Vrasja e ekstremistit grek, policia sqaron dinamikën e ngjarjes

October 28, 2018 19:38

Vrasja e ekstremistit grek, policia sqaron dinamikën e ngjarjes

Disa orë pas ngjarjes së rëndë të shënuar ditën e sotme në fashitin Bularat të Bashkisë Dropull të Rrethit Gjirokastër, ku pas përplasjes me armë me policinë, ka mbetur i vrarë shtetasi grek Konstandinos Kacifas, Policia e Shtetit përmes një deklarate publike ka sqaruar të gjithë dinamikën e ngjarjes.

“Gjatë ditës së sotme datë 28.10.2018, rreth orës 10.00, në fshatin Bularat të Bashkisë Dropull të Rrethit Gjirokastër ka pasur të shtëna me armë zjarri. Punonjësit e Policisë të cilët ishin të planizuar me shërbim në fshatin Bularat kanë shkuar menjëherë në drejtim të vendit nga u dëgjuan të shtënat me armë. Në momentin e mbërritjes në vend, punonjësit e Policisë janë sulmuar me armë zjarri nga një person i veshur me uniformë ushtarake. Nga zjarri i hapur kundër personelit të policisë u godit dhe u dëmtua automjeti i policisë.”, thuhet në njoftim.

“Të ndodhur përballë kësaj situate, punonjësit e policisë kanë kërkuar mbështetje me efektivë shtesë si dhe janë vënë në ndjekje të autorit të sulmit me armë. Në ndihmë të punonjësve të policisë kanë mbërritur shërbime të tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe grupi hetimor. Gjatë ndjekjes nga forcat e ardhura të policisë, shtetasi i armatosur ka hapur përsëri zjarr në drejtim të Policisë duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.

Nisur nga rrezikshmëria që paraqiste shtetasi, i identifikuar si Kostandions Kaçifa, 35 vjeç, lindur dhe banues në Bularat Gjirokastër, policia vendore ka kërkuar menjëherë ndihmën e forcave speciale për të bërë të mundur përballimin e sitatës së pazakontë për forcat vendore. Me mbërritjen në vendngjarje, kanë ushtruar kontroll në banesën e të dyshuarit. Nga kontrolli i ushtruar në banesë nuk është bërë e mundur gjetja e tij dhe në këtë kohë ka nisur krehja e zonës.

Forcat speciale kanë bërë të mundur lokalizimin e tij në një shpat mali mbi fshatin Bularat. Në momentin e zbulimit nga forcat e policisë, Shtetasi Kostandinos Kaçifa , ka hapur menjëherë zjarr ndaj tyre. Forcat speciale janë pozicionuar për të mbrojtur jetën e tyre dhe nëpërmjet megafonit i kanë bërë thirrje të herëpashershme shtetasit që vijonte të qëllonte me armë që të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit”, deklaron Policia.

“Shtetasi Kaçifa ka vijuar të qëllojë kundër forcave speciale për gati 30 minuta, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Në kundërpërgjigje, të forcave speciale gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë shtetasi Kostandinos Kaçifa.

Në vendngjarje u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë automatike, model Kallashnikov, dy karikatorë municioni, një çantë me fishekë luftarakë, si dhe 31 gëzhoja. Në banesën e shtetasit Kaçifa u sekuestrua edhe një uniformë kamoflazh.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër si dhe të Prokurorisë së Krimeve të Rënda po kryejnë veprimet në vendngjarje”, mbyllet deklarata e Policisë së Shtetit.

 

v.l/Dita

October 28, 2018 19:38
Komento

5 Komente

  1. Sali o le le, o nene. October 28, 19:46

    Tjeter here mos beni thirrje per t’u dorzuar terroriste dhe bytheqire grejke, direkt e ne lule te ballit, qe t’a marrin vesh njehere mire se cfare plehrash jane.

    Reply to this comment
  2. Aliu nga Selenic October 28, 20:11

    Sice e ka lypure e ka gjetur. Askush nuk i ka fai. C`fare kerkonte ai. Me siguri kerkonte te prishte festen qe do te behej.Ndaj kete detyre mori nga qarqet e egra Greka kunder vendit ton. Pra prishja e festes do te krijonte incidente ndaje dhe ai doli ne vendin e gabuar me nje qellim te gabuar. Keshtu policia e shtati beri detyren e vet dhe duhet te falenderohet dhe aspak te analizohet. Nuk eshte aspak e drejte qe nje batakqi te prishe festen qe eshte bere cdo vite atje. !
    Ne se nuk do vritej ai do te bente gjak do te merret shume jet njerzore.!

    Reply to this comment
  3. Qiresi grek October 28, 20:40

    Mire ja bene Grekut te qelbur

    Reply to this comment
  4. Janullatos arxidoglyftis October 29, 12:36

    Terrorist beqir grek !
    Ate qe kini mare ne shekuj nga shqiptaret ajo ju pret edhe tani !

    Reply to this comment
  5. Kris 1 October 29, 12:52

    Lindur dhe banues ne Bularat dhe nuk ishte shtetas shqiptar?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*