Vrasja e 29-vjeçarit në Vlorë, policia zbardh ngjarjen, identifikohen autorët

June 6, 2018 12:05

Vrasja e 29-vjeçarit në Vlorë, policia zbardh ngjarjen, identifikohen autorët

Policia e Vlorës ka zbardhur vrasjen e biznesmenit 29-vjeçar, Vasil Devishaj i cili u ekzekutua me një plumb në kokë teksa dilte nga automjeti i tij, në lagjen Pavarësia, rreth orës 23:00 të mbrëmjes të së hënës.

Përmes një deklarate për mediat, kreu i Policisë së Vlorës, Gentjan Shehaj tha se janë identifikuar dy autorët e dyshuar të krimit, E.A, 31-vjeç, A.C, 28-vjeç, të dy lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.

Ndërsa janë arrestuar dy bashkëpunëtorët Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë dhe Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, banues në Vlorë, të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes.

Gjithashtu, janë sekuestruar dy armë zjarri, pistoletë dhe kallashnikov si dhe automjeti tip “Audi” me të cilin janë larguar autorët pas atentatit.

Sipas policisë, ngjarja ka ardhur si rrjedhojë e një konflikti që ka pasur viktima me dy autorët e dyshuar E.A dhe A.C. Vasil Dervishaj ishte pronar i një pike kafeje dhe një lokali në qytetin bregdetar.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Policisë së Shtetit të Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore Vlorë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, prej datës 4 Qershor 2018, ku në lagjen “Pavarësia”, pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi V.D., 29 vjeç, kanë zhvilluar hetime intensive me qëllim zbardhjen, dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e vënien para drejtësisë autorët e krimit.

Si rezultat i një punë të mire organizuar është bërë e mundur zbardhja në kohë rekord e ngjarjes, identifikimi i autorëve të cilët janë shpallur në kërkim si dhe kapja e arrestimi i shtetasve të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes.

Konkretisht, janë shpallur në kërkim dy autorët, të cilët dyshohen se kanë kryer vrasjen e 29-vjeçarit:

Ø E.A., 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë;

Ø A.C., 28 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.

Në vijim të veprimeve hetimore është kryer arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Ø Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë,

Ø Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, banues në Vlorë, të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes.

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë punën për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Në cilësinë e provës materiale janë sekustruar:

– një armë zjarri kallashnikov model 56, me një krëhër me fishekë.

– një gëzhojë armë zjarri, model 9 mm,

– një pjesë predhe armë zjarri e dëmtuar.

– si dhe një automjet tip “Audi”, me të cilin dyshohet se janë larguar autorët pasi kanë kryer krimin.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, në ngarkim të:

– Shtetasve E.A., dhe A.C., për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 78, 25 dhe 278 të Kodit Penal.

– Shtetasit Nekid Arapi dhe Amarildo Grembi për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal

Policia e Shtetit gjen rastin të falënderoje qytetarët për besimin dhe mbështetjen tek Policia, si dhe i fton e nxit që në rastet kur konstatojnë veprimtari antiligjore të telefonojnë në numrin pa pagesë 129 duke siguruar për një reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Policia e Shtetit, me gjithë vështirësitë është e angazhuar me gjithë kapacitetet e saj për të përmbushur detyrimet ligjore për të siguruar një ambient më të sigurt, qytete më të sigurta veçanërisht përgjatë sezonit turistik, duke vlerësuar kontributin e gjithkujt.

Nga ana tjetër Policia e Shtetit garanton se do të ndëshkoje me Forcën e Ligjit çdo shkelje dhe paligjshmëri, duke ndërtuar një Shqipëri me të qetë e të sigurt.

o.j/dita

June 6, 2018 12:05
Komento

4 Komente

  1. Vlora June 6, 12:47

    Pergezime policise! Tashme ka kohe qe nuk e degjojme me ate shprehjen e neveritshme te policise se kohes se Saliut “kriminelet u larguan ne drejtim te paditur”.

    Reply to this comment
  2. Kola i Mokres June 6, 22:16

    Pergezime!
    Policia ka mbeshtetjen tone.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*