Vrasja e Ismail Lulit, mediat italiane: Krimi në mes Kanunit dhe ISIS

July 26, 2015 16:28

Vrasja e Ismail Lulit, mediat italiane: Krimi në mes Kanunit dhe ISIS

Igli Meta, 20 vjecari shqiptar, ka rrëfyer vrasjen e shokut të Ismail Luli, duke thënë para hetuesve se situata i doli nga kontrolli, pasi në të vërtetë donte vetëm t’i jepte një “mësim” 17­-vjeçarit.

Detajet e vrasjes brutale të ndodhur përgjatë lumit në fshatin San Martino tregojnë diçka tjetër: jo vetëm që viktima u fut në kurth nga shoket që e ftuan për t’u lare në lume, por Meta muaj më parë i kishte dërguar një mesazh në shqip të dashurës së tij maqedonase Ambera Saliji duke i thënë “Do ta vras”. Mediat italiane prej ditësh kanë në faqe të pare detaje të reja të vrasjes makabre të ndodhur në 20 korrik, ndërsa shkruajnë se ka edhe një aspekt simbolik që fut në këtë mes dhe Kanunin.

Thika me të cilën Igli Meta ekzekutoi 17­vjeçarin i përket gjyshit të tij, thikë të cilën e mbante gjithnjë me vete. Në dëshmitë e tij para hetuesve, i riu shqiptar ka pranuar autorësinë e vrasjes të cilën e “argumenton” me xhelozinë që ndjente ndaj raportit që Ismail Luli kishte me të dashurën e tij. Mediat italiane thonë se ky ekzekutim të kujton edhe vrasjet e shqiptarit nga Kosova, Lavdrim Muhaxheri, që njihet me emrin “Kasapi”.

Prerja e kokave në emër të Allahut, – shkruajne mediat italiane, – është e njëjtë me mënyren brutale që Igli Meta vrau bashkëkombasin e tij, duke e dhunuar fillimisht të lidhur në kryqin e një kishe, e më tej duke i prerë fytin me thikë, aq sa për pak i kanë këputur kokën nga trupi. Këto pikëpyetje ngrihen nga fakti se hipoteza e xhelozisë dhe e “shakasë” përfunduan në tragjedi pa ndonjë arsye pasi Ismaili dhe e dashura e Igli nuk kishin pasur asgjë mes tyre.

Të dielën pasdite Igli Meta dhe Marjo Mema e ftuan Ismailin, shqiptarin i cili jetonte në Itali me nënën dhe motrën e tij, për të bërë një shëtitje përgjatë lumit në zonën e San Martinos, “shetitje” e cila perfundoi tragjikisht me masakrimin e Lulit. Mema akuzohet si bashkepunetore i dyshuar ne vrasje, megjithese hetimet ende nuk kane nxjerre qarte rolin e tij ne kete krim.

July 26, 2015 16:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim