Vrasja e gjyqtares, çfarë fiksuan kamerat e sigurisë…

September 2, 2017 17:10

Vrasja e gjyqtares, çfarë fiksuan kamerat e sigurisë…

Vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi duket se ka qenë një krim i paramenduar dhe i planifikuar në detaje nga ish-burri i viktimës, shtetasi Fadil Kasemi. Ky i fundit rezulton se i kishte zënë pritë ish-bashkëshortes, të cilën e ka qëlluar me pistoletë pa shkëmbyer me të asnjë fjalë, shkruan “Panorama”.

Burime të konfirmuara nga grupi i hetimit kanë thënë se administrimi i provave në vendin e ngjarjes, pyetja e dëshmitarëve dhe verifikimi i kamerave të sigurisë që kanë filmuar ngjarjen, ka zbardhur dinamikën e krimit të rëndë.

Bazuar në këtë dinamikë që ka nisur të ndërtohet tashmë nga grupi hetimor, rezulton e përjashtuar mundësia e vrasjes së gjyqtares si pasojë e një debati të çastit me ish-bashkëshortin.

Bazuar në pamjet e kamerave dhe në dëshmitë e mbledhura, 53- vjeçari rezulton se e ka ndjekur gjyqtaren në lëvizjet e saj. Pasi viktima ka hyrë në parukeri, duke parkuar automjetin para derës së këtij ambienti, Fadil Kasemi ka qëndruar në distancë. Ai ka ndjekur lëvizjet e ish-gruas nga një distancë prej 15-20 metrash.

Kamerat e sigurisë dhe dëshmitarët kanë zbardhur faktin se kur gjyqtarja ka dalë nga parukeria dhe është drejtuar për tek automjeti i saj, autori i krimit, Fadil Kasemi, ka qenë në një distancë 10 metra në drejtimin nga pas automjetit.

Me qëllimin për të mos rënë në sy, ai është afruar nga ajo anë, pra nga drejtimi që vinte nga pas makinës, duke nxjerrë edhe armën e krimit.

MEKANIZMI I VRASJES

Nga pamjet e kamerave të sigurisë, duket viktima që del nga floktorja dhe hipën në makinë. Ajo ishte duke vendosur rripin e sigurimit, ndërkohë që xhami i dritares së shoferit ishte gjysmë i hapur.

Autori, i cili gjendej rreth 10 metra nga pjesa e pasme e makinës, afrohet me shpejtësi dhe e qëllon menjëherë viktimën. Dëshmitarët dhe pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë qartë se mes gjyqtares dhe ish-bashkëshortit të saj nuk ka pasur kurrfarë komunikimi apo debati.

“Nga pamjet filmike duket se autori i dyshuar qëllon dy herë dhe duket se nuk kanë pasur asnjë komunikim. Pra, goditjet janë bërë menjëherë”, tha dje një burim nga hetimi, shkruan “Panorama”.

Sipas tij, goditjen e parë autori i ngjarjes e ka qëlluar nga një largësi rreth 20 centimetra, ndërsa të dytën më afër. Ky mozaik i ngjarjes është formësuar nga këqyrja e kamerave të sigurisë, marrja në pyetje e dëshmitarëve dhe kombinimi i këtyre të dyjave me provat e fiksuara në vendin e krimit.

Bazuar në të gjitha këto elemente, sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, vrasja e gjyqtares 39- vjeçare Fildes Hafizi ka qenë e paramenduar dhe e planifikuar në detaje nga ishbashkëshorti i viktimës. Prokuroria përjashton të paktën për momentin mundësinë e vrasjes për shkak të ndonjë sherri apo debati të momentit.

September 2, 2017 17:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*