Vrasja e 43-vjeçarit në Memaliaj, arrestohen dy autorët e dyshuar

September 7, 2018 22:20

Vrasja e 43-vjeçarit në Memaliaj, arrestohen dy autorët e dyshuar

Policia ka arrestuar 59-vjeçarin Hetem Muho dhe 20-vjeçarin Dino Muho për vrasjen e një 43-vjeçari në rrugën që lidh dy fshatra, Gllavë dhe Rabiaj, në Memaliaj.

Babë e bir dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vrarë me armë zjarri Alket Muhon.

Në media u fol se viktima ishte informator i policisë dhe denonconte parcelat me kanabis, por policia thotë se “dy autorët e kanë vrarë shtetasin A.M. për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie, në fshatin e origjinës së autorëve”.

o.j/dita

September 7, 2018 22:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*