Porositësi po kërkohet në Spanjë. Pse u ekzekutua komisar Cuku
Nga Arkiva
Bledar Jambelli, i kërkuar nga policia si porositësi i vrasjes së ish- kreut të Policisë së Vlorës Artan Cuku, dyshohet se fshihet në Spanjë.
Verifikimet e kryera, konfirmuan se deri para pak javësh ai qëndronte në kryeqytetin spanjoll në Madrid.
Për shkak se ai ka ndryshuar herë pas herë vendin e strehimit dhe duke përdorur dokumente të falsifikuara ka mundur t’iu shpëtojë policisë, shkruan Tv Klan.
Në Spanjë ai dyshohet se është ribashkuar me një grup shqiptarësh të përfshirë në trafik droge e vrasje.
Këto aktivitetet të paligjshme shkaktuan një luftë mes bandave shqiptare në Spanjë.
Nga këto përplasje në vitin 2006, u vra Seldi Zanaj, në Barcelonë. Për këtë krim u dyshua Sokol Rama.
Në shenjë hakmarrjeje me 11 Nëntor 2006, në qendër të Vlorës, u vra oficerja e Marinës, Eleonora Rama 47 vjeçe, nëna e Sokol Ramës.
Tri javë më vonë, pranë Pusit të Mezinit, Bledar Jambelli në bashkëpunim me një person tjetër dyshohet se vrau për llogari të Sokol Ramës, Shpëtim Mukën, daja i vëllezërve Zanaj.
Në këtë atentat u plagos edhe nipi tjetër i Mukës, Edvin Zanaj, i cili u vra me 1 Nëntor të vitit 2007, në afërsi të maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë.
Edhe në këtë vrasje dyshohet se është përfshirë Jambelli.
Arrestimi i tij, në vitin 2012, nga Policia e Vlorës që drejtohej nga Artan Cuku, mund të kishte çuar në dokumentimin e një serie vrasjesh mes dy grupeve.
Pikërisht ky është edhe shkaku që mendohet se ka çuar Jambellin të porosisë vrasjen e Cukut, shkruan Tv Klan.
a.s/dita
Ai apo ajo gjyqtar qe ka liruar kete person te rrezikshem per shoqerine, pas arrestimit, duhet te dali para drejtesise dhe te japi llogari sepse eshte bashkepuntor me kete kriminel qe porositi vrasjen e ish kreut te policise se Vlores ,si dhe denimi te jete maksimal burgim i perjetshem, per arsye se me vendimin qe kon dhene keta gjyqtare kriminele,duke liruar kete kriminel,i kon sjell shoqerise dhe shtetit deme te pariparueshme……..
I ndjeri Komisari Artan e ka arestuar kete killer dhe mafioz, po trupi dhykues qe e liroje a mban pergjegjesi?
Familjes se Artanit i del per detyre te hakmeret ndaj ketij trupi9 gjykues koke per koek dhe te lajne esapet me te afermit e Mafiozit, Bledar Jambelli, ne Shqiperi nuk do te kete KURRE drejtesi.
Nuk mbaron ketu, rilindja e dhjere e hodhi ne mes te
rruges, e njejta gje, me ate te shkretin, qe ja dha
vetes ne komisariatin Fier
Arrestoni gjykatesin që e liroi të kryej dënimin
në vend të tij. E thjeshtë apo jo.