Vrasja e Azem Hajdarit dhe tentativa e grushtit të shtetit

James Pettifer dhe Miranda Vickers July 16, 2014 14:03

Vrasja e Azem Hajdarit dhe tentativa e grushtit të shtetit

Historianët anglezë, tashmë të mirënjohur në Shqipëri për mbrojtjen e kauzës shqiptare, James Pettifer dhe Miranda Vickers, përshkruajnë me hollësi në këtë material që po botojmë se çfarë ndodhi në 12 shtator 1998. Si dhe pse u vra Azem Hajdari? Dyshimet për vrasësit e vërtetë të tij dhe pasojat që solli në politikën e Tiranës. Është interesant fakti se ky përshkrim i historianëve anglezë është në koherencë të plotë me intervistën që i dyshuari kryesor dhe i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e Azem Hajdarit, Jaho Mulosmani dha ditët e fundit për gazetën ‘DITA’. Pavarësisht se historianët anglezë nuk e kanë takuar asnjëherë Jaho Mulosmanajn. Faktet që ata sjellin janë vërtetë interesante dhe që meritojnë të tërheqin vëmendjen e Prokurorisë për një rihetim të çështjes…

***

Gjatë vapës sfilitëse të javës së parë të shtatorit klima politike në Tiranë u bë edhe më e tensionuar. Qyteti i ngjante një qendre gjeratoreje të krizës së madhe dhe gjeopolitikisht gjithëpërfshirëse të konfliktit të Kosovës që ishte duke ndodhur. Thashethemnaja e fundit mbi një përpjekje të mundshme nga besnikët e Sali Berishës për të rrëzuar qeverinë kishin krijuar një atmosferë elektrizuese në kryeqytet. Forcat e sigurisë ishin vënë në gjendje alarmi të shkallës më të lartë dhe patrullonin si policë të maskuar rrugët sapo fillonte të errësohej, ndërsa shumëkush priste me ankth se çoç do të ndodhte. Dhe nuk do të prisnin gjatë.

 

Si ndodhi vrasja e Azemit

Në mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, një nga figurat më të shquara të opozitës, 35-vjeçari Azem Hajdari, një nga politikanët më popullorë të Shqipërisë u qëllua për vdekje ndërsa po dilte nga selia e Partisë Demokratike në Tiranë. Ai u qëllua nga njerëz të armatosur në një veturë të parkuar mu përpara godinës së PD-së. U vra gjithashtu edhe  një truproje e tij. Hajdari, përfaqësuesi më i zjarrtë i të djathtës shqiptare, kishte udhëhequr studentët e Tiranës në demonstratat antikomuniste më 1990. Ashtu si edhe Berisha, ai ishte me origjinë nga rrethi verior i Tropojës dhe kishte qenë një nga kandidatët për udhëheqës të demokratëve më 1991, por një marifet i sajuar nga amerikanët, në vend të tij nxori Berishën në krye. Hajdari, i përshkruar nga një vëzhgues i huaj si “i ri, rrondokop dhe poterexhi i pagdhendur,” e dinte që ishte duke jetuar një kohë të dhuruar, pasi u kishte mbijetuar një sërë atentatesh, duke përfshirë dhe përpjekjen për vrasjen e tij në parlament në shtatorin e mëparshëm.

Nuk ishte i mundur asnjë hetim i skenës së krimit pasi, menjëherë pas vrasjes, trupat e Hajdarit dhe truprojës së tij u transportuan në spital pa u ekzaminuar. As autopsi zyrtare apo ndonjë ekzaminim nuk iu bë trupit të Hajdarit dhe hetuesit nuk qenë në gjendje të siguronin ndonjë nga sendet personale të tij në kohën e vrasjes. Rrobat e tij të përgjakura dhe dokumentet vetjake, si dhe telefoni celular ishin zhdukur para se policia të mbërrinte në skenën e ngjarjes. Është bërë e ditur se Hajdari ka marrë telefonatën e fundit, e cila bëri që ai të dilte nga zyra e tij në rrugë, pak minuta para vrasjes. Telefoni i tij celular nuk u gjet kurrë. Një element imponues që flet për dijeninë paraprake të vrasjes së tij është një deklaratë për shtyp në një anglishte shumë të mirë që shpërndau selia e Partisë Demokratike brenda 20 minutash pasi kishte ndodhur vrasja. Sipas një vëzhguesi, një njoftim zyrtar i PD-së për vdekjen e Hajdarit mbërriti në zyrën e OSBE-së në Tiranë me anë të faksit një orë pas vdekjes së tij. Faksi jo vetëm që ishte shkruar shumë mirë, por ai ishte gjithashtu shumë i hollësishëm, duke akuzuar njerëz konkretë për rolin e tyre në vrasje. Faksi dukej tej mase i ujdisur për një ngjarje të një nate të shtune. Fakset e PD-së gjatë orarit të punës shumë rrallë mund të krahasoheshin me këtë për nga qartësia dhe saktësia, ndaj dhe një numër njerëzish kanë spekuluar duke thënë se faksi mund të jetë përgatitur qysh më parë. Por, se për çfarë qëllimi, askush nuk ishte i sigurt për këtë.

Me përhapjen e lajmit të vrasjes, tronditja që pësoi vendi u shndërrua në ankth. Para së gjithash, shumëkush mendoi se çfarë kapitali politik do të fitonte Berisha nga vdekja e një njeriu, të cilin shumica e njerëzve besonin se ai personalisht e kishte neveri, por që tani bëhej më shumë se i vlefshëm si një martir ‘i sakrifikuar për demokraci’. Turmat u mblodhën gjatë natës në selinë e PD-së ku në mëngjes herët u mbajt nxitimthi një konferencë shtypi. Atje, përballë turmave që shtoheshin e shtoheshin, me një pamje prej meiti, Sali Berisha fajësoi kryeministrin Fatos Nano për vrasjen e Hajdarit dhe e paralajmëroi atë të jepte dorëheqjen brenda 24 orëve, përndryshe ai do të përballej me ‘pasoja katastrofike’. Shtypi opozitar u përgjigj me shpejtësi duke i rënduar dyshimet për vrasjen e Hajdarit mbi shpatullat e kryeministrit. Titujt e të përditshmes pro-PD Albania me piskamën ‘Azem Hajdarin e vrau Fatos Nanoja!’ i hidhnin më shumë benzinë zjarrit.  Nga ana tjetër, mbështetësit e qeverisë ishin të bindur se Berisha vetë e kishte sajuar vdekjen e Hajdarit me synimin për të krijuar një martir që pastaj të fitonte mbështetje në popull në përpjekjen e tij për t’u rikthyer në pushtet me anë të një revolte popullore. Në një intervistë televizive në orët e para të së njëjtës ditë Nanoja, dukshëm i shqetësuar, u kishte bërë thirrje shqiptarëve që të mos lejonin kundërshtarët e tij të merrnin pushtetin me forcë.

Berisha me siguri ishte i implikuar në ngjarjet e 12 shtatorit nëpërmjet njërit prej tre njerëzve që më vonë u dyshuan për vrasjen e Hajdarit: Jaho Salihit (Mulosmani), një shef policie, gjithashtu nga Tropoja (vendi i origjinës së Hajdarit). Në maj të vitit 2001, Salihi pranoi në gjyq se e kishte vrarë Azem Hajdarin. Megjithatë, vetëm dy muaj më vonë ai tha në gjyq se, pavarësisht se kishte marrë pjesë në vrasje, Azemi u qëllua nga Fatmir Haklaj, i cili ishte jo vetëm shef i policisë së Tropojës, por edhe kreu i bandave kriminale të qytetit. Hajdari ishte ngatërruar keqas në tregtinë plot dyshime të shitjes së armëve UÇK-së, e cila e kishte bazën në Tropojë. Ky ishte një biznes mjaft fitimprurës që hapi shumë gjakmarrje si pasojë e konkurrencës së egër midis tregtarëve të armëve.

Kishte a s’kishte dorë Berisha në vdekjen e Hajdarit, drejtpërdrejt apo tërthorazi është një ndër akuzat që ende kanë mbetur të paprovuara. Po kjo mund të thuhet dhe për akuzat e anasjellta të PD-së kundër Fatos Nanos. Por ekziston edhe një mundësi që Hajdari të jetë vrarë nga ndonjë prej fraksioneve brenda UÇK-së që grindeshin ashpër për dërgimin e armëve në Kosovë.

Në të vërtetë, është e çuditshme se si Hajdari jetoi aq gjatë. Kjo ishte të paktën përpjekja e tretë për t’i marrë atij jetën. Orvatja e parë për ta vrarë atë u bë më 1996 në tragetin e Fierzës, kur një bashkudhëtar, ndoshta zyrtari i lartë i PD-së Vili Minarolli, veshi pardesynë e bardhë të Hajdarit, prandaj u qëllua ai dhe jo Hajdari nga brigjet e lumit. Orvatja e dytë ndodhi brenda ndërtesës së parlamentit më 18 shtator 1997, kur gjatë një debati të ashpër, Hajdari i futi kokën midis shalëve një deputeti socialist, Gafurr Mazrekut. Ky veprim ishte një fyerje mjaft e rëndë për shumë njerëz që e panë, kështu që Mazreku u detyrua të hakmerrej për të vënë në vend nderin e tij. Ai e qëlloi dhe e plagosi rëndë Hajdarin mu brenda parlamentit. Pak kohë pas këtij incidenti, më shumë se 150 plumba u shtinë ndaj një autokolone në të cilën udhëtonte Hajdari.

Duke ndjekur ultimatumin e Berishës për dorëheqjen e Nanos, rreth dy mijë nga ithtarët e tij marshuan drejt selisë së kryeministrisë dhe, duke thirrur “Vdekje Fatos Nanos!”, shtinin në ajër me armë dhe qëllonin pareshtur me gurë godinën qeveritare. Turma hyri me forcë në ndërtesë, ku Fatos Nanoja dhe kabineti i tij ishin duke mbajtur një takim me ngut, dhe, pasi shkëmbeu ca të shtëna me rojet, i vuri flakën katit të parë. Ministrat ikën në panik nga një dalje anësore midis shpërthimeve të serbatorëve të veturave, që protestuesit u kishin vënë flakën. Njerëz të armatosur mandej plaçkitën zyrën e kryeministrit dhe zyra të tjera, ndërkohë që mbështetës të opozitës të hipur në vetura dhe të armatosur rëndë valëvisnin flamujt kombëtarë duke rendur me shpejtësi rrugëve të kryeqytetit. Ambasodori i OSBE-së, Daan Everts, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Mariza Lino, si dhe ambasadori italian Spatafora ishin ndërkohë në takim me Fatos Nanon dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar mbi krizën.

 

Funerali

Ditën tjetër u pa një dhunë edhe më e egër kur u mbajt funerali i Azem Hajdarit, truprojës së tij dhe një protestuesi që ishte vrarë në përleshjet e së dielës. Gjatë funeralit, Berisha përsëriti deklaratën e tij se Nanoja ishte përgjegjës për vrasjen e Hajdarit, ndërsa bëri thirrje për ‘një ditë paqeje’ për të nderuar kujtimin e ish-udhëheqësit karizmatik të studentëve. Kjo retorikë kontradiktore veçse e ndezi më keq situatën. Gjatë ceremonisë së përmortshme, qindra nga demonstruesit antiqeveritarë mbajtën në krahë arkivolin e Azemit duke ecur përgjatë bulevardit qendror të kryeqytetit në drejtim të zyrës së kryeministrit (e cila ishte sulmuar dhe djegur gjatë trazirave të së dielës). Përleshje të ashpra u bënë kur turma u përpoq të fuste tre arkivolet në zyrën e kryeministrit. Turma, as më shumë e as më pak, i përplasi arkivolet si dash për të goditur dyert, të cilat u shqyen dhe nisi grabitja e u bë një ferr i vërtetë. Më vonë zyrtarët e PD-së pretenduan se  gjithë ç’ndodhi ishte reagim ndaj të shtënave që erdhën nga ndërtesa e kryeministrisë. Por zëvendësshefi i Misionit të OSBE-së, Tim Isles, ishte një nga dëshmitarët okularë që kishte ndjekur pareshtur ngjarjet në bulevardin qendror. Ai ka njoftuar se nuk është e vërtetë që të shtënat erdhën nga godina qeveritare. Edhe granata u hodhën drejt godinës qeveritare gjatë atij sulmi. Pas një shkëmbimi të dendur zjarri, turma lëvizi drejt rezidencës së Nanos aty pranë. Tanke dhe mjete të tjera të blinduara dolën në rrugë, nja dy prej të cilëve u rrëmbyen nga turma e armatosur. Një grup protestuesish u dyndën drejt studiove të TV shtetëror, duke nxjerrë jashtë me dhunë punonjësit e tyre. Shikuesit panë pastaj një burrë të panjohur duke njoftuar nga ekrani se ‘Ne e kemi marrë pushtetin’. Pastaj ai i kërkoi popullit të priste me durim derisa qeveria të jepte dorëheqjen.

Situata u përkeqësua me shpejtësi pasi u pa se qeveria kishte humbur kontrollin e kryeqytetit. Nga pasditja, mijëra njerëz vinin rrotul sheshit Skënderbej, duke shtënë vazhdimisht me armë në ajër dhe duke plaçkitur dyqanet (të cilat ishin mbyllur për funeralin e Hajdarit). Hajdutët harbutërisht iu turrën Ministrisë së Drejtësisë dhe filluan të mbushnin makinat e tyre me mobiljet, tapetet dhe aparaturat kompjuterike. Në këtë moment, sipas një vëzhguesi, ambasadori i OSBE, Everts, vendosi të takohej me krerët më të lartë të politikës për të testuar gjendjen. Ai thirri Kastriot Islamin, Presidentin Meidani dhe Sali Berishën, pasi kryeministri Nano nuk gjendej gjëkundi. Islami ishte krejtësisht i çoroditur dhe i kërkoi ambasadorit se çfarë duhej të bënte. Presidenti Meidani ishte shumë i shqetësuar, por me shumë qetësi shprehu rezervat për bisedimet me Berishën. Evertsi takoi mandej Gramoz Pashkon, i cili ndodhej në ministrinë e Brendshme. Sipas Pashkos, ai dhe ministri i Brendshëm Perikli Teta, kishin rreth 100 njerëz të armatosur dhe kishin ndërmend të vrisnin cilindo nga protestuesit që do të përpiqej të hynte në ndërtesë. Pashko ka thënë se i kërkoi ambasadorit Everts t’u jepte një mesazh protestuesve duke u thënë se ishte më e udhës që ata të tërhiqeshin menjëherë nga ndërtesa, përndryshe njerëzit e tij do të hapnin zjarr. Pas kësaj Evertsi bëri dy telefonata. Fillimisht ai kishte në linjë Islamin dhe mandej, ndërsa edhe Islami dëgjonte, i telefonoi Genc Pollos. Evertsi i kërkoi Pollos të zmbrapste protestuesit nga godina. Pollo tha se do të përpiqej, por shtoi se ‘rebelimi popullor’ ishte tepër i vështirë për t’u kontrolluar. Ambasadori Everts iu përgjigj me zemërim se ‘Ky është një konfrontim i armatosur që duhet të ndalet. Në këto kushte nuk mund të bisedohet’. Për fat të mirë, pas pak protestuesit u tërhoqën.

 

Arratisja e Fatos Nanos

Mes gjithë kësaj rrëmuje, u vranë disa mbështetës të Berishës dhe u plagosën 14 të tjerë. Vetë Berisha mbeti i mbyllur në selinë e Partisë Demokratike deri vonë natën e së hënës. Për habinë e qeverisë dhe të huajve që ishin në Tiranë, nuk dihej vendndodhja e Fatos Nanos. Është e pabesueshme, por kryeministri kishte fikur telefonin celular dhe ishte zhdukur. Nanoja ishte gjendur krejtësisht i befasuar kur turma e PD-së iu turr zyrës së tij, ndaj dhe braktisi detyrën dhe shkoi drejt Maqedonisë ku gjeti strehë për disa ditë, duke lënë Presidentin Meidani të mbante barrën e shtetit. Meidani, me cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të forcave të armatosura, në mungesë të Nanos thirri forcat speciale për të bërë zap turmat e ndërkryera dhe të armatosura të Berishës si dhe për të vënë nën kontroll rrugët brenda kryeqytetit. Në mbrëmje vonë forcat qeveritare rifituan kontrollin në pozitat kyçe të zëna nga mbështetësit e Berishës në ditën e rrëmujshme të dhunës. Presidenti Meidani bëri një deklaratë në TV ku i bënte thirrje popullit për qetësi, ndërsa policisë i kërkoi të gjente sa më shpejt të ishte e mundur vrasësit e Hajdarit. Nga ana e saj, Ministria e Brendshme njoftoi se kishte caktuar një shumë prej 200 mijë dollarësh për informatorët që do të çonin në arrestimin e vrasësve.

Më 16 shtator situata ishte qetësuar në mënyrë të konsiderueshme. Qeveria kishte rifituar kontrollin e qendrës së qytetit, duke mposhtur mbështetësit e Berishës që ruanin selinë e PD-së me kallashnikovë dhe me dy tanke që ia rrëmbyen ushtrisë të hënën. Të dy tanket u dorëzuan pa çak pa bamp të martën vonë, ndërsa njerëzit e armatosur të Berishës ia kishin mbathur nga ndërtesa e PD-së para se të mbaronte afati që u ishte vënë për t’u larguar nga godina. Forcat speciale qëndruan mandej të ruanin selinë e PD-së dhe të arrestonin Berishën në rast se ai do të përpiqej të arratisej nga vendi. Por kreu i PD-së i tha CNN-it se ai ‘nuk do të largohej kurrë nga Shqipëria’. Në përfundim, tri ditët e dhunës patën si bilanc tetë të vdekur dhe rreth 100 të plagosur.

Kjo trazirë, e cila e zhyti Shqipërinë në krizën e dytë madhore vetën brenda 18 muajve, shkaktoi një alarm të dukshëm në qarqet ndërkombëtare. Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe të BE-së lëshuan një deklaratë të përbashkët ku dënohej dhuna dhe paralajmërohej se ata mund të ndërprisnin ndihmat ekonomike nëse binte qeveria. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Havier Solana, u kërkoi të gjitha palëve të kthenin paqen dhe qëndrueshmërinë në krejt vendin. E interesuar për stabilitetin e Shqipërisë, NATO-ja ishte e shqetësuar se mos rrënimi i mëtejshëm i ligjit dhe rendit në republikën politikisht të dobët mund të nxiste dhe përkeqësonte konfliktin në Kosovë. Greqia fqinje i frikësohej një përhapjeje të mundshme të dhunës në jug të Shqipërisë, ndaj dhe postat kufitare greke u vunë në gjendje gatishmërie të lartë. Gjatë dhunës mbështetësit e Berishës iu kishin vënë flakën tri bankave greke, përfshi dhe Bankën Kombëtare të Greqisë.

Në ditët pasardhëse u pa një përforcim i sigurisë në Tiranë, ndërsa forcat speciale të policisë të veshur në të zeza ngritën postblloqe për të peshkuar ndonjë makinë që ishte duke udhëtuar drejt Tiranës. Më 17 shtator Parlamenti nxitoi të miratonte një ligj që ia kalonte Ministrisë së Brendshme drejtpërdrejt varësinë e policisë ushtarake dhe komando nga varësia prej ushtrisë. Ky ligj i dha mundësi qeverisë për të mbajtur rendin pa ndihmën e ushtrisë. Pavarësisht nga këto lëvizje, qeveria mbetej e pasigurtë dhe e nervozuar. Në një përpjekje për të fituar mbështetjen e uniformave blu, kryeministri i vetmuar Nano nxitoi të dyfishonte rrogat e policëve. Nanoja, pasi u kthye nga udhëtimi i tij në panik në Maqedoni, fajësoi për dhunën bandat e Berishës, duke e quajtur atë ‘organizatorin kryesor të përpjekjes për grushtin e shtetit’.9 Por Berisha i shpërfilli akuzat ndaj tij duke i quajtur ato ‘qesharake’, ndërsa për trazirat tha se ishin ‘provokuar’ nga SHIK-u. Ai e quajti Fatos Nanon një ‘terrorist leninist’ dhe këmbënguli në dorëheqjen e Nanos dhe krijimin e një ‘qeverie teknike’ që të përgatiste zgjedhjet e reja.10 Në ditët në vazhdim, nja njëmijë mbështetës besnikë të Berishës e ndoqën atë në protestat e zakonshme nëpër rrugë. Përmes talljesh dhe fishkëllimash të qytetarëve spektatorë, turma e njerëzve të paguar e udhëhequr nga Berisha thërriste në mënyrë provokative rrugëve të Tiranës: ‘Vdekje Nanos! Vdekje komunizmit!’

studiuesit

(Vijon nesër)

Nesër do të lexoni:

Çfarë ndodhi pas vrasjes së Azem Hajdarit dhe rritja e mbështetësve të të Berishës

Si ndodhi që kriza e Tiranës largoi vëmendjen nga kriza e Kosovës që po shkonte drejt kulmit të saj

Dorëheqja e Fatos Naos dhe refuzimi për shkarkimin e Fatos Klosit

 

Përktheu dhe përgatiti për botim: Xhevdet Shehu  

 

James Pettifer dhe Miranda Vickers July 16, 2014 14:03
Komento

35 Komente

  1. ISH GAZETAR July 16, 14:27

    Nje saktesim i vogel:
    Atentati i pare ndaj Azem Hajdarit (i bere publik), ka ndodhur diku nga viti 1992.
    Gjate nje vizite ne Tropoje, kur Azemi mori vesh se do i benin atentat, i dha pardesyne e bardhe nje miku/shoqeruesi nga Tropoja me banim ne Tropoje. Ku ta dinte hallexhiu se ky ishte kurth alla Hajdari?! E vrane ne vend te Hajdarit (Vili Minarolli eshte gjalle).
    Me skandalozja eshte se te nesermen, gjate nje mitingu ne Kombinat ne Tirane (rreth 500 vete te pranishem), Azemi e pohoi me gojen e tij (pa ja kerkuar kush) qe donin ti benin atij atentat, por ai nuk e hengri dhe i dha pardesyne nje mikut te tij, te cilin me pas e vrane!

    P.S. Pardesyte e Bardha ishin zhdukur ne 1996 😉

    Reply to this comment
    • Mica July 16, 20:12

      Personi i vrarë, asht i ndjeri Isuf Haluca, shok i Azemit nga Tropoja dhe me sa maj mend asht vrarë në vitin 1992, në tragetin e linjës Koman-Fierzë. Këto punë janë zhvilluar nga sherbimet intiligjente, që përdorte kontigjentë nga MAFIA RAJONALE.

      Reply to this comment
  2. Naci July 16, 14:29

    Ja pra ky eshte demokrati vrases tropojane qe per hire te familjes se tij i vendos flaken gjithe shqiperise…urrejtja kunder ketij njeriu ka arritur kulmin, pse drejtesia shqipetare nuke e thirri nje here te vetme kete kriminel per te argumntuar gjithe keto vrasje qe ka bere ketij vendi….policia hedhi 200 mije $ per te gjetur vrasesin e Hajdarit, ku Berisha paguajti 200 milion € per ta mbyllur ceshtjen…hey hey alkapone.

    Reply to this comment
  3. gjermani i fundit July 16, 14:45

    pyetja 1 milion $ eshte se a u varros Azemi te henen apo e harruan ne qilaret e kryeministrise?

    Reply to this comment
  4. Rrumpalla July 16, 14:48

    Si ka mundesi , qe akoma vihet ne diskutim se kush e vrau Azemin. Ajo dihet konkurenca ndermjet Berishes dhe Azemin ne kontrabanden e Naftes dhe armeve qe u ben e ne kohen e luftes se kosoves kur USA beri bllokade Sllobodanit. Jane shitur me miliarda litra nafte dhe sasi armesh per ushtrine Serbe….

    Reply to this comment
  5. arvanitasi July 16, 14:51

    Une e di qe Sali Bisha e ka te rezervuar prej kohesh vendin e gjyqit ne HAGE dhe se dosja e tij ne Hage po mbushet dita dites. Do thoni ju te dashur lexues se ku e di une kete gje!? Po ja qe e di dhe diten qe Saliu do shkoje ne Hage do pres kometet nga ju. Shihemi atehere kur dita do te publikoje lajmin e Sali Bishes ne HAGE.

    Reply to this comment
    • psy July 16, 15:04

      Ty te lumte goja!

      Reply to this comment
    • Lleshi July 17, 10:49

      Mos genje dhe mos hap fjale kot ! Saleh Berishovici , nuk e con njeri ne Hage ! Qe te perfundosh ne hage duhet konsesus politik nderkombetar ! Apo kujton ti se ne bote ka “drejtesi” ?

      Saleh Berishovici , eshte beniamin i nderkombetareve ne radhe te pare dhe nga spiunet e hershem serb ! Duhet te idsh more zotni se si Salehu dhe Fatosi , morren mandatet e pranimit ne Shën Egidio ! E ke pa ti ate priftin e Shen Egidios , qe eshte present ne Shqiperi sa here ka konflikt ?

      Agjenturat e huaja , bashkepunojne me njera tjetren , kur eshte rasti i Shqiperise , prandaj misioni i pare i Salehut ishte shkaterrimi dhe shitja e agjentures se shtetit shqiptar dhe krijimi i nje taborri bashibozukesh me emrin SHIK , i cili ishte gjithashtu nje toge bashibozukesh ne dore te Rajersoneve etj.

      Si mendon ti more zotni , se Berishovici ishte “armik” apo kundershtar i Amerikes ? Ha…ha…ha… Apo i ve mend Gazit te Dedes se cfare brockulliste ? E kush Gazi i Dedes , nje ushtari ordiner te Salehut ? Ha…ha….ha…

      Shqiperia duhej shkaterruar me te gjitha , sic u arrit te behej ! Populli shqiptar i Kosoves , duhet te shikonte Dheun Meme duke u rrenuar dhe djegur ! Kjo ndodhte se sherbimet e huaja , nuk kishin teresisht ne dore vendimarrjen e UCK-se ! Sepse Salehu kishte luajtur gabim dhe pa kujdes ! I kishte spiunuar dhe burgosur ata djem ! Por nderkohe qe i kishte burgosur dhe shitur , kishte dekonspiruar edhe veten se ishte kelysh serbi , keshtu qe kishte humbur besimin e tyre ! Te vetmet linja qe kontrollonin apo kishin njohje ne UCK , ishin ish sigurimsat e kohes Enverit , por dhe ata i kishin nxjerre jashte funksioni ! Keshtu Amerika dhe gjithe te tjeret iu duhej te kontrollonin “zgjimin” luftarak te popullit shqiptar me ngritjen e luftes se hapur te popullit te Kosoves ! Penetrimin e kishte te pamundur pervec me disa kokrra , prandaj duhej rrenuar se pari Shqiperia dhe ushtria e saj ! Se dyti shtuar dhuna e Serbeve ! Se treti vendosja e Fatosis Nanos , si gjoja ish perfaqesuesi nostalgjik i Partise se Punes dhe se katerti aktivizimi nderkombetar per futjen e trupave te NATO-se ne Kosove ! Dhe ja ku ra UCK-ja dhe Lufta Shqiptare ne Ballkan morri fund , duke rene nen komanden e atyre qe e sollen ne kete dite shqiptaret !

      Pra ti mendon se Salehu do te shkoje ne Hage ? Gabohesh shume keq ! Te gjithe ata qe nuk e kane pasur ne zemer Shqiperine , kane pasur tek Salehu ushtarin me te mire dhe me te pacipe !

      Si more kapidon mendon keshtu ti ? Po si mendon ti se e morri vesh Remzi Hoxha se salehu u takua me Miloshevicin ne Oher dhe nuk e dinin sherbimet inteligjente Amerikane dhe Perendimore ? Ha…ha…ha…

      Salehu , vetem nese vjen puna ngusht fare (pra ka presion te madh nga populli) vetem atehere do te behet sikur e cojne ne burg , per ta denuar pastaj per prishjen e Parkut te madh te Liqenit aty afer Tiranes ! ha…ha…ha… Pastaj do dali nga burgu per ne spital ! Ato miliarda euro qe i grabiti dhe po i grabit shqiptareve do t’i gezoje si ai dhe kelyshet e tij , ndersa varesine ekonomike shqiptare nga serbi nuk do ta preke njeri , sepse kane rene dakort dy te medhenjte !

      Reply to this comment
  6. bledari July 16, 15:15

    Mjere Shqiperia qe ra ne dore te kesaj bande injorante tropojane. Shihni foton e mesiperme. Nuk ja nevoje per komente. Shihni kujt ia la qeverisjen e Shqiperise Ramiz Alia.
    Edhe atje ne boten tjeter Ramizin do ta ndjeke mallkimi i popullit shqiptar.

    Reply to this comment
  7. CAJA E VAKUT TE TABAKEVE July 16, 15:44

    U BARRUA PLESHTI E POLLI NJE MIZE KALI

    Perveç citimit “Por zëvendësshefi i Misionit të OSBE-së, Tim Isles, ishte një nga dëshmitarët okularë që kishte ndjekur pareshtur ngjarjet në bulevardin qendror. Ai ka njoftuar se nuk është e vërtetë që të shtënat erdhën nga godina qeveritare”, nuk gjej fakte te reja ne kete perkthim te komanduar, te Xhevedet Shehut, shume vite i paguar nga organizatoret e vertete te kesaj masakre: Shkreli-Biberaj-Berisha.

    Edhe ky citim duhet marre me pinca, sepse ne situata te tilla veshtire te gjenden trima qe nen bresherine e predhave, te behen deshmitare te prejardhjes se tyre, aq me shume anglese.

    Me anglezet, ne si shqiptare tashme jemi mesuar, mjafton te kujtojme se si e beri serb, Gjergj Balshen, Edith Durham-ja e Tamizit te Londres.

    Edhe keta, si perhere shtypi anglez, barruan nje plesht per te pjelle nje mize kali.

    Ajo qe desha te nenvizoj ne kete koment, eshte tentativa per ti ndryshuar fillin llogjik dhe te provuar tashme te shkaqeve qe çuan ne kete matrahure: nuk ishte “grindje kriminelesh per arme shitje”, por ishte rikthimi ne pushtet i serbo-malazezit Sali Ram Shiqere Berisha.

    E nese memorja nuk me ka lene, ky krimineli i intervistes foli: “…ishim me tre makina ne pritje…”, nga kjo kronike e mjaltizuar del se paska qene vetem nje!

    Reply to this comment
  8. Carlos July 16, 15:55

    ….Dhe shqiptaret idiote rrine e veshtrojne dhe ndahen mes tyre ne dilema idiote te tipit Sherlock Holmes, kush e vrau , pse e vrau ,kur e vrau , kush mori pjese.Koha iken shpejt e bashke me te treten jetet e njerezve dhe brezave u veniten shpresat per nje jete dinjitoze, nen peshen e rregullit, ligjit, shtetit te ndertuar me parimete shendosha te lirise , barazise e te drejtes….Turp i Papare per Nje vend qe nderon dhe mbron duke i mbajtur ngrohte keta vemje te politikes, ne sallat e parlamentit, keta ndyresira qe u permenden emrat ne skenare te pergjakshem si ai i 14 shtatorit stresuan nje popull te tere , duke bere te mbaje frymen pezull gjithe shqiperia, keta Pollot, Islamet,Berishet ,Mejdanet,Nanot e gjithe suita e Karnavaleve te ketij vendi qe i bene Shqipes 1000 e 1 te zeza.E sigurte eshte qe nje dite keta vemje nuk do te jete me , por te nxirren mesime nga kjo e kaluar e dhimbshme , sepse si thote Brehti tek Arturo UI, barku qe i polli ende nuk eshte thare

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi July 16, 20:54

      @@@ Kazani në Kosovë po zjente? Sërbëve u duhej njê njeri që të ndikonte ne punët e “kazanit kosovar”!? U duhej sali berisha në pushtet. E gjithe trazira dhe puçi këtë qellim kishte. Ngjarjet e tjera me “më the te thashë,qelloi ky këtë e ky atë” ishin ngaterrim i qellimshëm për të humbur nga sytë dhe vëmëndja “puçin dhe krerët e tij” si dhe kokolepsje dezinformative për të realizuar dy qellime kryesore te skenarit udba-sh 1. Sali berisha ne pushtet per te realizuar planet per dobesimin e organizimit të rezistences qe po lindte e përhapej ilegalisht dhe fuqishëm në Kosovë dhe 2. Rrëmujë në Shqiperi me qëllimin qe rezistenca kosovare te mos i kishte shpatullat e ngrohta!? Nuk është dhe Nano-ja pa pjesën e vet në këtë gjurulldi pavarësisht se “i duhej te deklaronte se kërkohej koka e tij”. Koka e tij kërkohej gjasme ose hic pasi e merte me perpara njoftimin sesi duhej te vepronte??? Mos harròni se dy autoret engleze jane te institutit te studimeve strategjike e te sigurise ne Angli? Ky institut ka informacion te jashtezakonshem!? Autoret bazohen në fakte qe jane filtruar njemije here para se ti shkruajnë. Xhevdet Shehu,sjellesi i ketyre shenimeve interesante e di mirë se cilet autorë thonë te verteten “ekzakte”. Miranda dhe Xhejmsi janë nga ata qe njohin dhe menyrat sesi ta shohësh “gjelpëren ne bar” nga “king kobra” helikopteri,300metra mbi tokë!? E di Xhevdeti kush janë keta, ndaj mos hezitoni te “lexoni realen” ne ato qe ai ka sjelle sot te “Dita”? Tung!

      Reply to this comment
      • Lleshi July 17, 10:05

        Edhe gafa se “u vra” Vili Minarrolli eshte futur qellimisht , per te krijuar idene se keta “nuk kishin informacion te sakte” dhe “ia fusin kot” ! Kur ne fakt e gjitha sa ndodhi ishte krijese pikerisht e sherbimebe inteligjente “haleate” , qe edhe “SHISH”-in tone e kishin nje togë te tyre !

        Tani si jua merr mendja juve se kur thote Klosi se kishte te dhena , nuk e dinin keta ? Po kur e dinin , pse nuk e ndaluan ? Apo ishte “trim” Elez Biberaj dhe Saleh Berishovici ? Ha…ha…! Apo ishte trim Miloshevici ? Cfare jane keto me ?????
        Ketyre lloj gjerave iu ka dale kallaji me kohe ! Kush i le Salehat , e Bilerajt , Miloshevicet dhe leshiçët me bo lojra ne nji rajon si Ballkani qe ta hedh boten ne ere ????

        O Popull kur do te zgjoheni ? Keni bere shkolle , por keni mbet analfabet funksionale ! Cfare flisni more njerez ! Edhe nje artikull qe ka impakt ne terrenin ballkanas , sidmos ate shqiptar , nuk del pa qene i porositur dhe i kontrolluar mire per pasojat qe do te sjelli ! Dhe qe “pasojat” te jene te kontrolluara !

        Eeeejjjj ku jetoni o popull ?

        Reply to this comment
  9. beni July 16, 15:58

    2 qente e shqiperise jan SALI BERISHA DHE FATOS NANO. NERI ESHTE AMET ZOGU NJERI ESHTE ESAT PASHA. PER TE NDARE KUSH ESHTE NJERI DHE KUSH ESHTE TJETRI KAM VESHTIRSI. NANOS SALIU I DEGJENEROI GRUA CUPE DJALE. FILEM PORNO U BERI DHE FATOS QENI JU ULE NE PRERE PRAPE. FATOS NANO ESHTE PLERA E TE MAJTES,SALIU PLERA E TE DJATHTES. SA DUA TE DALIN ARKIVAT E CIA SA JANE GJALLE KETA QENE. TA SHIKOIN DHE FANATIKET E SEMUR TE TE DYVE SE KUSH JAN KETA QEN.

    Reply to this comment
  10. erjeta July 16, 16:50

    Turp, te shesesh aktete vandaliste per heroizms vetem ne PD ndodh. Mos prisni tu doje njeri, tu votoje njeri. Ju mashtruat militante te mjere, por kurre me terinjte e ketij vendi. Shporruni dhe dalshi fare tropojane e horra.mos mbifte me fara juaj.

    Reply to this comment
  11. alfade July 16, 17:03

    S’ka dhe s’mund te kete demokrat nga nje zone , e cila i neshtrohet ligjeve te kanunit !-
    Edhe Berisha ,duke qene nga kjo zone e ka ne gen ndjenjen e hakmarrjes kanunore , baj-
    raktare, tribaliste, primitive …..
    Kurresesi s’mund te ndodhe ndryshe …

    Reply to this comment
  12. Taulant July 16, 17:20

    Atentatin ne traget Fierze e ka ba Feriz Kernaja shok cub i Fatmir Haklajt.Fatmiri eshte nipi i Jaho Mulosmanit megjithese me i madh ne moshe.Atentatin e dyte po ne Tropoje e ka ba vete Jaho Mulosmani dhe u plagos kusheriri i Genc Pollos ish drejtor i TVSH.Vrasjen e Azemit e ka ba grupi prej 14 vetash te gjithe punonjes policie.Ekzekutor Jaho Salihi Fakte te dala nga gjyqi ku prokurore ishte daneze.Historucet thojne se Kryeministria ishte djegur dhe grabitur te dielen.Nje rrene diten per diell kur dihet se kjo ndodhi te henen.Kush ka qene ate dite para KM i ka degjuar se krismat e para erdhen nga dritarja e katit te dyte te KM e vetmja dritare pak e hapur.Flaket e armeve qe dilnin nga keto dritare shiheshin qarte.Fatmir Haklaj u fut ne vorbullen e vrasjeve pas vrasjes se vellaut dhe kunatit te tij nga fisi Hoxha.U vrane me dhjetra vete,Ne zyren e tij si drejtor policie ai vrau vllaun e Hoxhejve.Vrasjet sollen vrasje dhe sot fisit te Haklave ne Kerrnaje jane shembur themelet dhe varret.Azemi ne parlament denoncoi vrasjen ne zyre dhe e pamundura ai vazhdonte detyren
    .Ky ishte shkaku,ky denoncim beri qe ai grup kriminelesh erdhi ne Tirane per ti bere presion Azemit.Aty Jahoja si budall, si marre,si i pabese,si perdhunues vajzash ne sy te familjareve,si cub ordiner i preu ne bese Shoket dhe Azemin.Hedh nje i marre nje gur ne uje cohen 100 te urte e nuk e nxjerrin dot

    Reply to this comment
    • tani July 16, 21:28

      Te gjitha i dike o zotri Taulant kto tipat qe permende jan te gjith kriminela
      Po na thuj o zotni kush mutin ishte Azem Hajdari se nuk ishte ma pak kriminel se kta qe permende ma siper vetem me nji ndryshim hakllajt prishen Tropojen po Azemi me sal berishen prishen shqiprin
      te paret jan nen tok ose ne burgje si kriminela po ket azemin e kena si hero tu qen superkriminel
      Gjeni nenji burr ma te mir nga tropoja per me na e sherby si hero se kta qe keni jan funderrina
      me rrespekt per tropojanet e ndershem qe jan jo pak

      Reply to this comment
    • Une July 16, 21:51

      O Taulant, po c’deshen ne KM me antitank e kallashnikov ata bandite? Apo e ka fajin edhe per kete ajo gjasme e shtene nga nje dritare ne kat te dyte e KM? Te kishte pasur do kishte qene shume mire. Por pyetja eshte, a u vra ose u plagos njeri nga keto te shtena? Ke ndonje informacion ti?

      Reply to this comment
    • Lleshi July 17, 10:16

      Ke nji gabim zoti historian i mafies ! Te dielen eshte tentu sulmi i pare dhe nuk eshte hy ne Kryeministri , por jane djeg makinat para saj ! ka pasur edhe te shtena ate moment . Ka qene ora rrthe 10.00 paradite dhe vete kam qene tek blloku duke kalu , ku nga aty ku u vra Tan Santo kam pa levizjet e ketyne cubave dhe makinat ne flake para deres se Kryeministrise (ka qene pa hekra atehere) !

      Reply to this comment
  13. alfade July 16, 17:26

    Asgjesim brenda llojit ! Tropojane horra,hajna,vrases ,plackites !

    Reply to this comment
  14. alfade July 16, 17:29

    Kurre me ne historine e Shqiperise te vihen ne poste drejtuese trpojane ! Por kur behet
    fjale per ”udheheqes” as ne enderr te mos e shohin bajraktaret e Vicidolit !!

    Reply to this comment
  15. Pëllumb zaimi July 16, 20:50

    Kazani në. Kosovë po zjente? Sërbëve u duhej njê njeri që të ndikonte ne punët e “kazanit kosovar”!? U duhej sali berisha në pushtet. E gjithe trazira dhe puçi këtë qellim kishte. Ngjarjet e tjera me “më the te thashë,qelloi ky këtë e ky atë” ishin ngaterrim i qellimshëm për të humbur nga sytë dhe vëmëndja “puçin dhe krerët e tij” si dhe kokolepsje dezinformative për të realizuar dy qellime kryesore te skenarit udba-sh 1. Sali berisha ne pushtet per te realizuar planet per dobesimin e organizimit të rezistences qe po lindte e përhapej ilegalisht dhe fuqishëm në Kosovë dhe 2. Rrëmujë në Shqiperi me qëllimin qe rezistenca kosovare te mos i kishte shpatullat e ngrohta!? Nuk është dhe Nano-ja pa pjesën e vet në këtë gjurulldi pavarësisht se “i duhej te deklaronte se kërkohej koka e tij”. Koka e tij kërkohej gjasme ose hic pasi e merte me perpara njoftimin sesi duhej te vepronte??? Mos harròni se dy autoret engleze jane te institutit te studimeve strategjike e te sigurise ne Angli? Ky institut ka informacion te jashtezakonshem!? Autoret bazohen në fakte qe jane filtruar njemije here para se ti shkruajnë. Xhevdet Shehu,sjellesi i ketyre shenimeve interesante e di mirë se cilet autorë thonë te verteten “ekzakte”. Miranda dhe Xhejmsi janë nga ata qe njohin dhe menyrat sesi ta shohësh “gjelpëren ne bar” nga “king kobra” helikopteri,300metra mbi tokë!? E di Xhevdeti kush janë keta, ndaj mos hezitoni te “lexoni realen” ne ato qe ai ka sjelle sot te “Dita”? Tung!

    Reply to this comment
  16. Longari July 16, 22:01

    Por njekohesisht ky eshte edhe populli yne legen qe mban ne krye te tij te tille plehra te inkriminuar deri ne palce.

    Reply to this comment
  17. Apojo July 16, 22:30

    Kush me sqaron dot se pse udheheqesi i turmes mortore te azem hajdarit , Pjeper Tom Arbnori vdiq me kancer, Ministri i brendeshem i atyre diteve Perikli Teta vdiq me kancer, na del se edhe sekretarja e birishes qe ishte prezente kur birisha i ka folur rende AZEMIT pse takoi plakun e HAKLAJVE, zj. Ihsani na paska vdekur para nje viti po me semundje te rende?

    Reply to this comment
  18. Bajram C July 17, 04:17

    A E DINI SE KUR TROPOJANET DUAN TE BETOHEN PER DICKA, SI BETOHEN…! NE CFARE BETOHEN QE TE TE BINDIN SE PO THONE TE VERTETEN. NUK BETOHEN AS PER QIELL E AS PER DHE, AS PER ZOT E PERENDI, POR BETOHEN…( ME ROB SHPIJE…,ME NANE E ME MOTER), FJALE QE NUK I THOTE AS BUDALLAI. CFARE TE THUASH MA SHUME. NJE RINI PA NDER, NUK KA AS BESE. NATYRISHT QE NUK JANE TE GJITHE TROPOJANET NJELLOJ, POR JANE TE VETMIT NE SHQIPERI QE SHAJNE NANEN DHE MOTREN E VET, ME TE MBUSH MENDJEN SE NUK PO GENJEJNE. KESHTU BETOHEJ DHE AZEMI I NDJERE KUR ISHTE GJALLE. I DEGJOHEJ ZERI DERI NE FUND TE OBORRIT TE PARLAMENTIT DHE QYTETIT TE STUDENTEVE.

    Reply to this comment
  19. Meteh July 17, 08:46

    DITA-ju lumt.E keqa e ketij vendi ka ardhur dhe po i vjen nga nje njeri.Ai eshte Sali Ram Berisha.Sa te jet ky gjall,shqiperia do te vuaj me shume,do digjet prap,do shkaterrohet perseri,do ndrrohen shume qeveri dhe,perseri ai aty do te jet,o i pare o ne hije si HIENE,gjarper me zile,Tiger,vrases,gjakpires,vjedhes familjarisht.Esht fatezi ai shqiptar qe do ndegjoi dhe shikoi kete njeri-kafshe te egersuar,me te keqin e ketij vendi ne keto 100 vjet…

    Reply to this comment
  20. Viçidoli July 17, 11:22

    Gazetari Xhevdet Shehu ka me ra ndonj’ dit në pritën ton’ sepse nuk ka la shkrim pa ba e za bote pa sjell’ me poshtru bajraktarin ton’ heroik? Pranaj jena mbledh xhith bajraku me e paralajmru “larg durt nga bajraktari yn’ dhe nga skanderbegu i Shqipnis”!? Salija asht demokrati ma i madh i tan’ kohnave!? Mos po t’duket vedi si Rrapo Hekali ty a ? Ta tregon çejfin jozi tyna? Asht nis me ba kallzimin penal me objekt “jozi ene bajraku i viçidols’ kundër gazetarit Xhevdet Shehu”? Tash po e shef çka ka me t’ba xhin xhoni tyna? Shorti i xhykimit atij ka me i ra !!?

    Reply to this comment
  21. Hekali July 17, 11:30

    Hajde me briskun në dorë te bytha e ullirit që “t’ja pastrosh mikun” Xhevdetit ti viçidolas? Rrëmbythje!

    Reply to this comment
  22. Myzeqeja July 17, 11:54

    Gati e kam kallëmin të ta fus “te vëndi” re shpellari i viçidolit. As qimen nuk i prek dot Xhevdetit ti re? Thirri mendjes se myzeqarët nuk bejnë shaka o të plastë truri si bullica ime e çmendur!?

    Reply to this comment
  23. Vlora July 17, 12:02

    Sa të kem dyfekun unë/ Xhevdetit i hani m..ë ! Nuk bëj shaka o figurë shpelle? Provoje nashti dhe ta shoç,me barut ta mbush tartakutin !?

    Reply to this comment
    • Lleshi July 17, 12:18

      Edhe Vicidoli qe ka shkruajtur me siper , eshte tallur dhe ai o burr me “ata” , por mos u nxeh ! Median e kane ne dore “ata” ! Foli Xhoda tre fjale , dalin shkruajne dhe ata 5 fjale ! Keshtu jane keto pune !

      I kane marre masat nuk mberrijne deri tek sherri fizik ! ha..ha..

      Reply to this comment
  24. Viçidoli July 17, 12:09

    @ Hekali, Myzeqeja, Vlora? M’kan hik krejt ment’ e kres’ !? Pasha zotin e njat qiell e tokë,- bana shaka? Poterja asht ke na,trimnija asht’ ke ju? Falemners!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*