Vrasësit e 21 Janarit duhet ta kalojnë në burg pjesën e mbetur të jetës

October 24, 2017 11:48

Vrasësit e 21 Janarit duhet ta kalojnë në burg pjesën e mbetur të jetës

Reforma në drejtësi,

kërkon dhe njerëzit përkatës,

po ne i kemi për tokë,

prokurorë edhe gjykatës!.

 

Vetingu më shumë kërkon,

nderin edhe pasurinë,

edhe fare injoron,

nivelin dhe diturinë!

 

S’presim që të jenë gjeni,

gjyqtarë e gjyqtare,

por të kenë gjithsesi,

një kulturë mesatare!

 

Reforma mund të skartojë,

disa nga njerëzit e pistë,

po s’e dimë kush do gjykojë,

se kush janë profesionistë?!

 

Vetingu do ketë balanca,

pasuritë do t’i peshojë,

po nga super injoranca,

sistemin s’mund ta pastrojë!

 

Juristët kanë mbirë këtu,

si kërpudhat -plot-pas shiut,

dhe shumica janë blu,

kanë vulën e Saliut!

 

Ndaj kam shkruar në gazetë,

them se qindra herë i bie,

se Sala vazhdon të jetë,

në çdo zyrë drejtësie!

 

Reforma mund të fillojë,

ajo frymë kur të hiqet,

dhe kur Lulit e Saliut,

do t’u vihen byzyliqet!

 

Sajmiri për pak e hëngri,

nga llogjet e dy zagarëve,

dhe ende shesin moral,

të dy vrasësit te shqiptarëve!.

 

Ata paq kanë shpëtuar,

se janë ende të pushtetshëm,

me vrasjet kanë merituar,

veç burgimin e përjetshëm!

 

Këta vrasës të shqiptarëve,

paq nga prangat kanë shpëtuar,

se shumicën e gjyqtarëve,

Sala i ka emëruar!

 

Reforma në drejtësi,

asnjëherë s’do bitiset,

nëse i gjithë sistemi,

nga themelet nuk përmbyset!.

 

Se do ndreqet gjë tani,

në mënd mos i shkoj njeriut,

se laj-thaj në drejtësi,

janë ushtarët e Saliut!

 

Të shumtit janë asaj ane,

ndaj bëjnë këtë përshesh,

ajo treshja tropojane,

nxori shumë gjëra në shesh!

 

Ata shkuan me dëshirë,

nuk i çoi njeri me dhunë,

vërtetuan mirë e mirë,

gjithë sa kam shkruar unë!

 

Ata dolën fare hapur,

në shërbimin e partisë,

se opozita ka kapur,

gjithë zyrat e drejtësisë!

A.Duka

October 24, 2017 11:48
Komento

5 Komente

  1. pelivan October 24, 13:26

    Beni ka te drejt gjithnje!

    Te kunderten thote opozita
    Te asaj qe tho’ beni
    Drejtesin’ e ka kapur Rama,
    Madje,qe nga themeli!…

    Nese do ishte keshtu
    do ishin brenda qekur…
    Salehi,basha, mediu
    Nga ku, s’do dilnin kurre.

    Por, mjerania drejtesi
    eshte e kapur nga salehu,
    Andaj dhe Bash kokoshi
    Ka dale prap ne maje plehu…

    tek loja e Tahirit
    shoh fundin e tyre
    Merr fund sorollopi
    i gjithe k’saj mënxyre…

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN October 24, 23:19

      Pelo ,
      ah si nuk zute njeher mend juve
      po mire ky njeriu me lesh se orangotang i partise ka qene gjithe jeten , po ti hajde ne vete se na turperove krahinen
      mblidhni mendte e kokes ,rrini ne ndonje qebaptore me nje dopio raki , se do ju nxjerre Saliu me çorape nga kryeministria (nuk eshte dhe hera e pare , jam kurioze te di , shoku Ruqi e mban gjithmone rezerve fustanin 😛
      lereni 21 janarin se late nam , po mos me dil bulevardit se do deshmore te rinj partia , aaaaa ate qe e ka e ka partia juaj , çdo 5 vjet bente kongresin , gjente armikun
      tani e ka gjet “fajin e ka Saliu” (saliut i rruani …mjekren juve , po Kokepalaret i beni te vdekur )
      nejse , Tahiri ju ben te fala shume shpejt , po ju rrini ne shtepi , se pastaj partia ha ngjala dhe ju hani Mut
      (jo nga ai i gjyshes 😛

      Reply to this comment
  2. ETHEM October 24, 14:23

    TE LUMT ARBEN.POR TE ÇUDIT FAKTI SE SOCIALISTET NUK I ZEN NE GOJE BEMAT 25 VJEÇARE BERISHISTE.KETA OSE DUAN QE ST TE DENIHET,OSE KAN FRIK NGA SB..LB..IM OSE JANE VET TE KORRUPTUAR.NE TOP STORY MBREM S.BALLA E LEJOI HALEN..MIN TE FLASI PA DOGAN DUKE BERE ZHURMUSIN NDERSA I PS NUK THA ASNJE FJALE PER BEMAT E SB.ATO I PERMENDI S.MINXHOZI. KJO VERTETON SE RAMA ESHTE VENE ATY SI KM QE TE PUNOJ SI HAJVAN PA KUJTUAR SE ÇFAR I KA PREMTUAR ELEKTORATIT..PER DENIMIN EBKRIMINELVE QE SHKAKTUAN GERDECIN,21 JANARIN,VJEDHJEN E RR.KOMBIT,VRASJEN E R.HOXHES,TREBICKES,XHINDIT,ETJ.NESE MENDON SE ATO DO I BEJ DREJTESUA E RE,KJO U PA MIRE NE KETE PROCES KU TRE TROPOJAN MIQ TE SALIUT U TREGUAN IDJOT NE KOMISION,PASI U VRTETUA SE AKUZA ISHTE BERE NE SELIN E SHQU-PIT.DHE ASNJE FJALE PER ATA.KJO..BEN QE SB,LB,IM DHE MONI TE MOS NDALEN NE AVENTUREN E TYRE PER DESTABILIZIMIN E VENDIT E RREZIMIN E QEVERIS.ME PROVAT NE VITE QE QE KA PS..SALIU E KO DUHET TE ISHIN KALBUR NE BURG.DHE KJO DO BEHEJ NESR DUHESHIN LARGUAR NGA DETYRA MENJEHERE LLALLA,VISHO SPIUNI…TE CILET I KA VEN SB.TASHME RAMA LE TE VUAJ IDIOTSIN E TIJ.SE AI E DI MIRE SE PO U FUT TAHIRI E KA RADHEN VET AI.SE DHE NJE IDJOT E KUOTON SE PROBLEMI TAHIRIT DO LIDHET ME BLERJEN E ZGJEDHJEVE TE 25 QERSHORIT.

    Reply to this comment
  3. katarakti October 24, 16:59

    Ka faj dhe pergjegjesi te madhe ketu edhe Zdapi. Nuk pranonte per qamet te hiqte njerezit e Berishes nga puna. Berisha i hoqi per 24 ore te gjithe socialistet, ndersa me Ramen prisheshe, siç ka thene Mero Baze, t’ia zinje ne goje kete muhabet. Une nuk kam shume shprese as te Vetingu. Duke e ditur shume mire se ne krye te sistemit te drejtesise, KLD-se se famshme, ndodhet presidenti me bllok. Por Edi Rama te pakten çdo dite duhej tua kishte permendur zuzareve te PD-se krimet e tyre. Dhe tu thoshte se si do qe te vije puna ata do te pergjigjen nje dite per to. Por jo. As kaq gje nuk donte ose nuk ishte i zoti te bente.Ndofta kujtoi se populli u rehatua dhe u kenaq meqe ai u be kryeminister. Te tjerat nuk kane rendesi! Shikoni se si po tundin detin bashibozuket e PD-se per disa gjasme prova per Saimir Tahirin. Ndersa per vrasjet ne mes te dites dhe ne mes te bulevardit Gjatoshi i ka mbyllur gojen dhe veshet. Tha nje here: “Nuk keni pare gje akoma”,saqe opozita u mblodh grusht nga frika, por qe atehere e mbylli.Opozites tani i ka dale frika. Me ta jane bashkuar edhe Mona me Ilirin. Prandaj drejtesi ne Shqiperi nuk do te kete kurre. Te dalin vrasesit e 21 Janarit, shitesit e detit, vjedhesit e Rruges se Kombit, mashtruesit e CEZ-it, etj etj dhe te bejne moral per drejtesi, kesaj i thone “hapu dhé te futem”. Ja ku e solli gjendjen Rama me mefshtesine dhe pasigurine e tij.

    Reply to this comment
  4. Albani October 25, 03:28

    1. Ky ka te drejte te caktoje se kush duhet te futet ne burg e kush jo.
    2. Shko provoje duke bere ne proteste te dhuneshme ne ndertesen e kryeministrise te ndonje shteti tjeter duke kerkuar rrezimin e qeverise dhe duke djegur pemet brenda teritorit te zyrave; qello me bomba molotov dhe dhuno rrende policet qe mbrohne rendin.
    Shko ne ta mban dhe e shikon nga…..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*