Vranë tregtarin gjatë grabitjes në Fier, burg përjetë për tre të dyshuarit

July 20, 2020 14:43

Vranë tregtarin gjatë grabitjes në Fier, burg përjetë për tre të dyshuarit

Burg përjetë ka vendosur gjykata e Fierit, për tre autorët e dyshuar, për vrasjen e ndodhur në 2 mars 2018, në Fier, ku u qëllua me armë zjarri pronari i Exhange Gëzim Hoxha duke u plagosur, dhe më tej u ekzekutua Agur Vrenozin.

Kështu me dënimin më të lartë që parashikon drejtësia shqiptare, pritet të qëndrojnë përjetë pas hekurave Lulëzim Demiraj, Dashamir Gergali dhe Zini Fyraj.

Të dyshuarit u shpallën fajtor nën akuzën e “vjedhjes” me pasojë vdekjen.

Demiraj akuzohet se bashkë me dy personat e tjerë, shkoi për të grabitur mesditën e 2 marsit të dy viteve më parë, dyqanin “Exchange” të 64-vjeçarit Gëzim Hoxha, ku në ndihmë të tij shkoi tregtari Vrenozi.

Në momentin që po detyronin Hoxhën të dorëzonte paratë, ndërhyri Vrenozi, i cili u qëllua nga Demiraj me plumb në kokë.

Gjatë marrjes në pyetje Demiraj ka deklaruar se nuk kishte si synim të vriste njeri, por të vidhnin paratë e pikës së këmbimit valutor, për shkak të gjendjes së dobët ekonomike.

Të dyshuarit e arrestuar për ngjarjen dhe të dënuar ditën e sotme, janë Zini Fyraj, 39 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë; Lulëzim Demiraj 44 vjeç, banues në Vajzë, Vlorë dhe Dashamir Gergali, 43 vjeç, banues në Zhupan, Fier.

Pas krimit polica u vu në ndjekje të autorëve të cilët u larguan me mjetin tip “Benz” me targa AA 879 JG. Si rezultat i ndjekjes nga policia, autorët braktisën mjetin dhe u larguan me vrap në këmbë. Policia kapi njërin prej të dyshuarve, Zini Fyraj, i cili në përpjekje për t’i shpëtuar policisë u hodh në lumin pranë fshatit Baltëz.

Pas ndjekjes u kap autori i dytë i dyshuar, Lulëzim Demiraj në vendin e quajtur “Ura e Baltëzës” si edhe autori i tretë, Dashamir Gërgali në një banesë në fshatin Baltëz. Policia sekuestroi çantën me paratë që u vodhën në exchange.

 

l.h/ dita

July 20, 2020 14:43
Komento

2 Komente

  1. Shero July 21, 09:38

    Nuk duhet te denohem me burgim gjoja te te perjetshem por me varje ne litar se keshtu zene mend edhe te tjeret

    Reply to this comment
  2. Shero July 21, 09:43

    Te varen ne litar ky duhet te jete denimi per çdo grabites jo me per vrasje as nuk duhet te diskutohet denim qesharak gjoja burgim i perjetshem del pas 4 apo 5 vjetesh

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim