Vrasja e komisar Skurës, Gjykata vendos burg përjetë për Fitim Allën

June 13, 2014 14:15

Vrasja e komisar Skurës, Gjykata vendos burg përjetë për Fitim Allën

Gjykata e Krimeve të Rënda dha sot masën burg përjetë për Fitim Allën, i akuzuar për vrasjen e Shefit të Krimeve të Policisë së Burrelit, Musa Skura. Gjithashtu, gjykata dënoi me katër vjet burg Edison Lleshin dhe Vilson Mulkurti me 6 vjet, si bashkëpunëtirë në vrasje.

Musa Skura, 48 vjeç, baba i 3 fëmijëve u plagos gjatë një operacioni për arrestimin e disa të kërkuarve pasditen e 13 janarit. Të dielën rreth orës 18:35, Komisariati i Policisë së Matit, kishte organizuar një operacion, për të goditur një rast të shitjes së municioneve luftarake, me qëllim kapjen në flagrancë të autorëve të dyshuar në vendin e quajtur Përroi i Keçit në fshatin Suç. Gjatë operacionit njëri prej të rinjve, Fitim Alla qëlloi me automatik, duke plagosur Musa Skurën.

June 13, 2014 14:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim