Vranësira dhe shi, si do të ndryshojnë temperaturat sot?

September 11, 2019 08:34

Vranësira dhe shi, si do të ndryshojnë temperaturat sot?

Ditën e sotme kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të na shoqërojnë në të gjithë territorin e vendit ku vranësirat do të jenë të pranishme, më të theksuara në zonat Qëndrore, Lindore dhe pjesërisht Jugore, duke sjell rrebeshe shiu.

Parashikohet që të njëjtat kushte atmosferike të mbeten prezent deri në orët e vona të mbrëmjes ku pritet përmirësim gradualisht i motit.

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit rriten në mëngjes, por mbeten të pandryshueshme në mesditë duke u luhatur nga 11 gradë celcius deri në 33 gradë celcius.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 35 km/h në drejtim Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

o.j/dita

September 11, 2019 08:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*