Vrasja e 16 vjeçarit në Lezhë, familjarët e 3 të rinjve akuzojnë gazetarët

January 5, 2018 11:48

Vrasja e 16 vjeçarit në Lezhë, familjarët e 3 të rinjve akuzojnë gazetarët

Sot janë paraqitur në gjykatë për masën e sigurisë tre personat e arrestuar në lidhje me vrasjen e 16-vjeçarit Klejdi Gjeta. Ata janë tre kushërinjtë Alban Lika, Ernis Lika dhe Arbër Lika.

Por teksa gjykata po jepte vendimet në ambientet e jashtme të gjykatës ka pasur një debat mes familjarëve të tre të rinjve dhe gazetarëve. Familjarët kanë akuzuar median dhe policinë se kanë manipuluar ngjarjen.

Sipas tyre tre të rinjtë kanë qenë duke festuar natën e ndërrimit të viteve dhe nuk kanë asnjë lidhje me vdekjen e të riut.

January 5, 2018 11:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*