Vrasësi i vëllait tim

September 29, 2017 11:29

Vrasësi i vëllait tim

 

Erion Habilaj – DITA

Ish-truproja i Sali Berishës zbulon një dënim në Greqi për vrasjen e hasmit që i ka vrarë vëllanë. Në këtë bisedë në DITA, Izet Haxhia sqaron të gjithë ngjarjen dhe e cilëson si orkestrim të Sali Berishës dhe shtetit shqiptar. Ai tregon rrethanat se si u vra vëllai i tij 26-vjeçar në vitin 1997, cili është autori dhe pse është dënuar në Greqi. Ai zbulon pse Sali Berisha e cilëson si vrasës, ndërsa ky nuk dinte asnjë dënim për vrasje. Inskenimi i një ngjarje që jo vetëm ekzekutoi vëllain e Izetit, por vrau dhe vrasësin duke krijuar një rreth vicioz. I pyetur se si do të reagonte nëse do të përballej me vrasësin e vëllait, Izeti jep një shpjegim befasues.

Izet, dy ditë më parë publikuat në Facebook një informacion se jeni dënuar në Greqi për vrasje në vitin 1998. Si ka mundësi që nuk jeni vënë në dijeni më parë?

Po “surprizat” në jetën time nuk kanë të mbaruar falë politikës së “pastër” që kemi. Nuk ju paska mjaftuar dënimi i padrejtë që mora në lidhje me “vrasjen e shekullit”, por aktivizuan padronët dhe miqtë e tyre në Athinë për të më dhënë një dënim akoma më të rëndë seç ma kanë dhënë në Tiranë dhe kësaj radhe si vrasës i drejtpërdrejtë.

Por “habia” është se këta plehra politikanë të dy palëve e kanë fshehur këtë dënim dhe ruajtur për ta aktivizuar kur t’u nevojitet. Këtu qëndron edhe pabesia dhe djallëzia e tyre e pashoqe.

Me Greqinë qeveria dhe policia shqiptare ka pasur marrëdhënie të shkëlqyera që me ardhjen e Fatos Nanos, aq të ngushta sa i dhanë për grua agjenten e shërbimit sekret grek EYPI, Xhoanën dhe vazhduan edhe me qeverisjen Berisha, sa ky “antigreku” i tërbuar i 1994 u shiti me qindra km det atyre kur ishte kryeministër.

Ju thoni se pak ditë keni pyetur një mikun tuaj në Greqi nëse jeni në kërkim në Greqi, dhe ai ju ka njoftuar se në vitin 2001 jeni dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje në vitin 1998. Çfarë ju shtyu që të interesoheni për një gjë të tillë, kur nga ana tjetër deklaroni se s’keni bërë asnjë krim?

Unë jetoj prej 19 vitesh në Turqi, pesë vite nga këto i kam kaluar në burg, pjesa tjetër në vështirësi të mëdha të gjithëfarlloji, tash 16 vite jetoj larg fëmijëve, pa asnjë status apo leje qëndrimi këtu, pa asnjë dokument identifikimi dhe i ndaluar me vendim gjykate të largohem nga Turqia dhe qyteti ku jetoj tani. Pra me një fjalë jetoj si një i mbajtur peng këtu.

Për këtë arsye jam munduar disa herë të gjej rrugë për t’u larguar nga ky vend dhe shkuar në ndonjë vend të Europës perëndimore ku mund të merrja strehim politik (si gjithë njerëzit e mi në sajë të emrit tim) dhe pastaj të tërhiqja edhe fëmijët e të jetonim së bashku. Por rruga më e lehtë e mundshme për të kaluar në vendet e BE ishte Greqia.

Por me Greqinë kishte një problem sepse vëllai im (Isamedini) pasi u lirua nga burgu në vitin 2003 kishte tentuar të largohej në Europë nëpërmjet Greqisë bashkë me familjen e tij. Aty ishte arrestuar dhe mbajtur rreth dy javë në paraburgim. Gjatë gjithë këtyre ditëve që është mbajtur në burgjet greke është pyetur nga oficerë të lartë të policisë greke për mua dhe vendndodhjen time, por pa dhënë sqarime se përse. Si përfundim pasi kanë marrë përgjigje negative nga vëllai e kanë liruar dhe ia kanë ndaluar të hyjë përgjithmonë në Greqi.

Arsyeja tjetër është se unë kam marrë vesh nëpërmjet të njohurve të mi se pasi është vrarë vrasësi i vëllait tim, gruaja e tij ka deklaruar në mediat greke se vrasësi i burrit të saj qenka Izet Haxhiaj. Pra këto dy arsye më kanë shtyrë të pyes jo një mik, por disa, që të mësoj se a kam probleme me drejtësinë apo policinë në Greqi. Vetëm njëri arriti të mësojë këtë “surprizën” e dënimit me burg të përjetshëm për një vrasje që kur ka ndodhur unë kam qenë me mijëra km larg Athinës, në Tropojë.

A keni pasur njohje me Riza Kurbneshin?

Unë dhe familja ime këtë emër që më pyesni e kam dëgjuar më 14 qershor 1997 ditën që është vrarë vëllai im në ILB në Kamëz. As nuk e kam njohur më parë, as më pas. As nuk ia kam parë fytyrën në të gjallë apo foto.

Kuptohet jam interesuar shumë për ta parë e njohur, por nuk kam patur fatin ta shoh. Do të kishte qenë një nder për mua që ta “takoja” para se ta “takonin” të tjerë dhe ta pyesja: përse e vrau vëllain tim? Nga kush u nxit dhe pagua për këtë vrasje? Çfarë faji kishte vëllai im 26-vjeçar që e vratë prapa shpine?

Nuk e takova dot t’ia bëja këto pyetje sepse si duket ata që e porositën, paguan të vriste vëllain tim, pastaj pas vrasjes e liruan nga rajoni i policisë në Kamëz, që e morën dhe strehuan në bazën e SHIK-ut sipër rrugës së Kavajës, pastaj e transportuan në Sukth të Durrësit, dhe pasi i nxorën pasaportën me emrin Paskal dhe vizë greke e postuan në Greqi si duket për të mbyllur gojën e tij e vranë sipas stilit mafioz që dinë vetëm ata.

Do thuash ku i bazon gjithë këto që thua: po të sqaroj ju dhe opinionin se vrasësi i vëllait tim ka patur lidhje të shumëfishta me SHIK-un e Gazidedes, por lidhja kryesore është se kunati i tij (vëllai i gruas) Mark Rajda me origjinë nga Lura e Dibrës, ka qenë një oficer i lartë në SHIK-un e Gazidedes në drejtorinë operacioneve të fshehta të SHIK-ut dhe grupin e afërt të Xhahit Xhaferit. Dua të shtoj se vrasja e vëllait tim ndodhi vetëm një javë pasi unë degjenerova në Presidencë Xhahit Xhaferin dhe çarmatosa grupin e tij të vrasësve.

A keni shkelur në Greqi ndonjëherë?

Në Greqi kam shkelur për herë të parë në tetor 1992 dhe hera e fundit ka qenë në janar të 1997 ku kam qëndruar vetëm disa orë në Janinë. Kjo ka qenë hera e fundit që kam shkelur në Greqi. Në mes këtyre intervaleve mund të kem qenë mbi gjashtë herë në Greqi.

Dhe kur kaloja doganën greke apo kur kthehesha (gjithmonë nga pika e kalimit në Kakavijë) policët grekë më kalonin pa radhë sepse thoshin erdhi deputeti.

Vonë e kuptova se me ngatërronin me Ridvan Peshkëpinë që ishte frekuentues i rregullt i Greqisë nga Kakavija. Gjithmonë sa kaloja në tokën greke e ndjeja se isha i survejuar nga shërbimet sekrete greke apo ato të policisë. Pra çdo kalim i imi është i regjistruar në doganën greke të Kakavijës.

Akuzoni se gjithçka është orkestruar nga shteti shqiptar, duke fajësuar edhe indirekt Sali Berishën dhe bashkëpunëtorë të tij për tentativë nxitje hakmarrje. Cilat fakte ju shtyjnë të mendoni një skenar të tillë?

Kur e mësova këtë lajm, unë u binda plotësisht në dyshimet që kisha për përfshirjen dhe dijeninë e Berishës dhe SHIK-ut të tij në vrasjen e vëllait tim dhe më vonë në eliminimin e autorit. Pse do thuash? E para, autori pas vrasjes u kap nga policia e Kamzës, por u mbajt e fshehtë dhe u lirua nga SHIK-u.

E dyta, vëllai im nuk kishte shkelur kurrë më parë në lokalin e vrasësit dhe u çua atje nga vëllai i një eksponenti të SHIK-ut, një tropojan, i cili ndryshoi disa herë përshkrimin e vrasjes së vëllait dhe arsyen me pretekstin se jam i tronditur nga ana psikologjike dhe kur shkuam ta pyesnim pas disa ditësh që u “qetësua”, ishte zhdukur pa lënë gjurmë për vite të tëra.

Konflikti im me grupin operacional të SHIK-ut dhe me Xhahit Xhaferin i cili në zyrën e Berishës qante duke dhënë dorëheqjen e duke i thënë atij “o unë o Izeti”. Pas vrasjes se vëllait, autori është strehuar në bazën e SHIK-ut dhe i është thënë që duhet të vrasësh edhe Izetin sepse meqë ke vrarë vëllain e tij, ai nuk ta fal. I ndihmuar nga njerëzit e SHIK-ut ky vrasës ka ruajtur dy javë për të më vrarë, por nuk ka mundur dhe pastaj është strehuar në Sukth tek shtëpia e një oficeri të SHIK-ut derisa janë bërë gati po nga SHIK-u pasaporta dhe viza greke.

Është strehuar po nga njerëzit e SHIK-ut fillimisht në ishullin e Kretës pastaj në Athinë. Bazat ku strehohej i kanë ditur vetëm njerëzit e SHIK-ut, unë as e kam njohur as parë fytyrën e tij as edhe në foto. Të gjitha këto fakte, plus pafuqia e Berishës për të më komanduar mua apo urdhëruar pas prishjes me të për moszbatimin e urdhrit për bombardimin e Ambasadës Amerikane, pamundësia për të më eliminuar mua direkt, është vënë në zbatim skenari i eliminimit të vëllait tim.

Gjithashtu përpjekja e të dërguarve të tij për të më futur të godas persona që sipas tyre mund të ishin urdhëruesit e kësaj vrasje. Dhe tjetra më e rëndësishme, heshtja për eliminimin e vrasësit të vëllait tim edhe pse gruaja e vrasësit që mund të jetë edhe nxjerrësja në pritë e tij, më ka akuzuar po me porosi, mua si vrasësin e burrit të saj, pa më parë në jetën e vet.

Desha të shtoj edhe këtë që tani e kam të qartë se pse e thoshte vazhdimisht Berisha kur më akuzonte se ai është vrasës, fjalët e një vrasësi e epitete të tjera me vrasës. Unë edhe pse isha dënuar për bashkëpunim në vrasjen e Hajdarit nuk isha cilësuar vrasës direkt, ai dihet, por Berisha me djallëzinë e tij epike me cilësonte vrasës duke ditur këtë dënim timin në Greqi. Fshehja e këtij dënimi nga ana e gjithë qeverive shqiptare dhe Interpol Tiranës, tregon se sa të gatshëm dhe vendosur që është politika shqiptare për të larë hesapet me mua dhe bashkëpunimin e tyre kriminal mes vetit.

Ju keni thënë se ditën që ka ndodhur vrasja e vëllait tuaj në vitin ‘97, ju ka ardhur i biri i Berishës dhe ju ka thënë disa variante. Cilat janë ato?

Vrasja e vëllait tim ka ndodhur me 14 qershor 1997. Pasi mora lajmin e vrasjes edhe atë ma dhanë “çuditërisht” me dy orë vonesë, shkova në vendngjarje. Pyeta a njihet autori, më afrohet një djalë i ri e më thotë emrin. U lehtësova pak pasi vrasja kishte autor. Në të njëjtën kohë një tjetër person më thotë se gruaja dhe fëmijët e autorit janë këtu afër në godinën ku jetonin. Një nga njerëzit që kisha afër më thotë që të shkojmë t’i vrasim e hakmerremi.

Ja ktheva me zemërim se unë dhe burrat e familjes time nuk merren me gra e fëmijë, as nuk hakmerren ndaj tyre. U ktheva tek shtëpia ku jetoja përballë Shkollës së Kuqe, ku pas rreth një ore vjen Shkëlzen Berisha. Pas ngushëllimit më thotë që babai mendon e dyshon se në këtë vrasje mund të ketë dorë Nikollë Lesi dhe disa krerë të Partisë Socialiste si Fatmir Kumbaro etj.

Në fakt një natë më parë kisha patur një incident me një makinë që e përdornin një grup kriminal në Tiranë që mbronte Nikollë Lesin, ky incident me armë automatike dhe bomba dore përfundoi me rrethimin e shtëpisë se zyrave të gazetës “Koha Jonë” nga garda dhe SHIK-u i kudogjendur.

Unë kur pashë që makina që ndoqëm ndaloi tek shtëpia e Lesit me të cilin isha pajtuar pas incidentit të Rognerit, u tërhoqa. Është e “çuditshme” se të nesërmen e këtij incidenti ndodhi vrasja e vëllait tim dhe u hodh si alibi nga ana e Berishës me të birin përzierja e Nikollë Lesit dhe Fatmir Kumbaros. Një fakt tjetër i “çuditshëm” është se m’u kërkua nga ana e Azem Hajdarit që unë dhe dy vëllezërit e tjerë ta shoqëronim në vizitën e tij në Tropojë po atë ditë.

Unë i thashë Azemit që nuk mund të vij dot pasi kisha një punë në Gjykatën e Tiranës për të dhënë pafajësinë një person nga Fieri që akuzohej për vrasje dhe ishte në listën e 126 personave të inkriminuar që do ndihmonin PD në fushatën elektorale. Pra kur i bashkon të gjitha këto del qartë që ka patur një skenar të përgatitur mirë për vrasjen e vëllait tim.

Përse do të duhej të ndërhynte në këtë çështje Shkëlzen Berisha, kur ju ishit truproja i Berishës?

Në lidhje me këtë pyetje duhet pyetur babë e bir të cilët me quajnë vrasës sa herë më sulmojnë. N.q.s drejtësia nuk i pyet, atëherë hyn në veprim kanuni sepse unë duhet ta meritoj këtë epitetin e vrasësit dhe dënimet e pamerituara që më janë dhënë në Shqipëri e Greqi me porosi e bashkëpunim të Berishës dhe “armikut” të tij Nano që pat deklaruar në një rreth të ngushtë miqsh se unë do hakmerrem ndaj Izet Haxhiajt sepse me njerëzit e tij me detyroi të braktis kryeministrinë më 13 e 14 shtator që solli si pasojë dorëheqjen nga kryeministri. Pas atyre viteve burg.

Ju thoni se nuk keni qenë në Greqi atë ditë që ka ndodhur ngjarja. Po ku keni qenë?

Në atë kohë që është bërë kjo vrasje në Greqi unë kam qenë në Tropojë dhe isha në kërkim nga shteti shqiptar për 14 shtatorin, kishte një urdhër për të gjitha forcat e rendit që të qëllohesha pa paralajmërim kudo që të shihesha, nuk kisha asnjë mundësi dhe nuk e merrte asnjeri përsipër të më çonte deri në Tiranë për të parë fëmijën tim të porsalindur e jo më të shkoja deri në Athinë rreth 2 mijë km larg.

Absurditeti tjetër është se në ato ditë që ka ndodhur kjo vrasje në Athinë është grabitur edhe banka e Tropojës dhe në Ministrinë e Brendshme jam akuzuar unë për grabitjen e saj.

A do e vrisnit hasmin që vrau vëllain tuaj?

Dua të them se do të doja të më binte ky nder sepse aty ku nuk funksionon shteti funksionon kanuni dhe gjakun e vëllait nuk do ta falja kurrë, por edhe pse kam pasur mundësi të hakmerrem ndaj vëllezërve të vrasësit, me porosi të prerë të babait tim të ndjerë që të mos preket asnjë tjetër përveç autorit nuk jemi hakmarrë ndaj askujt.

 

 

 

September 29, 2017 11:29
Komento

23 Komente

  1. H September 29, 11:26

    Në të gjitha fotot e artikullit dalin malokë bastardë e kriminelë mafjozë turpi jo vetëm i kombit por që bën të vjellë gjithë ballkanin. Turp per gazetën që bëhet megafon për maskarejtë.

    Reply to this comment
    • populli radhe September 29, 22:42

      Pirdh ne te o izet! Ke te vrasesh me para, ne shqiperine qe krijuat ju me president berishen e viteve 90 u bene te gjithe te cmendur e per plumb.

      Po varja kesaj pune… per ke te te vij keq me pare per ata qe vallezuan se u desh bytha apo per ata qe ngelen maleve te greqise e detit drejt italise apo per te tjere qe u grine e sakatuan me njeri tjetrin neper arat e greqise ku punonin e robetoeshin diten e nuk dinin ku te futeshi naten se dergobeshin ne kuti ne atdhe nga bashkombasit e tyre per tu mare ato pes leke qe kishin shkuar per te fituar dhe shteti supershkerdhate i presidentit qe ti ruaje nuk e cau trapin ne asnje lojj forme apo menyre.

      Mbi 5 – 6 mij vete u vrane nga tranzicioni ne shqiperine 3 miljoneshe… ngrehine e madhe e vdekjes…. pjesa me e madhe rendon mbi shpatullat e berishes dhe kjo dihet e nuk diskutohet por ama pjesa tjeter rendon mbi ju te tjeret qe iu gjendet berishes prane dhe perballe gjat gjithe atyre viteve eshte shume e madhe per tu lene te flini te qete edhe pse mund te mos keni shkrepur arme direkt mbi viktima.

      Behet fjale per 5000 veta ne 3 miljone popullsi ne nje vend ku familja mesatare kishte 7 vete nen cati. Eshte turturuar nga skamja dhe vdekja nje popull i tere per bythen e nje psikopati te vicidolit por ai vetem nuk mund ta bente gjithe kete hata… e bete bashke ca nga mbrapa e ca perballe tije ca nga djathtas e ca majtas…. e bete bashke…. duke marre pjese ose duke mbyllur syte e veshet e bete bashke jo sepee ishit qorra e shurdhe nga syte e veshet por sepse ishit qorra e shurdhe nga shpirti qe nuk do u gjeje paqe mbi dhe…

      Reply to this comment
  2. ETHEM September 29, 11:48

    CUDIRAT E SALIUT NUK KANE TE MBSRUAR.IZETI ESHTE NYJA GORDIANE E GJITHÇKAJE QE KA NDODHUR NE VITET E SUNDIMIT BERISHIST.AI DI SHUME.POR NE NUK KEMI DREJTESI.SE SALIU I KA KAPUR ATA.NDAJ AI RRI NE POLITIKE SE KA FRIK..MBROHET PREJ IMUNITETIT TE DEPUTETIT..! NENAT SHAMUZEZA TE 4000 TE VRAREVE NE KATRAUREN SHQIPETARE SALISTE PRESIN DREJTESIN QE AKOMA PO E PENGON HORDHIA E SB..LB..IM E KO.

    Reply to this comment
  3. 007 Agjent i UDB CIA,SIM,KGB September 29, 12:51

    O MILET!
    Pse nuk ndihen gazetarucet e anal istet e partise fashisto-zogiste te Salise per ytere vrasjet pa ’emerì’ e vellavrasje 27 vjet nga zagaret Fev Zinju,Patoze,Mesila ish mikesha te olldasheve Mero lamceve e koqedasheve e deri tek nje mulla omar me emerin , Besnik Mustafa ne sherbim te kalifit Sali omar gedaf …
    Akuzat nuk i bejne kAmunistat por kreu i BODEgardeve te partise e SALISE ..Izet Haxhija????????????????

    Reply to this comment
  4. GIOTINA September 29, 13:07

    KE HARRUAR 007,QENIN APO ZAGARIN LESI BALLIU ,ZHEJI,PEKA E KOMPANI QE I USHQEN XEN SY PESHKAQENI OSE KALORESI I ZI

    Reply to this comment
  5. çoban i Lire . September 29, 13:09

    Ty te vrane Vellane ,
    e ne nga 90
    na vrane nenen e
    babane .

    Ty te vrane Vellane
    Saliu me shiti
    Shtepine e
    Vatane .

    Ty te vrane Vellane
    Tokat e mia vane ,
    Privatizim i thane
    Toke e xanun jane .

    Ty te vrane vellane ?
    Demokratike jane ,
    e per Demokraci
    si Hajdar rane .[ rame ]

    Kush fitoje e kush humbi ?
    Ti humbe vellane ,
    familjen , dhe Vatane
    a e kupton perse Luftove ?
    per shkelzenin dhe arminen
    ku Fazlliç eshte krushk i pare ,
    shqipetaret sherbetor
    Le ta mbajne me dore ,

    Tash o Izet , historia ka mbaruar ,
    Te mbarosh Universitet ,
    Nuk te dhenka mencuri , drite e miresi ,
    po per Popullin ç’fare te mire bere Ti ?

    Reply to this comment
  6. Arben Ma September 29, 13:25

    Te keqen e Korleones se demokracise .
    Por se me Korleonen rregullat diheshin , dhe mjaftonte ti respektoje , te shpetoje jeten ,
    Ne shteti sicilian te Sali Berishes ,
    Vdes , pa kuptuar perse .
    Te shtyp makina ,
    Vritesh per Gardhin ,
    Te rrembejne Motren , qe ta Punesojne tek semafori .
    Burrat jane te lire te behen Gra
    e Grate Burra .
    Kerkon pune , e pune nuk ka ,
    edhe nese Pune Ka , Leka S’ka .
    Problem eshte edhe shendetesia ,
    Leka te kerkon ,
    nuk e di se kush Kushton me shume ?
    Te sherohem , apo te rri i semure ?

    Reply to this comment
  7. spartakios September 29, 19:13

    po tur grurin e mirin e xhikes ca ke per te then? apo nuk tregohen atentatoret

    Reply to this comment
  8. atedhetari September 29, 21:17

    ti ore IZET e ke paguar si shume shqiptare nga regjimi i BERSHES dhe me vjen keq por siqerisht doja te them se ju TROPOJANET I vute flaken shqiperis i vut flaken njeri tjetrit ne i kemi te gjitha keto te keqia nga ju dhe ju ikeni nga njeri tjetri

    Reply to this comment
  9. Sirius September 29, 21:32

    Izat Haxhia, gerneta e rilindjes dhe nje vrases ne kerkim nderkombetar. Me keta eshte katandisur Edi Rama qe te bej politike.

    Reply to this comment
    • neseba September 30, 05:41

      Ti qenke një trap, o Sirius, po ç’lidhje ka ai me rilindjen, ai është i juaji se juve ju ka shërbyer o njerëz të urryer!

      Reply to this comment
  10. Tajari September 29, 22:31

    Izet !!!!!!!!!!
    Ti nuk je asgje me shume se sa pjese e mutit shqipetar te gatuar nga anarshia Berishiane.
    mos u mundo te tregohesh I mire,mund te jesh I penduar por jo i paster.

    Reply to this comment
  11. Merqez Katunari September 30, 02:58

    Perralla me mret o izet!
    Ti ke qene bythe e breke me saliun dhe I di shume mire ngjarjet dhe kush I ka bere. Berisha me ty dhe shoket e tu sundonte jo me alienet e padukshem. Si shpjegohet qe ju si vllezer u katandiset ca ne burg e ca ne varr dhe saliut nuk i hyri gjemb ne kembe? Me ke i kryente krimet ai?

    Reply to this comment
  12. neseba September 30, 05:42

    Ti qenke një trap, o Sirius, po ç’lidhje ka ai me rilindjen, ai është i juaji se juve ju ka shërbyer o njerëz të urryer!

    Reply to this comment
  13. Nik September 30, 11:56

    Izeti duhet kuptuar drejt. Ai eshte tani ne fazen e nje refleksioni shume te madh. Te rrish larg familjes, gruas, femijes, njerezve te tu, atdheut, etj eshte nje tragjedi shume e madhe qe e shtyp Izetin perdite, dhe qe duhet nje force e madhe karakteri per ta perballuar. Por si njeri publik, ( ai nuk ka qene vetem kryetar i grupit te sigurimit fizik te Berishes ) si nje nga njerezit me pozite ne Partine Demokratike, parti e cila ishte ne duar te te forteve dhe qe nese nuk beje ashtu si thoshte Berisha, te priste druri dhe perjashtimi, por edhe kercenimi per te te marre jeten. Ne nje pjese te madhe te te gjitha zhvillimeve dhe krimeve e keqtrajtimeve, ngaterresave mes tropojaneve, negociator me ta, perdorues dhe perkthyes i gjuhes se te forteve te tjere, ne te gjitha qytetet e Shqiperise, perdorues i tyre dhe nxites e urdherues i tyre per ngjarje politike ne pergjithesi, ku eshte perdorur dhuna dhe vjedhur zgjedhjet, ku jane vjedhur asete e shperndare politikisht, para dhe prona, ku jane perfituar ndermrrje shteterore dhe jane kthyer ne prone private, etj, eshte Izeti…ne emer te “ATIJ”…me ka cue Ai…
    Izeti ka folur dhe ka zbardhur nje pjese te madhe te veprimtarise se Berishes, te jetuar edhe nga vete ai, si deshmitar okular…ai duhet te vazhdoje ti zbardhi sepse keshtu ndihmon ne permiresimin dhe pastrimin e tij personal, ndihmon ne permiresimin e shoqerise shqipetare, ndihmon ne zbardhjen e shume ngjarjeve qe kane qene enigme etj. Izeti po ja ben gjyqin vetes, dhe denimin per te gjitha keto e ka marre duke qendruar ne nje “burg”, ne nje qytet te larget te Turqise…

    Reply to this comment
  14. ATEISTI September 30, 19:34

    o izet po pate koqe dhe po te pate ngelur pak shqiptarizem…kthehu ne shqiperi dhe zbraze thesin…DOSJET E KOMUNIZMIT JANE HICGJE PARA KRIMEVE TE MALOKEVE TE TROPOJES…hajde kthehu merr parsiper barren e historise po pate koqe…perndryshe boll lehe…ti leh e saliu dhe shpura e tij tropojane..pasurohet e ben krime ..efekti kolateral i te cileve do ndihet dhe 50 vitet e ardhshme…

    Reply to this comment
  15. Sirius September 30, 23:44

    RIlindja po e perdor ne faqet e Mero Bazes te cilat behen edhe Copy paste nga Dita, per te na treguar se fajin e ka Saliu, packa se ka 5 vjet qe po qeveris Ed droga. Gjeni dhe ndonje kriminel nga LSI-a, qe te merreni dhe nja 4 vjet me fajin e ka Meta.

    Reply to this comment
  16. Sirius October 1, 00:49

    Ky po eshte i pafajshem, si thote, nuk ka perse fshihet ne Turqi. Te perballet me akuzat po ka alibi si pretendon dhe hiqet nga lista e Inerpolit. Pastaj perse priti kaq vite qe te na rrefej per krimet? Apo se e ka mare ne patronazh Rama per te shpifur te Tema e Mero Bazes, duke e perdorur politikisht si limon te shtrydhur, sepse duhet mbajtur gjalle gogoli Berisha, qe ai popull matuf mos te meret me krimet e Rilindjes.

    Reply to this comment
  17. Timonier Edvini October 1, 17:24

    Nje Bravo, te Madhe Izet per burrerine qe tregon, Trim Je. Po ja plas ne fytyre Sali shkerdhates, dhe bandes se tij, qe shkon pas. Edvini ripjelles, solo chiacchiere, e distintivo, asgje tjeter. Edvini dhe, dhe PSja kane frike nga, salija dhe banda e PDse, ose hane bashke, dhe bejne sikur zihen ne parlament.PSja me Edvinin e bunkartit, zgjodhen, president, kryehajdutin, dhe kryematrapazin, like defter,” majtist “flori dallaveraxhiun.

    Reply to this comment
  18. fteri October 1, 21:06

    “Ta bëjmë shqiprinë si gjith europa “,por ja bëri gropën Sali shkërdhati .Ku përfunduan gjithë ato djem Tropojanë ?…..,të gjithë në grykë të mpushkës e pa besisë së këtijë katili ,sot kalben në dhe !
    Ku përfundoi Izet -Tarzani i famshëmi ,besniku i këtijë katili që të vriste natën dhe të qante ditën !?
    Izeti i shkretë ,ku ta dinte se po i shërbente një despoti mafioz ,i mbetur skrunde rrugve të Turqisë ,tregohet i gatshëm për të denancuar tiranët gjakatar ,që gjakosën 27 vjet shqiprinë ,vendin e mbushën me varre.

    Ku përfundoi “Tarzani ” ? ,që mburrej se ishte Izet Haxhia më i forti i kohës ,ishë truproja personale e besnike e ishë një kryeministri e persidenti vrasës të pa shpirt ,sot i plakur dhe i dërrmuar merr një “shpërblim” të “vogël ” Dënim të përjetshëm në Greqi ,për një krim që nuk e ka kryer kurrë!!!!!!!,dhe për të plotësuar mendimin humbi vllajn,familjen ,jetën dhe mbeti për ibret në xhunglën kapitaliste të kësaj klase politike që sakatoi ,sundoi e gjakosi shqiprinë mbas 90 -tës,për 27 vjet . I MJERI IZET ,MJERË SHQIPËRIA ,NJË KONCERT DRAMATIK QË KULLON GJAK ,KU ÇDO NJERI DUKET SI KUFOMË …

    Reply to this comment
  19. fteri October 1, 21:12

    “Ta bëjmë shqiprinë si gjith europa “,por ja bëri gropën Sali shkërdhati .Ku përfunduan gjithë ato djem Tropojanë ?…..,të gjithë në grykë të mpushkës e pa besisë së këtijë katili ,sot kalben në dhe !

    Ku përfundoi Izet -Tarzani i famshëmi ,besniku i këtijë katili që të vriste natën dhe të qante ditën !?
    Izeti i shkretë ,ku ta dinte se po i shërbente një despoti mafioz ,i mbetur skrunde rrugve të Turqisë ,tregohet i gatshëm për të denancuar tiranët gjakatar ,që gjakosën 27 vjet shqiprinë ,vendin e mbushën me varre.

    Ku përfundoi “Tarzani ” ? ,që mburrej se ishte Izet Haxhia më i forti i kohës ,ishë truproja personale e besnike e ishë një kryeministri dhe persidenti vrasës të pa shpirt ,sot i plakur dhe i dërrmuar merr një “shpërblim” të “vogël ” Dënim të përjetshëm në Greqi !!!!…,për një krim që nuk e ka kryer kurrë!!!!!!!,dhe për të plotësuar mendimin humbi vllajn,familjen ,jetën dhe mbeti për ibret në xhunglën kapitaliste të kësaj klase politike që sakatoi ,sundoi e gjakosi shqiprinë mbas 90 -tës,për 27 vjet . I MJERI IZET ,MJERË SHQIPËRIA ,NJË KONCERT DRAMATIK QË KULLON GJAK ,KU ÇDO NJERI DUKET SI KUFOMË …

    Reply to this comment
    • Sirius October 1, 22:28

      Izeti nuk e dinte qe i sherbente nje dhespoti apo maskarai, por nuk e dinte qe vriste? Shkoni ore pirdhuni me gjithe moralin tuaj, se na hapet barkun!

      Reply to this comment
  20. Sirius October 1, 22:05

    Ore a mban ndonje pergjegjesi Edi Rama si kryeminister keto 5 vitet e fundit apo jo. Neqoftese nuk eshte ne kryeministri ky karagjoz, atehere duhet zhdukur ky zorraxhi, se ne nuk mund te meremi me pikturen e Edi Rames si kryeminister., nderkohe qe Shqiperia po shkon dtejt nje degradimi total ekonomik e moral.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*