Vrasja e gjyqtares/ Bregu, thirrje ministres së re të Drejtësisë: Lëviz Etilda, kërko llogari!

August 31, 2017 16:48

Vrasja e gjyqtares/ Bregu, thirrje ministres së re të Drejtësisë: Lëviz Etilda, kërko llogari!

Ish-deputetja demokrate Majlinda Bregu e njohur për deklaratat e saj pro grave dhe kundër dhunës ndaj tyre ka reaguar e tronditur për vrasjen e gjyqtares Fildez Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj.

Në një status në “Facebook”, Bregu kërkon nisjen e vettingut nga vendimet për krimin e familjes e bën thirrje për publikimin e emrit të prokurorit që kanosjen me armë të burrit vrasës e pa si armëmbajtje pa leje, madje dhe hetim për të.

Bregu ka një thirrje për ministren e re të Drejtësisë, të kërkojë llogari të gjitha gjykatat e drejtoritë e burgjeve për këto raste, kjo pasi 39-vjeçarja e vrarë sot ishte me urdhër mbrojtjeje nga ish-bashkëshorti, i cili e kishte dhunuar dhe madje dënuar me një vit burg pasi kishte tentuar më parë ta vriste nënën e dy fëmijëve.

STATUSI I BREGUT

Ka dale nga burgu me amnisti ne 2016?!

Është dënuar për dhune ne familje, ka tentuar ta vrase ne 2015 dhe lirohet ne 2016 për ta vrare nënën e tre fëmijëve ne 2017?!

Fillojeni Vettingun nga vendimet për krimin në familje!

Urdhra mbrojtje te mohuara, te dhëna e te paekzekutuara, tentativa vrasje të amnistuara! Prokurore pijanecë, gjyqtarë druvarë, ekspertë mashtrues!

Beni publik emrin e nisni hetimin për prokurorin qe kanosjen me arme te atij qe vrau nënën e fëmijëve sot e pa si armëmbajtje pa leje!

Fillojeni Vettingun këtu! Për krimin me makabër qe po shfaros gra e nena përditë!

Lëviz Etilda!

Kërko të të japin llogari qysh ditën e parë pa u zbardhur mirë dita të gjithë gjykatat e drejtoritë e burgjeve për urdhrat e mbrojtjes, lirimet me kusht, kohen e apelimit, ekspertet pranë gjykatave! Hiqeni nga lista e amnistisë tentativën për vrasje e për me tepër ndaj nënës së fëmijëve!

Hiqini të drejtën e përfitimit nga ulja e dënimit çdo lloj dhunuesi grash e fëmijësh!

Nuk i mbron dot urdhri i mbrojtjes nëse nuk ashpërsohen vendimet kundër dhunuesve!

Nuk mbrojti dot as një nene gjyqtare! Nuk funksionoi drejtësia as për të bërë drejtësi për një grua e cila gjyqtaret që duhet të bënin seancën për një vepër te kryer ne kushtet e flagrancës e kishin kolegë!!!

Po vrasin gratë e nenat përditë e ditën për diell! Dhe po bëhet kaq e zakontë sa as ndjeshmëri as përgjegjësi nuk po mban askush! Kjo është luftë! Në luftë o vritesh, o të vrasin!

August 31, 2017 16:48
Komento

6 Komente

  1. vera e nxehte August 31, 17:12

    Kam nje pyetje per ty Majlinda? Vertete e do familjen? Po grate vertet i do apo do veten qe te te duan ato? Ne fund: Ku e çuat familjen shqiptare Sali Berisha dhe ti, ku i çuat grate dhe vajzat shqiptare, nenat dhe motrat, kunatat dhe mbesat? Ku çuat ne bordello? Apo i çova une?! Prandaj vetingu duhet te nis per ty dhe seren tende, per drejtesine qe e katandiset ne ate terexhe, per krimin me te madh kunder njerezimit: krimin e familjes qe e bastarduat fare dhe s’ka per ta zene fillinme kurre. Kujt ja kerkoni?! D’kishte nevoje per veting sot po te mos i shkaterruar drejtesi, familja dhe shkaperdhyer shoqeria e eshte kthyer ne frymor pa shpirt human. Ju e kthyet, prandaj ky popull duhet tu ktheje koken nga kembet se vazhdoni te beni propagande.

    Reply to this comment
  2. ??? August 31, 17:36

    Moj Sacra Corona Unita, po ti qe e rrope kete popull kur ishe ne pushtet dhe qe vishesh me Gucci e Versace, a ke goje t’i kerkosh llogari dikujt qe nuk ka filluar pune akoma? Po ik moj plehre se ti je e fundit qe duhet te flasesh per moral!

    Reply to this comment
  3. Jak Boston August 31, 17:46

    Po e hengre nje luge corbe te prishur vjell tere jeten.
    Sa per Etilden kot harxhon frymen pasi jane te kontigjentit qe as burrit nuk ia japin pa lejen e kryetarit “Mao i gjati”.
    Po gjithesesi ben mire qe ben zburme.

    Reply to this comment
  4. Laveri August 31, 20:00

    Kur te qan hallin e grave dhe kjo buçja , qe ska lene vete gje pa bere

    Reply to this comment
  5. Korabi September 1, 03:37

    Moj Majlinda po kujt ja kerkon kete fature moj grua atyre qe ju i vute ne pushtet ????Ti dhe anetaret e partise tende e ben lemsh Shqiperine ,kerkoje ke vetja. Cfare bere ti si grua me pushtet kur ishe ne pushtet per grate ……nje vere ne uje . Mbushe xhepat e bleve cdeshe me makina ,shtepi e biznes dhe ti i di ne ndergjejgjen tende e nuk i the njehere punes miremengjes. Papritur ti u kujtove per grate e mjera qe torturohen abuzohen qe i bete prostituta brenda dhe jashte vendit . Nuk ke te drejte morale as ti e askush nga qeveria juaj si e keni bere kete vend. Fillo vettingun nga vetja dhe qeveria jote e felliqur. Mos ju a pafshim syte per nje kohe shume shume shume shume shume te gjate te jeni ne qeverisje.Ju mbushet xhepat dhe gjithcka qe rrenuat ja faturoni kesaj qeverie sot.Turp tu vije. Ju dhe vetem ju jeni pergjegjesit per gjithcka te keqe ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  6. Italiani September 1, 06:25

    A thua te trembet edhe kjo Maja????????????????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*