Vrasësi i ish-agjentit spiun, shumë më afër nga ç’mendohej

March 18, 2018 22:02

Vrasësi i ish-agjentit spiun, shumë më afër nga ç’mendohej

Mediat britanike dyshojnë se vajza e ish-agjentit rus Sergei Skripal ishte në një marrëdhënie dashurie me një agjent të shërbimeve sekrete ruse, i cili mund ta ketë helmuar.

33-vjeçarja Julia Skripal shoqërohej prej kohësh me një djalë, me të cilin ka pasur një marrëdhënie tepër të vështirë, shkruan e përditshmja britanike ‘The Sun’.

Informacionet për të janë të pakta, pasi – siç shkruan ‘The Sun’ – ajo ishte vajzë e turpshme dhe nuk fliste shumë për lidhjen e saj në rrethet shoqërore.

Sipas shtypit rus, i dashuri i Julias ishte i biri i një zyrtareje të lartë të shërbimeve ruse të zbulimit. Ajo ishte kundër marrëdhënies që i biri kishte me vajzën e Sergei Skripalit, sepse këtë të fundit e konsideronte “tradhëtar të atdheut”.

Dyshimet janë që nëna e të dashurit të vajzës së Skripal mund të ketë siguruar helmin Noviçok.

Por duke mohuar përfshirjen e Rusisë për këtë rast, në një intervistë për BBC ambasadori rus në Bashkimin Europian, Vladimir Çizhov ngriti spekulime se helmi prodhohet edhe në një laborator në Britaninë e Madhe.

Sipas tij laboratori ndodhet vetëm 12 kilometra larg Salisbury-t, qytetit ku u helmua më 4 mars Sergei Skripal dhe e bija Julia.

Sakaq, këta të fundit vazhdojnë të gjenden në situatë kritike për jetën.

s.a/dita

March 18, 2018 22:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*