Vranishti u përgjak, por nuk u përgjunj

February 21, 2019 15:45

Vranishti u përgjak, por nuk u përgjunj

Nga Maman Saliu*

Forcat naziste, me synimet e tyre për të ndalur hovin e rezistencës antifashiste në luftën për liri dhe për t’i dhënë një goditje vdekjeprurëse asaj, në dimrin midis viteve 1943-1944 organizuan një nga operaconet më ndëshkimore, që mori emrin Operacioni i Dimrit.

Ky Operacion qe shumë agresiv, sidomos  ndaj njësive partizane dhe popullsisë në  pellgun e Shushicës të luginës së Mesaplikut.

Për të kryer këtë Operacion, hitlerianët e ballistët grupuan forcat në   Dukat, Drashovicë, Mavrovë e Borsh.

Duke qenë të mirëinformuar se në krahinën e Mesaplikut gjatë kësaj periudhe, përveç dy batalioneve të Brigadës së Pestë, formuar në Gumenicë, më 28 Nëntor 1943, operonin edhe forcat e Brigadës së Parë, nazistët në fillim të dhjetorit planifikuan të mësyjnë drejt saj në tre drejtime:

drejtimi i parë: Vajzë – Qafa e Dushkut – Gjorm – Brataj – Vranisht;

drejtimi i dytë: Dukat – Qafa e Shëngjergjit – Tërbaç – Vranisht dhe

drejtimi i tretë: Borsh – Kuç- Kallarat – Vranisht.

Pra, sipas kësaj skeme, nga të tëra drejtimet, të gjitha forcat pykëzoheshin drejt Vranishtit.

Qëllimi  i nazistëve ishte të ngushtonte unazën e veprimit të forcave partizane në grykën e Mesaplikut dhe t’i asgjesonte ato brenda këtij kazani malor. Në luftimet e datës 3 dhjetor në Gjorm u vra edhe komandanti i Brigadës së Pestë, Heroi i Popullit Abas Shehu.

Si rezultat i kundërsulmeve të forcave partizane, armiku detyrohej të kthehej nga kishte ardhur.

Duke i mbajtur forcat partizane të gozhduara në pozicione për rreth dy javë rresht, nazistët në bashkëveprim me ballistët synonin t’i rraskapisnin e t’u harxhonin municionin në maksimum, në mënyrë që në fazën finale  të kryenin një goditje  frontale. Për të realizuar këtë qëllim, forcat e Divizionit 100 të Korpusit XXI, formuan katër grupe luftimi, dy nga të cilat do të godisnin në grykën e Mesaplikut gjatë dy brigjeve të Shushicës, me drejtim të përgjithshëm Gjorm-Brataj-Kuç, ndërsa dy grupet e tjera do të godisnin në krah dhe në shpinë të forcave partizane nga Qafa e Shëngjergjit për në Tërbaç e Vranisht dhe nga ana e Borshit për në Kuç.

Më 15 dhjetor forcat gjermano-balliste,  u hodhën në sulm të përgjithshëm mbështetur me artileri.

Më 18 dhjetor ’43,  për shkak të përqëndrimit të forcave partizane kryesisht në Vranisht, hitlerianët vazhduan lëvizjen për në Vranisht nga dy drejtime: përgjatë rrugës automobilistike Gjorm-Brataj-Vranisht  dhe Dukat- Qafa e Shëngjergjit-Tërbaç-Vranisht. Diktuar nga relievi, nazistët këtë fazë operacioni e koduan: «Bergkessel» (Kazani malor).

Kolona që lëvizi nga Tërbaçi, nisi më përpara një pararojë prej 12 hitlerianësh, me një oficer në krye. Kjo forcë zbuluese hyri në Vranisht në orët e para të mëngjesit dhe mundi të depërtojë lirshëm në afërsi të qendrës së fshatit. Pa kaluar përroin e Shtokthtit, kur ndodhej disa metra larg qendrës, pararoja gjermane përballet befasisht me një njësit të vogël partizan të batalionit të dytë të Brigadës së Pestë, që drejtohej nga Imer Gjika nga Tërbaçi. Në një situatë të tillë të papritur për jetë a vdekje për të  dy palët, zjarri i armëve ishte i pashmangshëm. Njësiti partizan, i pozicionuar pas gurëve të përroit, godet pa hezitim drejt nazistëve. Nga ana  e tyre, hitlerianët,  mbas një reagimi të menjëhershëm, ku përdorën më shumë granatat e dorës, u detyruan të tërhiqen nga kishin ardhë. Ky shkëmbim zjarri, ku ngeli i plagosur rëndë në nofull Imer Gjika, i dha shkas njësitit të armatosur të Vranishtit të mobilizohej menjëherë  dhe së bashku me njësitin partizan të vihej në ndjekje të gjermanëve, të cilët  në tërheqje e sipër, u pozicionuan  në brendësi të mureve të një shtëpie të rënuar në dalje të fshatit, në Prasek, në drejtim të Tërbaçit. Asgjesimi kësaj pararoje kërkonte shpejtësi, guxim dhe manovrim. Këto cilësi, njësiti i armatosur i Vranishtit, me në krye Ismail Azemin, që përbënte bërthamën e përhershme të çetës territoriale të fshatit, i mbështetur nga njësiti partizan, i demostroi më së miri. Pa marrë parasyssh rrezikun vetiak,  njësiti u hodh në sulm për shfarosjen e plotë të forcës armike. Duke shfrytëzuar me mjeshtëri çdo rrëzë ledhi e çdo shkurre, pjestarët e njësitit mundën të afroheshin  afër vendit ku ishin mbyllur hitlerjanët duke hedhur mbi ta granata dore. Vetëm një ushtar gjerman shpëtoi, i cili u largua në drejtim të Tërbaçit, për të rënë në kontakt me forcat që kishin destinacion Vranishtin.

Afërsisht në të njëtën kohë me këtë ngjarje, të njëjtin fat patën edhe një  pjesë e forcave të tjera naziste në Sheshin e Mesit, që vinin nga ana e rrugës autombobilistike  Brataj-Kuç, të cilat ranë  nën breshërinë e armëve të partizanëve të batalionit të parë të Brigadës së Pestë dhe forcave partizane të  batalionit të katërt të Brigadës së Parë,  që ishin pozicionuar në kodrat e Lajbardhit. Gjermanët  e ardhur nga Tërbaçi, të informuar për fatin e pararojës nga ushtari që shpëtoi, sa hynë në Vranisht, filluan të flasin me gjuhën e terrorit, mbi këdo që u ndeshën rrugëve të fshatit.  Në këto rrethana, të ngarkuar me rroba në krah e fëmijë për dore, duke çarë borën, masakrohen kunatat Asqerie dhe Trëndafile Hasanaliaj,  Bejushe Bitri me nusen e djalit, Hamidenë dhe nipin Shefit Bitri, Rubie Shyti dhe 14 vjeçarja Sabedi Gjikondi. Në të njëjtën situatë vriten edhe Ilias Tahiri e Yzeir Muço Bajrami dhe plagosen Rukie Limaj e Harzikë Hasanaj.   Po në këtë ditë, si shkak i luftimeve të ashpëra në kodrat mbi fshat midis forcave të batalionit të dytë të Brigadës së Pestë, që komandoheshin nga Sali Ormëni dhe atyre gjermane, mbeti pa jetë edhe Azem Ismaili, plaku patriot i Lamajve, pa mësuar mbi fatin e vajzës së tij Asqerisë dhe as ajo për të jatin.

Nazistët,  diktuar  nga përqëndrimi i forcave partizane në kodrat harkuese të fshatit, nga frika e pësimit të humbjeve të tjera, nuk e thelluan masakrën, ndaj u tërhoqën  në drejtim të Kallaratit, duke çarë rrugën me artileri, por nuk harruan disfatën që pësuan në këtë fshat.

Në periudhën 29 janar deri 5 shkurt dhe nga  6 deri në 14 shkurt nazistët ndërmorën fazën e dytë dhe të tretë të Operacionit të Dimrit, që i koduan: “Harridoh” (Thirrje për të çuar gjahun në shteg) dhe «Und dennoch» (Dhe prapseprapë).

Gjatë javës së parë të shkurtit,   kompania e parë e batalionit të katërt të Brigadës së Pestë zuri pozicione në Vranisht në përroin e Dushkut e Prasek, në pritje të forcave gjermano-balliste, që mund të vinin nga Tërbaçi. Por, meqë gjatë këtyre ditëve armiku nuk u çfaq, komisari i Brigadës, gjysmën e kompanisë e dërgoi  në Barçalla për të dalë në shpinë të armikut, gjysmën tjetër  e la në Vranisht. Ne, partizanët  që mbetëm në Vranisht si qendër kontakti, ku duhesh të grumbulloheshin partizanë apo njësite partizanësh, që nga kushtet e vështira të motit mund të humbnin lidhjet me shokët e tyre, organizuam vrojtim e kontroll të pandërprerë në drejtim të Bratajt, nga ku pritej të vinte armiku, por ai nuk lëvizi nga ajo anë për në Vranisht.

Popullata e fshatit,  qysh me fillimin e Operacionit, për të evituar  reprezaljet gjermano-balliste, ishte strehuar nëpër shpella. Meqenëse armiku nuk po dukesh si dhe të diktuar nga koha tepër e keqe, kur vendi ish mbuluar me borë e akull, ajo më 8 shkurt zbriti nga mali në fshat.

Vranishti ishte bërë e po bëhej varr për forcat naziste dhe një bazë e sigurtë e forcave partizane. Prandaj gjermanët, të ndërsyer për gjak e flakë, duke shfrytëzyuar befasinë dhe kohën tepër të keqe me dëborë e mjegull, më datën 9 shkurt manovruan taktikisht për t’u futur në Vranisht pa u diktuar nga larg dhe nuk nguruan për të lënë gjurmët e barbarisë së tyre.

Ata nisën drejt fshatit, jo  forcat e disllokuara në Brataj, por forca  të Regjimentit 54, që operonte në Kurveleshin e Sipërm. Kjo kolonë, si masakroi në Kuç 26 veta, mbëriti në mesditë  në Vranisht,  ku u nda në dy pjesë. Njëra prej tyre lëviz gjatë bregut të lumit Shushica, e cila me të arritur në Qafë të Qarrit, në shtëpinë Shakohoxhaj, mbërthejnë plakun 80 vjeçar Ismail Shakohoxha  së bashku me të birin Qerimin, një nga aktivistët më të shquar të këshillit nacionalçlirimtar të fshatit si edhe nipin 17 vjeçar Xhevdetin, aktivist të organizatës së rinisë, pasardhës të të famshmit Zenel Çelo, të cilët pasi i bëjnë bashkë  me dy zanatçinj vlonjatë, që shërbenin aty si dhe me  Hyso Shakoxhën dhe Myftar Lulon, që i kishin arrestuar paraprakisht në afërsi të këtij ambjenti, i pushkatojnë disa metra larg, në kufi me fshatin Bolenë. Pjesa tjetër e kolonës  mbërin në lagjen Lënga, rreth 2km nga qendra e fshatit. Këtu ata goditen nga një partizan i Brigadës së Pestë, si pasojë ngeli një ushtar gjerman i plagosur. Nga ky shkëmbim zjarri, Mato Limaj, aktivist i lëvizjes antifashiste, që kishte shtëpinë pranë, merr armën dhe del në oborr. Por fakeqësisht përballet me ushtarët nazistë, të cilët e vranë menjëherë. Ata futen brenda në shtëpi dhe si kapin gjithë banorët që ndodheshin aty, i nxjerrin në oborr dhe  pushkatojnë pranë trupit të Matos, gruan e tij Valide, e cila ishte shtatëzanë, xhaxheshën Emliha dhe vëllain 16 vjeçar Demon.  Në këtë situatë terrori, në shtëpinë e tij rrëmbehet nga shtrati në gjëndje kolapsi, në sy të prindërve,  edhe partizani Sulejman Limaj, djali i vetëm i patriotit të njohur Mersin Karafilit, që ato ditë kishte ardhur nga Vunoi,  mbasi ishte sëmurë rëndë. Nazistët atë e tërheqin  zvarrë dhe e marrin me vehte së bashku me të jatin dhe kushëririn e tyre Abaz Limaj.

Si rezultat i marrjes së informacionit se drejt qendrës së fshatit po vinin forca gjermane, strukturat e luftës vunë në dijeni brenda mundësive popullsinë  që të largohej nga zonat e banuara, me qëllim shmangien e kontaktit me armikun për të evituar çdo rrezik të mundshëm.    Kur mbrijnë në  qendrën e fshatit, duke përfituar nga bora, që po binte pakufizim dhe mjegulla e dendur, nazistët e rrethojnë atë  dhe nisin kontrollin nëpër shtëpira, duke arrestuar këdo që gjetën brenda, burra,  gra, pleq e fëmijë. Një pjesë u largua në kohën e duhur. Ajo pjesë që  nuk pati informacion apo hezitoi si rezultat i propagandës të njerzëve të Ballit Kombëtar se : «Gjermanët nuk kanë punë me popullin, por me partizanët», ra në darën e rrethimit nazist. Në këtë situatë, kush tentoi të bënte rezistencë apo të largohej  për t’i shpëtuar kapjes nga armiku, u pushkatua në vend pa asnjë hezitim. Në këto rrethana u vranë vëllezrit Ahmet e Jonuz  Basho, Dervish Aliko Skëndomemaj, Muço Bajrami, Daut Selmani, Çelo Brahimaj, Nazo Adem Osmani, ndërsa ish luftëtarët e 1920-ës, Rexhep Çino e Dalan Kaçi  i  masakruan duke i hedhur të gjallë në mes të flakës, ku u dogjën bashkë me shtëpitë e tyre.

Edhe dy partizanët e batalionit të katërt të Brigadës së Pestë, Jonuz Bajram Balili nga Tepelena dhe Taqi Joti Naçi nga Semani i Fierit, duke zbritur nga Qafa e Gurrës për të shoqëruar kafshët e batalionit, me të mbritur në mbrëmje Vranisht, futen brenda unazës së rrethimit nazist dhe vriten menjëherë sapo diktohen.

Burrat i mbyllën në xhaminë e fshatit, ndërsa gratë në shtëpinë e Aredine.

Më 10 shkurt, gjermanët mbasi seleksionuan prej burrave të arrestuar disa pleq,  50 të tjerë i shoqëruan për në Brataj. Këtu pushkatuan 30 prej tyre, kurse pjesa tjetër, falë edhe muzgut, shpëtuan në rrethana të ndryshme, disa edhe të plagosur rëndë, si  Ahmet Llanaj, Abaz Limaj, Imer Xhaferi, Xhemil Demo e ndonjë tjetër, që nuk më kujtohet.  Ndër të pushkatuarit kishte aktivistë të lëvizjes, anëtarë të këshillit nacionalçlirimtar, të çetës territoriale të fshatit dhe të rinisë antifashiste si Mersin Zoto, Azbi Ramadani, Sali Xhama, Hamit Lamaj, Zeqir dhe Shaban Llanaj, Sinan Xhama, Razi Shyti, Dervish Caraj; partizanët  në gjendje të rëndë shëndetësore si Sulejman Limaj, Faik Janushaj dhe Faik Shakaj etj.

Për ta finalizuar këtë makabritet, nazistët i vunë flakën pjesës dërrmuese të shtëpive të fshatit, duke mos kursyer as plaçkë e katandi.

Masakra e nazistëve gjermanë ndaj banorëve të Vranishtit nuk qe një rastësi, por një hakmarrje makabre që ata kryen për humbjet që kishin pësuar e po pësonin në këtë fshat, bastion i rezistencës antifashiste, në konfrontimet luftarake mes forcash kundërshtare.

Ashtu si në Borovë edhe në Vranisht, nazistët gjermanë zbatuan ndaj popullsisë civile teorinë e tyre makabre : «Terrori është mjet për sundim e fitore».

Ja  cilët janë konkretisht viktimat e këtij terrori mizor të bishës më gjakatare që ka njohur njerëzimi :

Më 18 dhjetor 1943 rrugëve të Vranishtit :

1)         Asqerie Azem Hasanaliaj

2)         Trëndafile Hasanaliaj

3)         Bejushe Sherif Bitri

4)         Shefit Hysni Bitri

5)         Hamide Çobo Bitri

6)         Iliaz  Lulo Tahiri

7)         Sabedi Haxhi Gjikondi

8)         Yzeir Muço Bajramaj

9)         Rubie Shyti

10)       Azem Ismail Lamaj

Më 9 shkurt 1944 nëpër shtëpi dhe në tentativë për të çarë rrethimin në Vranisht:

1) Ahmet Bilbil Basho

2) Jonuz Bilbil Basho

3) Dalan Kasëm Kaçi

4) Daut Selman Xhaferaj

5) Dervish Aliko Skëndomemaj

6) Demo Sali Limaj

7) Emliha Limaj

8) Mato Sali Limaj

9) Velide Shako Limaj

10) Çelo Muço Brahimaj

11) Hyso Dalan Shakohoxha

12) Ismail Rushit Shakohoxha

13) Qerim Ismail Shakohoxha

14) Xhevdet Qerim Shakohoxha

15) Myftar Lulo Tahiri

16) Muço Bajram Bajramaj

17) Nazo Adem Osmani

18) Rexhep Lulo Çino

19) Jonuz Bajram Balili, partizan i Br. V

20) Taqi Joti Naçi,           partizan i Br.V

21) Zanatçi nga Vlora

22) Zanatçi nga Vlora

 

Më 10 shkurt 1944, pushkatuar në Brataj:

 

1)         Ahmet Ramadan Demo

2)         Ahmet Nuredin Xhebraj

3)         Arshi Sejdi Xhebraj

4)         Arap Rushit Janushaj

5)         Faik Rushit Janushaj

6)         Avdi Ismail Memaj

7)         Azbi Murat Ramadani

8)         Demir Zoto Metaj

9)         Mersin Zoto Metaj

10)       Dervish Qamil Caraj

11)       Dino Bajram Çelaj

12)       Faik Fein Shakaj

13)      Merçan Selam Shakaj

14)      Halim Seit Karroqe

15)      Haris Sadedin Varfi

16)      Hajro Ali Çino

17)      Hamit Azem Lamaj

18)      Imer Bilbil Basho

19)      Mingo Bajram Çeloleska

20)      Nazër Arif Premtaj

21)      Ormën Bazo Begaj

22)      Osman Murat Tartari

23)      Rakip Meto Duka

24)      Razi Nesim Shyti

25)      Sali Ibrahim Xhama

26)      Sinan Ali Xhama

27)      Sulejman Mersin Limaj

28)     Shaban Arif Llanaj

29)     Zeqir Kamber Llanaj

30)     Yzeir Muço Kongjonaj

 

Kjo masakër e nazistëve gjermanë kishte për qëllim të shkëpuste nga lufta dhe demoralizonte nëpërmjet terrorit popullin trim e patriot të Vranishtit, por nuk ia arriti dot qëllimit, se ai  ishte lidhur pa mëdyshje me Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare që udhëhiqte PKSH. Vranishti në këtë luftë u përgjak, por nuk u përgjunj.

Aktualisht, kur disa kritizerë, që kanë marrë përsipër misionin për të rishikuar  sipas këndvështrimit të tyre «historinë e deformuar» të Vranishtit,  fajtorë për masakrën në dhjetor 1943 bëjnë njësitin e fshatit, ndërsa për thellimin e saj  në shkurt 1944, forcat partizane, që nuk reaguan. Ky lloj arsyetimi është mjeran. Në të dy këto raste gjermanët erdhën në Vranisht jo për piknik, por në zbatim të fazave të Operacionit të Dimrit.

Kur shkova vullnetar në vendlindje më 1966, Vranishti kishte një lapidar simbolik, me përmasat e një piramide kufiri para oborrit të shkollës, ku në të shkruhej: ”Lavdi dëshmorëve” dhe asnjë  emër. Gjatë kësaj periudhe, krahas 3(tre) dëshmorëve të Luftës së Vlorës, 5 (pesë) dëshmorëve të pas çlirimit, rënë në përpjekje me bandat diversioniste, ishin edhe 18 (tetëmbëdhjetë) të tjerë që gëzonin stasusin e dëshmorit të periudhës së   Luftës Nacionalçlirimtare, nga të cilët qenë vetëm 4(katër) prej të masakruarve.

Për të përjetësuar kujtimin e gjithësecilit, i inspiruar nga një takim që pata me Hysni Kapon në shtëpinë e tij, në maj 1966, në bashkëveprim me strukturat drejtuese të fshatit, ju përvesha punës, që lapidari i dëshmorëve të lartësohej në qendër të fshatit dhe gjithë emrat e tyre  të gdhendshin në pllaka mermeri. Kjo nisëm, u finalizua në gusht 1968, me rastin e 25 vjetorit të krijimit të çetës partizane “Sali Murati”. Në këto pllaka mermeri, krahas emrave të dëshmorëve, u gdhend edhe kujtimi i  të masakruarve nga nazistët gjermanë në Operacionin e Dimrit 1943-1944. Gjithashtu, me ngritjen e Muzeut Historik të fshatit në vitin 1971, stenda e Rezistencës Antifashiste zuri vend të veçantë. Si pjesë përbërse e saj ishte edhe masakra. Këto janë fakte dhe jo trillime për t’u mbrojtur nga mllefe të shpifarakëve.

Gjatë kohës që jetova mes bashkëfshatarëve vranishtjotë, çështja e vlerësimit të drejtë të masakrës naziste në Vranisht, nuk ka ngelë kurrë jashtë preokupacionit tim, të bashkëluftëtarëve të mi dhe të strukturave drejtuesve të fshatit. Për këtë problem, bashkë me Jonuz Mersinin, në fillim të viteve ’70-të morëm një takim me Hysni Kapon në zyrën e tij,  ku  i parashtruam në mënyrë të detajuar shkaqet dhe pasojat  e masakrës, të cilat ai i dinte po aq mirë sa edhe ne të dy si edhe shqetësimin e mbarë fshatit, se nuk ishte e drejtë, që nga 58 veta të masakruar, të kishin  stasusin e dëshmorit vetëm 4 veta prej tyre. Hysni Kapua e mirëpriti shqetësimin tonë në emër të fshatit, por meqenëse “Udhëzimi për Dëshmorët e Atdheut” kishte kufizimet e veta, na tha se: ”Jo të gjithë të masakruarit mund të bëheshin dëshmorë, por për elementët me aktivitet të spikatur, bëni propozimet përkatëse”. Dhe në fakt ashtu vepruam. Për këtë takim u vunë në dijeni dhe në lëvizje strukturat drejtuese në Vranisht dhe organizata e komitetit të veteranëve të Luftës  Nacionalçlirimtare.

*Sipas kujtimeve të autorit nga libri i tij “Trokitje në kujtesë”

February 21, 2019 15:45
Komento

19 Komente

  1. Dukat Plak February 21, 17:02

    Vranishti u tradhetua nga sllavo-komunistet e Tërbaçit qe urdheroheshin nga Dushan Mugosha e Miladin Popoviçi.

    Reply to this comment
  2. Vranishjoti February 21, 17:56

    Qenke plak i rrjedhur more dukatas. Edhe te ju ku Balli Kombetar pati shtrirje te gjere, levizja antifashiste me djem si Halim Xhelua me shoke nuk u ndikua nga Mugosha e Popovici, por nga shpirti i ndezur patriotik. Ka lene ca kujtime Petro Marko, kur takon rastesisht nga fundi i luftes Maliq Koshenen, komandantin e Ballit Kombetar neDukat. Kur Petrua i zgjat doren, Maliqi i thote: “Nuk ta jap doren o Petro vellai se e kam me mut”. Mos valle ti “plaku nga Dukati” je pasardhes i Maliqit?! Merru me historine e Dukatit, se Vranishti e di vet historine e tij.

    Reply to this comment
    • Mali i Çikës February 22, 17:40

      Bre muzhik vranishiot sovjetik pensionist!
      Halim Xhelua ishte akoma me keq, sepse ishte edhe terrorist veteran i Kominternit sllav edhe agjent i jugosllaveve. Halim Xhelo të Tërbuarin (Tërbaçin) Kominterni sllav e therriti ne Moske dhe e pushkatoi aty me 1937.

      Reply to this comment
      • Vranishjoti February 22, 20:12

        Ti je shpellar Cike se vetem nje idiot si puna jote ngaterron Halim Xhelo Dukatin me Halim Xhelo Terbacin. Sa per dijeni Halim Xhelo Dukati ishte nje nga komunistet dhe partizanet e pare te Dukatit dhe nje kundershtar i vendosur poltik i babait te tij ballist Xhelo Kociut. Pas clirimit u gradua Gjeneral, por per shkak te shpirtit te tij rrebel e kryengrites pati nje fund tragjik. Sidoqofte ai mbetet nje nga antifashistet me te spikatur te Dukatit dhe nje nga komandantet me te shquar te Brigades se Peste. Per sa i takon Halim Xhelo Terbacit, ai eshte nje patriot i madh, publicist i perkryer, komunist idealist dhe Hero i Popullit. Ne Moske u mda nga jeta per arsye shendetesore dhe jo sic shpif ti more qurrash. Meqenese ti vetquhesh “mali i Cikes” po te them se Halim Xhelo Terbaci eshte i paster si bora e Cikes, shkemb i thepisur i saj dhe jo si puna jote kakerdhi dhish e shpateve te ketij mali. Halimi rrugen e cau,/ Mbahu djaleria, mbahu. Keshtu i kendoi Petro Markua Halim Xhelos. Si idiot qe je, po s’pertove kruaju edhe me Petro Markon!!

        Reply to this comment
        • Veterani February 24, 05:43

          HAHAHA Pse e merr per te vertete se Halim Xhelot nuk u ndikuan nga Mugosha e Popoviçi? Pse e si e di ti kete?? Dukesh se me dashje nuk i di te vertetat, sepse as xhaxhi Enver nuk e ka thene kete ne perrallat e kopiles jugosllave me emrin PKSH.
          Halim Xhelo Dukati qe mekatar sepse beri armik babeb e vet per t’u bashkue me serbet e kelyshet e tyre. Halim Xhelo Tërbaçi bashke me shqiptare spiune te sllaveve shkuan ne Moske me 1925 dhe u sterviten si terroriste ne kampet afer Leningadit. Ai u pushkatua nga barbaret sllave bashke me miliona te tjere gjate terrorit te kuq me 1937.

          Reply to this comment
  3. Lisi February 21, 18:10

    Përshëndetje , Vranishti heroik!
    Jam nga një fshat antifashist me emër , por , jo nga Lumi i Vlorës ; e quaj veten se jam vëllai juaj , më ka lidhur puna me shumë vranishtjotë ; më lidh me Vranishtin edhe një kujtim familjar – im atë ka qënë në Çetën e Sali Vranishtit në kohën e Revolucionit të Fan Nolit të 1924-s .
    Lufta Nacional-Çlirimtare , e udhëhequr nga PKSH , është vepër historike e popullit tonë me të cilën do krenohen edhe ata që s’kanë lindur akoma , brezat që do vijnë . Për fatin e keq tonin , Shqipëria sot , ka rënë në duar të banditëve , të horrave , të hajdutëve të rrugaçëve – pa ideal , pa atdhe , pa nder . Akoma dhe më keq , që perballë këtyre horrave , ndodhet një e majtë e degraduar , e çoroditur , frikacake dhe akoma edhe më keq , që në krye të kësaj të majte është sot i degjeneruari politikisht dhe moralisht Edvini , i cili simbolikisht varrosi Luftën, poshtroi fitimtarët dhe ngriti në pjedestal të mundurit me nderimet e paimagjinueshme që i bëri kreut të kolaboracionisteve , beut Mit’hat !
    Por , Lufta jonë Antifashiste është një shkëmb graniti, që do thyejë kokën në të , kushdo që perpiqet t’a thërmojë !

    Reply to this comment
    • Rrapi February 22, 17:32

      Lis vocerrak!
      Po “çlirimtaret” pushtues xhihadiste sllavo-komuniste a kishin te drejte te ishin kollaboracioniste e sherbetore te sllaveve dhe te kryenin krime para dhe pas “çlirimit”?

      Reply to this comment
  4. Gezim Voda February 22, 18:14

    Le t’i leme hamendesimet per gjoja tradheti nga dikush, te emertuar “sllavokomuniste” (qe disave u ka betur ne goje ne keto kohra), dhe le te meremi me te verteten, me mizorite qe bene nazistet gjermane, kudo ku ata gjeten rezistence popullore. Nuk eshte ne nderin tone si shqiptare te baltosim vetveten per inat te asaj partie qe u be faktot deçiziv ne shporrjen e pushtuesve, apo te mohojme sakrificat sublime qe kane bere fshatra dhe zona te veçanta ne ate lufte.Qe Laberia dhe posaçerisht Zona e Lumit te Vlores ka dhene kontribute te dallueshme ne ate perballje, kjo nuk do ndonje mendje te madhe par ta ditur. Sigurisht, qe e gjithe Shqiperia ne nje menyre ose ne nje tjeter dha kontributet e saj ne ate lufte, po te mos na vije keq ne te tjereve (siç jam edhe une), per kete te vertete qe lidhet me Laberine.Vetem fshati Kuç i kesaj zone ka nxjere mbi 600 partizane dhe pwrfaqeshhet me 106 deshmore. 62 te masakruar nga gjermanet i paska fshati Vranisht ne me pak se dy muaj kohe (18 dhjetor 1943-10 shkurt 1944). Thuajse nje Borove e dyte. Apo edhe ata te Boroves u vrane nga tradhetia sllavokomuniste?! Kam lexuar vite me pare nje botim te mikut tim vranishjot Mikado Shakohoxha per masakrat e Vranishtit dhe jam befasuar. Ne listen botohet ne kete shkrim per te vraret vranishjote, gjendeh 4 Shakohoxhw.Po sa te tjere si keta ka Laberia? Nder vite me ka rane rasti te shkoj gati ne gjithe Shqiperine dhe kam pare qe ndonjw rreth qe nuk ka sa gjusmen e te vrareve nw Kuçit, pa le me shume. Kjo nuk eshte trille, por fakt.
    E quaj nje vlere te ndritur jo vetem luften e njerezve te asj ane, por dhe kujtimet e aktoreve qe kane bere ate lufte. Dhe kujtimet e Maman Saliut, kushdo qe eshte kujtuar t’i beje te ditura per opinionin e sotem e sidomos per brezate rinj, besoj se jane te mirepritura sepse nga harresa mund te vije e keqia, jo nga kujtesa. Kohe me pare kam lexuar po ne kete gazete nje shkrim te te respektuarit Elmaz Alija po nga ai fshat,qe tregonte bemat e Kapedan Sali Muratit (Vranihtit), Babait te Mamanit, dhe te bente me krah, te vinte ne mendime se si ata lloj burrash pa u paguar nga dikush, pa patur asnje lloj komoditeti personal e familjar (kur sot edhe ata qe jane ne burgje trajtohen me njerezillek),shkonin e sakrifikonin me jeten e tyre. Ndaj me mire le te krenohemi pak me vlerat tona, se sa te nxjerim mllefe per inat apo per zili te dikujt. Mesazhi im miqesor do te ishte: u lumte Vranishjoteve qe i benne te ditura vlerat e tyre atdhetare.

    Reply to this comment
    • Barmashas February 24, 05:50

      Po, edhe maskra e Boroves ndodhi prej tradhetise se banditeve te sllavo-komunisteve (batalionit Tomorri) te komanduar nga Dushan Mugosha, Miladin Popoviçi dhe oficeret britanike. Sipas planit, banditet qelluan fillimin e kolones disa fisheke nga mbrapa ferrave, plagosen dy ushtare, ia mbathen nga syte kembet, dhe ushtaret e fundit te kollones per hakmarrje dhe thyerje te beses masakruan fshataret e pafajshem. Ajo kollone gjermane vinte nga Kosturi e po shkonte ne Çamëri.

      Reply to this comment
  5. Kola February 22, 21:29

    Nderim viktimave, deshmoreve, partizaneve dhe gjithe banireve te Vranishtit, Bratajt, Dukatit, Kucit, gjithe treves se Laberise, Vlore e me gjere. MIRENJOHJE HEROIT MAMAN SALIU, I PA HARRUAR Sali Vranishti, e perjetshme vepra atdhetare e tij.

    Reply to this comment
  6. Kola February 22, 21:29

    Nderim viktimave, deshmoreve, partizaneve dhe gjithe banireve te Vranishtit, Bratajt, Dukatit, Kucit, gjithe treves se Laberise, Vlore e me gjere. MIRENJOHJE HEROIT MAMAN SALIU, I PA HARRUAR Sali Vranishti, e perjetshme vepra atdhetare e tij.

    Reply to this comment
  7. dori February 22, 22:14

    kush eshtre shkaku? .para se te shkosh ne Vranisht jane shume fshatra te tjera perpara.Pse pikwerisht aty? .Pse nuk thoni qe kuqot qe bridhnin si cuba vrane duke ngrene buke 2 ushtatre gjermane prapa kraheve jo ne formacion luftimi.Kjo eshte e verteta…

    Reply to this comment
  8. dori February 22, 22:17

    kush eshte shkaku? .para se te shkosh ne Vranisht jane shume fshatra te tjera perpara.Pse pikerisht aty? .Pse nuk thoni qe kuqot qe bridhnin si cuba vrane duke ngrene buke 2 ushtatre gjermane prapa kraheve jo ne formacion luftimi.Kjo eshte e verteta…

    Reply to this comment
  9. Epiriot me Shpirt e me Zemer February 23, 00:08

    qysh e gjeten nazistet Vranishtin me google maps apo navigator ?Apo me qen balliste tradhetare te poshter?

    Reply to this comment
  10. I. Storiani February 23, 06:05

    E ka lexuar ky i pari i qeverise kete liber, apo jo?
    Faljani nje kopje, de, se mund te mos kete leke mjaftueshem ta bleje.

    Reply to this comment
  11. Gezim Voda February 24, 15:53

    O i dashur barmashas! Me qe ditke shumw pwr Mugoshen dhe Popoviçin, te cilet na paskan qene dhe komandante te Batalinit Tomori (keshtu po thuaj ti) dhe paskan provokuar gjermanet pwmes “banditeve…!?, atehere, çojua nje tufe me lule ne mos atyre te dyve, çoji tek nje varreze per te vraret gjermane tek Parku i Tiranes, pak mbi godinen e Universitetit. Eshte bela kur te mbetet ora “10-tw” dhe e pa levizur nder dekada. D.m.th, sipas teje partizanet dhe populli qe i mbeshteti per t’u mbrojtur nga pushuesi nazist, qenkej “Bandit”, ndersa ata qe erdhen nga Kosturi (sikurse thuaj ti),paskan qene viktime, se u qelluan nga pas. Po zotrote qe flet me pseudonim, a nuk ngjan ca si ata qe u qelluan nga pas? Pastaj, keta gjermanet, erdhen si pushtues apo si çlirimtare ne Shqiperi? Nese i pranon si pushtues, te pa ftuar nga dikush, si i behej ne kete rast, t’i merej leje gjermanit se si mund zbazeshin dyfeket ndaj tij?! Meqe ” banditwt” (parizanet) paskan plagosur vetem dy gjermane, a u jepte kjo te drejten atyre te ktheheshin pas dhe te masakronin mbi 100 tw pafajshwm nw Borove? Neise,kjo eshte puna jote. Por, behu pak me shqiptar o zoti “barmashas”, behu pak me i arsyeshem dhe foli opinionit me emrin tend, qe te ta dine”per mire”…

    Reply to this comment
  12. Eri February 25, 01:23

    Nje pyetje …pse thone evgjit Vranishti???

    Reply to this comment
    • Vranishjoti February 25, 21:24

      Per ty Ero qe te ka marre koke ere. Une nuk e di nga je ti dhe cfare rrace je. Por per nje gje jam i sigurte. Evgjtllekun e ke ne gen. Sa per Vranishtin meso ca te verteta. Eshte nje nga fshatrat me piktoresk te Lumit te Vlores. I mbeshtetur ne vargmalet e Cikes dhe i pershkuar nga lumi i kristalte Shushica. Fshat qe ka pas kala dhe mbi krye i rri Guri me Qiell, nje nga vlerat me te famshme te arkeologjise kombetare. Ne kete fshat ka gjemuar historia ne cdo kohe. Ka 62 deshmore krahas rreth 100 te tjereve rene ne luftra per liri e pavaresi kombetare. Nga gjiri i tij kane dale luftetare te shquar popullore, Heronj Populli, Nderi i Kombit, Shkenctar te kalibrit europjan si Teki Tartari, Mjeshtra te Medhenj, Artiste brilante si Anita Bitri, Arap Celoleska e Hetem Shkurti, Profesore dhe Doktore Shkencash, intelektuale te fushave te ndryshne, Ambasadore, ushtarake madhore, duararte si Selman Pazo, qe ben gurin te kendoje, bujq e blegtore te palodhur, amvisa te perkryera, rapsode e poete potente e mbi te gjitha nje vater e zjarrte per liri e pavaresi. Si kudo edhe ne pyllin e gjelber te ketij fshati , nuk kane munguar e nuk mungojne “derrat”. Po keta kane qene dhe jane me kokrra. Vranishti ka qene dhe do mbetet nje nga fshatrat e Laberise me krenari te ligjshme. Dhe kete krenari nuk jane kane dhuruar evgjitrit, por ja kane dhene bijte e tij. Evgjitrit si puna jote o Eush karabushi nuk e bej e dot pis krenarine dhe lavdine e ketij fshati.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*