Vrasësi që njihet me nofkën “Xheku”

May 25, 2016 18:18

Vrasësi që njihet me nofkën “Xheku”

Jani Aliaj, emri i të cilit u bë publik nga policia e Tiranës si i dyshuari kryesor për vrasjen e Elton Çiços, njihet ndryshe me nofkën “Xheku”.

Aliaj, nga qyteti i Tepelenës, mësohet se nuk është një emër i panjohur për drejtësinë e huaj, kryesisht atë greke, ku dhe ka jetuar e ka biznese të ndryshme në shtetit helen.

Pikërisht në një nga burgjet e Greqisë, ai është përplasur me Eltonin, ku dhe pas disa tentativa për të eliminuar njëri tjetrin, ky i fundit ka mbetur i ekzekutuar me disa plumba më datë 1 maj, raporton Vizion Plus.

U deshën 24 ditë që policia e Tiranës të dilte me emra konkretë si të dyshuar kryesor të 35 vjeçarit nga Tepelena, Elton Çiço.

Në të njëjtën kohë blutë e Tiranës bënë me dije se personi që ka ndihmuar të dyshuarin kryesor Jani Aliajn për tu larguar nga vendi ku dhe kreu krimin me gjakftohtësi, ka qenë Renato Milloshi.

Po gjatë ditës së sotme, policia e Tiranës ka marrë informacione se dy të kërkuarit ndodhen në afërsi të fshatrave të Tepelenës ku dhe janë dërguar forcat speciale për të kontrolluar gjithë zonën.

Deri më tani nuk është rënë në asnjë gjurmë të dy shtetasve të sipërpërmendur, për të cilët dyshohet se kanë dalë jashtë kufirit shqiptar para se emrat e tyre të zyrtarizoheshin një ditë më parë nga kreu i Policisë së Tiranës.

May 25, 2016 18:18
Komento

1 Koment

  1. ??? May 25, 18:26

    “blutë e Tiranës bërën dje me dije”, kjo fjali s’ka nevoje per koment fare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin