Vrasja e 52-vjeçarit në Kamëz, Basha vizitë ngushëllimi në familjen Buci

April 26, 2018 12:35

Vrasja e 52-vjeçarit në Kamëz, Basha vizitë ngushëllimi në familjen Buci

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar në familjen Agim Bucit që u vra mbrëmë me armë nga dy persona që tentuan t’i grabisnin dyqanin.

Basha ka shprehur ngushëllimet për familjen Buci, ku nga ngjarja e djeshme mbeti e plagosur edhe bashkëshortja e viktimës, Merita Buci, e cila ndodhej gjithashtu në dyqan.

“Kamza dhe gjithë Shqipëria është tronditur mbrëmë nga ngjarje barbare kriminale. Agim Buci kryefamiljar dhe baba i katër fëmijëve është ekzekutua me armë zjarri gjatë grabitjes së dyqanit të tij, ndërsa bashkëshortja e tij Merita është plagosur. E gjitha kjo ka ndodhur në sytë e djalit të vogël 6-vjeçar. Jam sot këtu për t’i shprehur ngushëllimet e mia familjes Buci për të ndarë me ta dhimbjen e madhe.

Pasiguria e familjeve shqiptare ka marrë përmasa tronditëse, ku në më pak se 4 javë, jo vetëm grabitjet janë bërë lajm i përditshëm, por për fat të keq grabitjet janë shoqëruar me vrasje barbare. Kjo është dëshmi e dështimit total të rendit publik dhe një apel i fortë për të lënë paradat, fjalimet boshe dhe proceset fasadë sepse nuk mund të ketë polici në shërbim të qytetarëve kur kemi qeveri në shërbim të kriminelëve”, tha Basha.

Kreu i opozitës bëri me dije se Partia Demokratike do të jetë në krah të familjeve shqiptare dhe apeloi për tolerancë zero ndaj krimit.

l.h/ dita

April 26, 2018 12:35
Komento

2 Komente

  1. zjarri 6 April 26, 18:05

    Kesaj i thonë : “Mire kali na ngordhi, por nuk na lenë as mizat rehat”. Ik ore mize kali , nuk përdoret vdekja për politikë. Ngushellime familjes por mos i pranoni këto vemje qe ndjellin veç fatkeqësi. Ptu rracë e keqe.

    Reply to this comment
  2. Fatmir Mediu (Cami) i ngjizur ne tren April 26, 18:08

    Po mos perdor fatkeqesine e te tjereve o i degjeneruar per te bere politike, cfare tolerance zero do besh, foleja e krimit eshte ne SHQUP o legen i shpuar.
    Ke qene Minister i te Perbrendeshmeve dhe ke vrare diten per diell 4 qytetare e plagosur mbi 300 te tjere e sot na del e na ben moral.
    Shpejt do t’a kesh pas qafe diten e gjykimit me gjithe skizofrenin Sali e me rradhe, buce e Hollandes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*