Vrasja e gazetarëve në Kabul, SHBA dënon sulmet dhe ofron mbështetje

May 1, 2018 10:23

Vrasja e gazetarëve në Kabul, SHBA dënon sulmet dhe ofron mbështetje

Ambasada amerikane në Kabul i dënoi ashpër sulmet e një dite me parë, ku humbën jetën 31 persona, 10 prej të cilëve qenë gazetarë.

Mesazhi i përcjellë në faqen e saj zyrtare ishte se, në një vend kur mediat janë në rrezik, të gjitha të drejtat e njeriut kërcënohen masivisht.

Ambasada amerikane në Kabul shprehu vendosmërinë për të qëndruar në krah të qeverisë afgane në luftën e saj kundër terrorizmit dhe përpjekjeve të vazhdueshme, për ta mbajtur vendin e sigurt përballë sulmeve të këtij lloji.

Ndërkohë, presidenti i Radios Europa e Lirë, Tom Kent e cilësoi tronditës lajmin e vrasjes së reportereve, dy nga të cilët ishin punonjës të institucionit të drejtuar prej tij.

Përpos Sabawoon Kakar dhe Abadullah Hananzai, nga sulmi i dytë kamikaz në kryeqytetin afgan humbi jetën edhe 28 vjeçarja Maharram Durrani, e cila ishte duke u trajnuar në byronë e Radios Europa e Lirë në Afganistan.

Edhe reporteri i shërbimit vendas të BBC-së, 29 vjeçari Ahmad Shah, u qëllua për vdekje nga persona të panjohur në provincën e Khostit.

Autoritetet afgane dhe dëshmitarët thanë se sulmi filloi gjatë orëve të hershme të mëngjesit nga një kamikaz me motoçikletë, që hodhi veten në erë në afërsi të një zyre të Drejtorisë Kombëtare të Sigurisë.

Kur punonjësit e shpëtimit dhe ekipet e medias u mblodhën disa minuta më vonë në vendngjarje, një sulmues i dytë i shtirur si gazetar shpërtheu eksplozivet e ngjitur ne trupin e tij, duke shkaktuar vdekjen e shumë civilëve.

s.a/dita

May 1, 2018 10:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim