Vrasësit e qipriotit nga Elbasani dhe Burreli

June 26, 2016 15:46

Vrasësit e qipriotit nga Elbasani dhe Burreli

Në vrasjen e bosit qipriot të lokaleve të natës dhe dy policëve, dy atentatorët shqiptar Jani Vogli që mbeti i ekzekutuar dhe Aleks Burreli tashmë në kërkim, janë ndihmuar nga dy shtetas, një shqiptar dhe një grek.

Atentati ndaj tij dyshohet të jetë porositur nga një tjetër shqiptar.

Jani Emin Vogli 41 vjeç rezulton se ka lindur në Elbasan dhe prej disa vitesh ka qenë emigrant në Greqi.

Aleks Mustafa Burreli lindur në Suç të Matit, banues në qytetin e Ballshit është prej disa vitesh emigrant në Greqi.

51 vjeçari Panos Kalopsidiotis, u ekzekutua me 12 plumba kallashnikovi mbrëmjen së ejntes në Aya Napa të Qipros teksa darkonte me çiftin e policëve  Elias Haxhieftimiou 46 vjeç dhe gruan e tij Skevi, 39 vjeç të cilët gjithashtu mbetën të vrarë gjatë të shtënave.

Dy shqiptaret mësohet se kishin udhëtuar me 7 Maj nga Rinasi për në Stamboll për të mbërritur me 8 Maj në Qipro.

Në të njëtin vend  në vitin 2012, 51-vjeçari i shpëtoj një tjetër atentati, ku mbetën të vrarë 5 truprojat e tij. Në 2014 rivalët e tij arritën t’i vrisnin babain.

Në të njëjtin vit 51-vjeçari i kishte  dërguar një letër presidentit Qipriot, ku i ankohej për ngadalësinë e hetimeve në lidhje me një histori konfliktesh që kishte me shqiptarin Emilio.P. , i cili nuk u arrestua kurrë.

Shkak i Masakrës së 23 Qershorit 2016 janë bërë  përplasjet e dhunshme për menaxhimin e lokaleve të natës dhe furnizimin e tyre me kokainë. Klani i shqiptarëve duket se kishte mosmarrëveshje me qipriotin që pas vitit 2000, ku përplasjet me armë mes palëve kanë qenë të shpeshta.

June 26, 2016 15:46
Komento

1 Koment

  1. Shoku Zylo June 27, 03:18

    Nuk i gezoni dot lehte ato para te pista joooo

    Ashtu do lini leshte me njer tjetrin te vrare dhe sakatosur

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*