Serbia ndërpret bisedimet me Kosovën, mbledh Këshillin e Sigurisë

January 16, 2018 10:36

Serbia ndërpret bisedimet me Kosovën, mbledh Këshillin e Sigurisë

Vrasja në Mitrovicë e liderit të serbëve Oliver Ivanoviç, solli dhe ndërprerjen e menjëhershme të procesit të negociatave Prishtinë-Beograd, i cili ishte planifikuar për të rifilluar këtë të martë në Bruksel.

Sipas mediave serbe, delegacioni i Serbisë do të kthehet me urgjence në Beograd pas atentatit të Oliveri Ivanoviçit.

Rifillimi i negociatave mes dy shteteve në kuadër të dialogut teknik të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian do të niste pas ndërprerjes disa mujore.

Delegacioni i qeverisë së Beogradit do të kryesohej  nga shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ndërsa delegacioni i Prishtinës nga Avni Arifi, shefi i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Gjithashtu Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se do të mbledhë mesditën e sotme mbledhjen e Këshillit të Sigurisë.

January 16, 2018 10:36
Komento

3 Komente

  1. Lili January 16, 11:31

    a ka shqiptar ne veri jo, e sigurisht jo nje qe shetit me arme mu para deres se ketij…
    pra qenka prish nje pazar ndermjet serbeve edhe i paska qerruar hesapet si duhet…

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 January 16, 11:42

    të shohim se çdo të ndodhë me hetimet!
    shpresoj të mos e kenë vrarë vet!!
    që sërbët e kanë vrarë,kjo ska nevojë për tu vërtetuar,por shpresoj që të mos jetë qeveria!!

    Reply to this comment
  3. Arber I January 16, 13:44

    Ivanovic njihej si nje politikan bashkepunues me shqiptaret ne Kosove. Per mua eshte veper e sherbimeve te fshehta serbe per te prishur bisedimet e paqes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin