përkatëse dhe vërtetimet mbi regjistrimin e armëve.

Inspektorati i Pyjeve dhe Mjedisit ka ndëshkuar me masë administrative dy prej shtetasve.

Policia e Korçës gjen rastin të falënderojë iu bën thirrje qytetarëve të denoncojnë falas në numrin 112 çdo rast të gjuetisë së paligjshme, duke garantuar reagim të shpejtë dhe vënien përpara përgjegjësisë të çdo shkelësi.

o.j/dita

October 19, 2018 11:24
Komento

2 Komente

  1. demo October 19, 15:50

    Hajde shihni si kercet ciftja dhe tekja automatike ne rrethin e Lushnjes!Polisia mos fleje gjume,por te arrestoje gjuetaret klandestine ne pyllin e Divjakes.Vitin e kaluar ju kam dhene emrat e gjuetareve klandestine,ne te gjitha sezonet,edhe ne te ndaluarin,edhe ne te pushuarin,edhe ne te lejuarin.

    Reply to this comment
  2. KORÇARI October 19, 20:50

    Ndonjë GJOBË TË MAJME ju dhanë apo i qortuan dhe i lanë të lirë ????
    Në Europë nqs vret Sorkadhe të shkërdhejnë me gjoba plus burg.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*