Vrasja e gjeneralit Soleimani, Irani lëshon urdhër-arresti për Trump dhe 36 amerikanë të tjerë

June 29, 2020 14:32

Vrasja e gjeneralit Soleimani, Irani lëshon urdhër-arresti për Trump dhe 36 amerikanë të tjerë

Irani ka lëshuar një urdhër arresti dhe i ka kërkuar ndihmë Interpolit për të vënë në pranga presidentin amerikan Donald Trump dhe dhjetëra të tjerëve lidhur me sulmin me dron që vråu gjeneralin e lartë iranian në Bagdad.

Lajmin e ka konfirmuar një prokuror lokal të hënën.

Ndërsa Trump nuk përballet me asnjë rrezik arrestimi, akuzat vënë edhe një herë në pah tensionet e ngritura mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara qëkur Trump tërhoqi në mënyrë të njëanshme Amerikën nga marrëveshja bërthamore e Teheranit me fuqitë botërore.

Prokurori i Teheranit Ali Alqasimehr u shpreh se Trump dhe 36 persona të tjerë, të cilët Irani i akuzon për përfshirje në sulmin e 3 janarit që vrau gjeneralin Qassem Soleimani në Bagdad, përballen me akuza për ‘vrasje dhe terrorizëm,’ raportoi agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

Alqasimehr nuk identifikoi askënd tjetër që kërkohej përveç Trump, por theksoi se Irani do të vazhdojë ta ndjekë çështjen edhe pasi mandati i Trump të ketë përfunduar.

l.h/ dita

June 29, 2020 14:32
Komento

3 Komente

  1. Adih June 29, 19:56

    Shkoni faluni 5 here ne dite me bythe perpjete , e pastaj shohim e bejme ????

    Reply to this comment
  2. fteri June 30, 04:35

    kU DO TË SHKOJË NDONJËHER TRUMPI NË IRAN ,ASNJËHER.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 June 30, 12:58

      o debil shtroje pyetjen ndryshe”Irani ka lëshuar një urdhër arresti dhe i ka kërkuar ndihmë Interpolit “!a do ta pranojë interpoli që të ndihmojë iranin në arrestimin e trampit dhe të tjerëve,apo jo!!
      nuk flitet në do shkojë trampi apo nuk do të shkojë në iran!
      interpoli as ka për të fshirë bythën me këtë aktakuzë!!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim