Frrokada

April 4, 2015 19:36

Frrokada

Edhe sikur të jetë vërtet rastësi, përkimi kohor kombinuar me bollëkun e informacioneve që kanë dhënë mediat, e heqin fare këtë opsion në mendjen e publikut shqiptar: Për të, pra, nuk është farë rastësi që në kohën kur deputeti Mark Frroku arrestohet me kërkesë të drejtësisë belge dhe i shtohen edhe akuza “vendase”, vëllai i tij Arben Frroku shpallet i pafajshëm nga gjykata e Krimeve të Rënda, për akuzën e vrasjes së oficerit të policisë Dritan Lamaj. Kështu që, edhe pse koha për sistemin e drejtësisë, sidomos për këtë drejtësinë tonë, rrjedh krejt ndryshe nga koha që i duhet publikut për të analizuar dhe nxjerrë konkluzionet e veta, deri tani nuk duket e largët dita kur Arben Frroku, i dyti në listën e kandidatëve të PKD-së, të zërë vendin e vëllait të tij në Kuvendin e Shqipërisë. Kësisoj, pas gjithë akuzave dhe ngjarjeve të ngjeshura politiko-policore, shqiptarët shohin sesi në thelb asgjë nuk ka ndryshuar në parlament. Ah, vetëm diçka si efekt anësor: Tom Doshi nuk është më deputet i PS-së.

Drejtësia në fakt, ka folur dhe i bie që të presim veprimin e mëtejshëm të institucioneve të saj; psh, apelimin e pafajësisë nga prokuroria. Por ndërkohë ai që quhet opinion publik, dhe që e gjen nëpër rrugë, në hapësirën virtuale dhe në komente e analiza me emra të përveçëm, është i zemëruar dhe i dëshpëruar; padyshim dhe i zhgënjyer për të miliontën herë.

Përse? Së pari me drejtësinë, të cilën njerëzit e këtij vendi e njohin mirë, pasi shumica e tyre në një moment a një tjetër, kanë patur të bëjnë me të dhe e dinë si funksionojnë edhe prokuroria, edhe avokatia, edhe gjykatat. Një individ me njohuri juridike, krejt i ftohtë dhe pa asnjë emocion “shqiptar”, do kishte të drejtën e vet të mendonte edhe se Arben Frroku është autori i vrasjes, nëse bindet nga dëshmia e dëshmitarit okular në vendngjarje dhe nga historia e konflikteve të mëparshme të tij me Lamajn; ashtu edhe të kundërtën: Se dëshmitari është kërkuar dhe paguar nga pala tjetër. Gjithë diferencën e bën serioziteti, profesionalizmi dhe ndershmëria e këtyre segmenteve, polici, prokurori, gjykatë. Dhe këtu, arsyetimi ngec: Prokurorë të paaftë apo gjykatë e korruptuar?

Së dyti, njerëzit janë të zhgënjyer me politikën, të paktën me atë pjesë që erdhi si premtim ndryshimi dhe kthimi të faqeve të vjetra të këtyre viteve të gjatë. Nëse është vrarë apo jo Lamaj nga Frroku, është njëra anë, dhe çfarë informacionesh njeh sot publiku për Frrokët që pas konfliktit të Tom Doshit me mazhorancën, është çështje tjetër. Dhe sot opinioni e kupton me çfarë janë marrë vëllezërit në Vendet e Ulëta dhe prej nga buron pasuria e tyre, që u mundësoi më pas zgjerimin e bizneseve dhe hyrjen në politikë. Dhe parlamenti do ta ketë njërin prej tyre, të paktën si janë zhvilluar gjërat deri tani. Por këtu rrëkeja zgjerohet e bëhet lumë, sepse kurrikulume të ngjashme nuk janë të pakta në këtë parlament.

Dhe këto zhvillime dëshmojnë një parodi dekriminalizimesh, ku mundësia e vetme që loja të vazhdojë, është të vijojë ping-pongu i denoncimeve të kampeve politike për eksponentë kundërshtarë, derisa të futemi me të dyja këmbët në atmosferën e fushatës zgjedhore dhe të harrojmë gjithçka. Sepse ne entuziazmohemi dhe rrëmbëhemi shumë nga fushatat zgjedhore; zhytemi në debatet për partitë, për individët, për mënyrën sesi ja kthejnë hazërxhevap kusurin njëri-tjetrit… dhe harrojmë se kandidatët për të cilët nuk na zë gjumi e të cilët sapo zgjidhen, na vënë në gjumë, piketohet vetëm nga një, dy, tre apo katër persona në gjithë republikën tonë parlamentare. Ata janë kryetarët e partive. Dhe ky parlament që kemi është dhuratë e sistemit zgjedhor aktual, ku listat e kandidatëve për deputetë (çka vlen dhe për kandidatët e tanishëm të zgjedhjeve administrative) i përpilon vetëm ai, shefi i madh. I cili, në urgjencën e madhe për të fituar, përzgjedh edhe elementë të përfolur. Për të hequr bezdinë e të cilëve pastaj, ka nevojë për mbështetjen e ambasadës amerikane. Ndërsa ne shohim duarkryq rrokada.

Ndërkaq, ashtu si foshnjet ose njerëzit dementë, që përpiqen të pastrohen dhe bëhen më shumë pis, kështu dhe kjo histori, si shumë të tjera para saj, na u prezantua si përpjekje serioze për pastrim dhe po na ndot të gjithëve./DITA

 

**********

Fotot e mëposhtme janë të agjencisë LSA të blera nga DITA. Ju duhet të na citoni me korrektësi në rast kopjimi ndryshe jeni duke kryer një vjedhje

Prokurori Anton Martini Foto: LSA / DITA

Prokurori Anton Martini (Foto: LSA / DITA)

Ndihmës Avokati Tonin Prendi, ndihmës i avokatit kryesor Genc Gjokutaj që është njëherazi edhe avokat i Mark Frrokut (Foto LSA/DITA)

Tonin Prendi, ndihmës i avokatit kryesor Genc Gjokutaj që është njëherazi edhe avokat i Mark Frrokut (Foto LSA/DITA)

Dy nga 5 anëtarët e trupit gjykues (Foto: LSA / DITA)

Dy nga 5 anëtarët e trupit gjykues (Foto: LSA / DITA)

Arben Frroku në momentin e dhënies së vendimit (Foto LSA / DITA)

Arben Frroku në momentin e dhënies së vendimit (Foto LSA / DITA)

 

FOTOT: Grushti i Arben Frrokut në momentin e dhënies së vendimit (dhe gjykatësit, prokurori, avokati)

 

Dje në orën 17:55 Arben Frroku ka lënë qelinë e burgut 302 në Tiranë.

Ai nuk ka pranuar të japë asnjë koment për mediat, ndërsa kanë qenë të shumtë familjarë dhe të afërm që e prisnin jashtë.

Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli të pafajshëm Arben Frrokun për akuzën e vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt më 24 shkurt të vitit 2013.

Gjyqtaret qe vendosen pafajesine e Arben Frokut jane, Klodian Kurushi, Fran Prendi, Ardit Mustafaj, Liljana Baku dhe Dritan Hallunaj. Ky i fundit ishte kreu i trupes gjykuese.

Prokurori që mbrojti interesat e shtetit dhe përfaqësoi akuzën e cila u rrëzua ishte Anton Martini.

Ai dhe kolegët kishin kërkuar dënimin e Arben Frrokut me burgim të përjetshëm.

Por, sipas gjykatës, provat e tyre se Frroku është vrasësi i Lamajt, nuk janë bindëse.

Nese i vellai i tij Mark Frroku do te shpallet fajtor per vrasjen tjetër në Belgjikë, Arben Frroku jo vetem qe del i pafajshem por do te behet edhe deputet bazuar në funksionimin e deputetëve me lista.

Pas daljes nga salla e gjyqit, avokati mbrojtës i Arben Frrokut tha se do kërkohet dëmshpërblim për vuajtjet që klienti i tij ka kaluar padrejtësisht.

“Jemi të kënaqur me këtë vendim. Argumentet e Prokurorisë nuk mund të qëndronin, pasi klienti ynë nuk mund të ishte në të njëjtën kohë, në Tiranë dhe në Selanik, në mbrëmjen e vrasjes. Viktima ka pasur lidhje edhe me shumë persona të tjerë dhe Prokuroria duhet të kishte hetuar edhe në pista të tjera“, tha avokati.

Pyetja që shtrohet tani është: Kush e vrau kryekomisarin Dritan Lamaj? / DITA

 

April 4, 2015 19:36
Komento

64 Komente

  1. Tahipi April 3, 14:30

    URIME PER DEPUTET !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
    • Tarrasi April 3, 14:57

      Gjykatat jane nga me te korruptuarat ne bote.

      Gjykatesit duhen varur ne mes te sheshit. Vilat e tyre duhen konfiskuar dhe te ardhurat e hajduteve me perparse te zeze duhet tju jepen viktimave te gjykateseve.

      Ngushellime familjes qe jua vrane te afermin perseri gjykatesit.

      Reply to this comment
      • Toni April 3, 16:48

        Kjo eshte KORPORATA e gjin gjonit-Co-kld-kryeprokurori-shish-presidence shteti paralel i berishes…

        Reply to this comment
        • Eri April 3, 19:27

          Qe Frroket jane porositesit e vrasjes se komisarit nuk ka asnje pike dyshimi, por nese nuk ka prova evidente askund nuk mund te denohet njeriu.
          Bami duhet te shterngohet se duhet te kete dijeni per rastin ne mos eshte ai qe e ka shkrehur armen. Po ashtu dhe Stafuka duhej shternguar te tregonte kujt ia kishte dhene BMW-ne qe kreu krimin, ne mos ishte dhe vete brenda ate mbremje. Gjithcka eshte deshtim i policise dhe prokurorise, per Korporaten ishte i lehte ky vendim pa asnje brenge ndergjegje. Ngushellime familjes se komisarit, mbase shpresat e saj nuk jane terrur ende.

          Reply to this comment
          • Pellazgu April 4, 06:15

            @Eri

            Ke të drejtë Eri kur thua që “nese nuk ka prova evidente askund nuk mund te denohet njeriu”, sepse nuk jemi në kohën e Enverit, ndonëse, duke mos e njohur në themel dinamikën e hetimit dhe gjykimit, nuk mund të japim një gjykim të plotë se kush ka gabuar.
            Pavarësisht kësaj, ky gjyq më la shije të hidhur qysh kur gjyqtari kërkoi të provohej koha për të cilin përshkohet rruga nga vendi i vrasjes deri në Kapshticë. Që këtu u dhanë shenjat e para se gjykata nuk ishte e “bindur” me provat se Frroku ndodhej në Tiranë dhe kërkoi këtë provë absurde, pas së cilës avokatët paraqitën një vërtetim nga policia se Arben Frroku s’kishte marrë asnjë gjobë në datën e vrasjes për tejkalim shpejtësie, a thua se nuk ka bërë vaki asnjëherë të ecësh me shpejtësi e të mos ndëshkohesh apo të vrasësh dhe të mos kapesh, siç në këtë rast gjykata vendosi se personi që ka bërë vrasjen s’është kapur ende.
            Megjithatë, jo vetëm për këtë rast, por për të gjithë, më mirë të mos dënohet një kriminel, sesa një i pafajshëm në qeli. Mbase prokurorët kanë qenë të paaftë, siç janë në gjithë botën. Në Itali, në fakultetet juridike kanë një shprehje që ua thonë studentëve: “Mëso mirë, se ndryshe do bëhesh prokuror”!

    • Luan April 3, 15:11

      Gjeagjeze…eshte kush na eshte,ceshte njeri qe ka rruar mustaqet dhe eshte kryetar i KLD-se kush eshte…?!

      Reply to this comment
    • KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) April 3, 15:14

      Tash Frrokat e Kaçorat qi i kan ndru emnat si JEVGAT e Babrruces ,..kon me zhduk dhe i vramun dhe ato Lumet,Mirat dhe Zanat e shkreta qi i perdornin ne Brüssel te Belgjikes per pastrimin e kokave te peshqve te funksionarve te Parlamentit Evropjan.
      Mijra femna shqiptare perfundun ne rrjetin e prostitucionit te organizum,te tregtarve te qanjeve njerzore ne sherbim te,… Evropes Demokratike.
      Kjo asht ajo demokraci dhe liri qi donin shqiptaret post rregjimit te Enver Hoxhes !!!

      Reply to this comment
    • degjuesi April 3, 22:27

      Hiqja Lenes veja prenes.

      Reply to this comment
    • refree April 3, 22:39

      JOOOOOOOO! Edhe nje tufe debilash do ta kishte kuptuar se Frroku eshte fajtor dhe do te jepte denim minimal, por jo pafajsi!

      Kjo nuk eshte drejtesi!

      Reply to this comment
  2. Lirindesi April 3, 14:31

    Po puna e komisarit ishte loje more! Rrofte ripjellja dhe Marl Frroku! Poshte Tome Doshi qe me grupin e vete agjenturor donte te eleminonte udheheqjen e lavdishme!

    Reply to this comment
  3. Tani April 3, 14:32

    Turp o popull turp . Si eshte e mundur kjo ? Si ka mundesi te ndodhi ne nje shtet normal kjo apo vetem shtet normal nuk jemi ?

    Reply to this comment
    • Aldo April 3, 15:06

      Turp se e lane burrin e botes 1 vit ne burg kot?!!! Ne 1 shtet normal me prova thashetheme e pe e pashe, me pa si ne kohen e Enver Hoxhes del qe diten e pare nga burgu or tunxh.

      Reply to this comment
  4. Iliri April 3, 14:36

    E po kjo ishte loja more POPULL hahaha! Pershendetje nga RAMA-META

    Reply to this comment
    • Toni April 3, 15:04

      Shikoje pak kush e gjykoi tom ndreca qe boni lul bashen kryebashkiak ne Tirone dhe hetimn prokuroret qe liruan liken nga 700,ooo-et dritan priftit,Tung…

      Reply to this comment
    • TR April 3, 15:09

      Cfare Rama Meta o idiot,KLD -ne e drejton Nishani,atij kerkoji llogari per Gjykatat.

      Reply to this comment
  5. Tarasi April 3, 14:36

    Po erdhi ky Deputet, S’ka me Trima ne Kuvend.

    Reply to this comment
  6. Juxhin April 3, 14:39

    Maxhoranca e sotme fatkeqsisht eshte fotokopja e maxhorances se djeshme. me kete qe ka ndodhur uroj qe te gjithe ata qe vollen vrer dhe hengren mfpshprehjen mut per Tom Doshin bejne mire te heshtin ose te bejne autokritike sepse atentati ka qene i organizuar dhe Marku ka qene i shantazhuar.

    Gjyqsori eshte i kapur nga politika dhe politika eshte e kapur nga krimi. Ky trekendesh malinj po i sfilit shqiptaret dhe e ka cuar situaten tone mjerim e padrejtesi

    Shqiptaret duhet te rrezojne me vendosmeri te gjithe klasen politike. Sot me shume se kurre nevojitet pastrimi i kesaj nevojtoreje te madhe qe kryesohet nga Ed Rama, Sali Berisha, Ilir Meta & co.

    Reply to this comment
  7. ada April 3, 14:40

    Ky eshte cmimi per te ruajtur bythen e ILIR METES!
    Shtet i ndyre!!!!!!
    Bojkot felliqesirave te pushtetit, RAMA & META!

    Reply to this comment
  8. Qili April 3, 14:44

    A donit dekriminlizim ?Ja ku e keni!Hyn Froku,del Froku,arrestohet Doshi,del Doshi ky a nuk eshte dekriminalizim!Tha Zhozi “NA NUK E KENA KERKUE PER TAN PARLAMENTIN POR VETM PAR MAZHORANCEN E QELBESINAVE”.E keshtu po ndodh faktikisht.Del kryeministri i zgjedh me miratim e nenshkrim marrjeshje per mos denimin e kryerimit Shqipetar Sali Berisha e na thote ate qe Ne e dime qe kur u ul ne nje tavoline ne “GJRIN E K…..E”por kete radhe jo tek liqeni por ne Lazer me nen Saliun ose Salen ne miniature per pazare!Nuk na e thote Neve por ia thote familjeve te viktimave te 21 Janarit qe mos prini gje nga Une,se mender Jush e kam ngrene ate m..t!E Shqipëria vjen verdalle e verdalle si ajo varka e mbushur deri ne gjysem me uje e kerkon te dale ne ndonje breg!Kur u be kryeminister Edi i thane Sales se tani te erdhi fundi se ashte lidhe me Fabriken qe te montoi e tash ka ardh koha me te ç’montue!Sala qeshi e tha:Po Edvin deshtakun une e kam prezantue me drejtuesit e kesaj fabrike !Te gjithe menduan se do te Rilindete Shqipëria sa vjen e po kthejellohen se ka Rilind Saliu!

    Reply to this comment
  9. ela April 3, 14:53

    Gjykata e Larte, ajo qe nxorri te pafajshem METEN me rezultatin 5:0, nxjerr paturpesisht te pafajshem Frrokun (arbenin).
    Kjo verteton katerciperisht pazarin e ndyre Meta – Frroku!
    Kjo verteton 100% faktin qe shtangisti Meta ka urdheruar vrasjen e DOSHIT dhe I ka bere presion Frrokut te nderroje deshmine!
    BOJKOT, BOJKOT, BOJKOT RILINDJES SE KRIMINELIT META DHE KOKEBOSHIT RAMA!
    BOJKOT, BOJKOT, BOJKOT RILINDJES SE KORRUPSIONIT TE PDIU DHE SOCIALISTIT TE THEKUR BAMIR TOPI!
    BOJKOT QELBESIRAVE KOMUNISTE!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  10. Endri April 3, 14:54

    Sa neveri ndjen ne keto lloj momentesh per vendin dhe shtetin ku na ra per pjese te lindim. Si ka mundesi te lirosh nje kriminel i cili pervec akuzave per vrasjen e komisarit me deshmitare dhe prova, sipas autoriteteve belge ishte ai qe urdheroj dhe vrasjen per te cilen akuzohet i vellai. Sot nje tjeter copez shprese per nje te ardhme me te mire u shua.

    Reply to this comment
  11. miroo April 3, 15:00

    shampanje…….do bejme qejf sot , te gjithe te sheshi se ka fishekzjarre nata e bardhe e demokracise
    dhis is merakell for mi …………………………………….

    Reply to this comment
  12. tani April 3, 15:10

    drejtesia foli e tha fjalen e saj.te gjithe te heshtin e te hane veten me dhembe..ky rilindasi yn sikur do bente reforme ne drejtesi..apo ska kohe per te tani eshte i zene me pushtetin..a e kuptoni qe ne ate toke ska per te pas ndonjeher drejtesi..e kush pret drejtesi per 21 janarera gerdecera etj ta harroj..

    Reply to this comment
    • Sony April 4, 10:48

      Reformën në drejtësi e kerkonte me çdo kusht BE. Madje BE ka financuar projekte për reformimin e sistemit te shkerdhyer të drejtësisë Shqiptare. Mirëpo mendoj se tashmë BE ka hequr dorë, është lodhur te merret me bishat kriminele mafioze që tash e 24 vjet shkerdhatokraci i kanë marrë peng institucionet ne çdo rang.
      Çfarë fatkeqësie te jesh lindur i ndershëm tek ky vend felliqsirash!

      Reply to this comment
  13. Xha Braho April 3, 15:12

    Me shume Qetesi e me Shume Dashuri, LSI do ju japij ne oret ne vazhdim nje lajm

    Teper Trondites.

    Kjo do behet me qellim qe ju mos e keni me mendjen te Frroku,.

    PRISNI SA TA SHPIFIM PAK………tu heqim mendjen nga me koqeja.

    Reply to this comment
  14. Arben April 3, 15:19

    Fajin e ka Saliu!

    Reply to this comment
  15. Artur April 3, 15:33

    del nje Frrok dhe hyn nje Frrok, neqoftese Frroku qe hyri eshte fajtor per ne Belgjike, Frroku qe doli do arrestohet sepse ishte ai porositesi, dhe emri i tij pershihej ne te njejten akuze. Meqe e liruan ta bejne edhe deputet se i takon radha.

    Reply to this comment
  16. LORA April 3, 15:38

    Korporata kriminale ”gjin gjoni” po na ngrefoset ne kararin e saj criminal 24 vjecar.

    Reply to this comment
  17. Lenja April 3, 15:53

    Bravo xha BRAHO , me qetesi dhe dashuri
    I dhe drejtim punes se ngarkuar.

    Reply to this comment
  18. bravo April 3, 15:56

    Perseritja e gjykimit te “Aferes” Meta-Prifti.

    Reply to this comment
  19. skifteri April 3, 16:06

    @@@@…Ne keto kushte te lirimit te kriminelve per mungese provash jane praktika te zakonshme te drejtesise kalbur ordinere 24 vjeçare ,por sot ju vu vula e turpit ; gjykata dhe shteti shqiptar u kthye ne kishe !.Me falni por mos shpresoni me kurre se do te kete drejtesi ne kete vende.Te gjykosh dhe te nxjerresh te pa fajshem vrases dhe tutor femrash dhe ndrrim editentitetesh ?!…kjo I thone paraja e piste per dite te veshtira. Ne shqiperi pushteti gjygjesor qendron ne duart e njerzve qellimi I te cilve eshte pasuria, dhe te pasurit dhe kriminelet ne opinjonin shoqror vlersohen e lartesohen ,dhe njerzit e virtytshem dhe te varfer burgosen ,fundosen .Peoblemi eshte se gjyqesori ne shqipri vepron me dy standarte,njeri per mos ndeshkimine te peshqve te mdhenje dhe pushtetarve te inkriminuar ,tjetri ndeshkon e prangos pa meshire popullin e thjeshte e varfer.KJO DREJTESI PERBEN DEGJENERIM. @@@@@@@@@@@@@.

    Reply to this comment
    • Tarrasi April 3, 16:28

      Edi Rama kur u lidhe me Like Floririn u kuptua qe nga Rilindje Shqiperia dhe Shqiptaret do merrnin degjenerim.

      Perse duhet te besojne me Shqiptaret tek ty????!!!!

      Perse procesi i votimit te Shqiptaret eshte me i turpshi ne bote.

      Perse Shqiptaret nuk kane te drejte te votojne njerzit qe duan por votjne njerzit qe do “partia” apo diktatori i partise qofte PS apo PD???!!!

      Froket e hajdutet/kriminelet nuk i zgjodhi populli por i ke zgjedhur ti me Sali Berishen Ilir Meten etj

      Ju te gjithe politikanet jeni nje cancer nje skorje/mbeturine me radioktive se cdo gje ne bote qe vazhdon te gerryej me gjate se cdo mbetje tjeter radioktive qe ekziston ne bote.

      Cila eshte arsyeja qe ju jetoni ne kete bote???!!! Perse i rendoni tokes futjani vetes sepse keshtu do benit dy te mira nje per popullin e nje per veten.

      Reply to this comment
  20. Filozof NARD NDOKA April 3, 16:07

    Prandaj ta dhame voten o EDI per me heq ushtaret e SALI KRIMINELIT gjithakund ne detyra shteterore gjykata prokurori…jo me na mbjell palma dhe me arrestu fukarenjt shqiptare qe spaguajne dritat….po kta mounstra gjakpirsa qe na lane me fukarenjte e botes ne zemer te europes

    Reply to this comment
  21. LOVE April 3, 16:13

    heshtni
    Drejtesi foli !!! Rrofte deputeti i ardhshem ! Rrofte Rilindja !

    sigurohuni qe te kete paguar faturen e dritave ,per ate rrezikon vertet burgun
    pa per komisarin…..ohuuuuu , ce duam komisarin

    Reply to this comment
  22. kico pela April 3, 16:26

    Sic duket vetem une nuk e paskam ndjekur gjyqin e Frrokut ne sallen e gjyqit, meqe nuk po me habit fakti qe prokurori kerkon burg perjete kurse gjykata vendos pafajesi. Pse do te duhej qe gjykata te zbatonte medoemos kerkesen e prokurorit? Prokuroret, policia jone bashke me mediat i gjejne fajtoret qe ne momentin qe ndodh ngjarja. Po kjo nuk do te thote se ata duhet te jene fajtore edhe per gjykaten.
    Gjykatat tona jane te krimbura nga korrupsioni Politik dhe pastaj ai i pares. Rilindja e tregoi qe nuk ka asnje interes per te ndryshuar vendin.

    Reply to this comment
  23. "Horri i Bulevardit" April 3, 16:32

    Nuk dua te them se a eshte fajtor, apo nuk eshte fajtor, Arben Frroku, por ne qofte se dikush me ka lexuar ne kohen kur eshte ekzekutuar, komisar Dritan Lamaj, kam deklaruar, se ky polic, ishte shume arrogant, me qytetarin, me vjen keq, se ai nuk jeton me, por ne ngjarjet e 21 janarit, kur u vrane 4 shqiptare te pafajshem dhe u terrorizuan qindra shqiptare, duke i rrahur me nje dhune te papare, komisar Dritan Lamaj, ishte shume aktiv, ne rrahje dhe denigrim, te jetes se shume personave, qe disa mund te ishin efhe thjesht kalimtare.
    Jane pamje nga televizione te ndryshme, ku tregohet me figure se polici Dritan Lamaj, i veshur civil, ka marre pjese, ne rrahjet shteterore, ndaj shqiptareve.

    Reply to this comment
    • Endri April 3, 16:46

      Edhe sikur ai te ishte krimineli me i ndyre kjo nuk justifikon mos gjetjen (nese nuk eshte Frroku) ose mosdenimin e autorit te vrasjes. Shtetit i te drejtes del jashte “moralit” te vleresimit te dikujt i mire apo i keq. Nje vrases (me perjashtim te atij per vetembrojtje, por ne Shqiperi ato denohen me shume se vrasesit reale) duhet denuar si vrases pavaresisht se ke ka vrare.

      Reply to this comment
    • Lukas April 3, 16:52

      Edhe??? Po pastaj? E ka pas hak te vritej??? Clidhje ka kush ka qene viktima me vrasesin?

      Reply to this comment
    • LOVE April 3, 17:00

      e drejte shoku Horri …duhej vrare …ishte arrogant ,pushkatim pa gjyq
      jo nuk te kemi lexuar ateher ,po te lexojme tani ,po i njejti idiot i dobishem je
      ne 21 janar me duhet te te kujtoj qe ju nuk ishit me pak te dhunshem
      ishit kokepalar ,huligan , me gjithe kr e sektit te spiuneve
      dhe se mos harroj ,me duhet te te kujtoj qe vrasjen e komisarit e perdoret politikisht …akuzuat tavolinen e ciftelise me A.Frrokun
      po ama nuk u penguat per aleancen po me ata qe i kishit akuzuar

      QELBESIRA BASHKOHUNI !!!

      Reply to this comment
      • "Horri i Bulevardit" April 3, 20:24

        E dashur lovja, kur rreh shume njerez, te pafajshem, duke treguar “trimeri” me rroben e shtetit, atehere edhe armiqte do ti kesh te shumte.
        E deklarova, nuk jap mendim, se a e vrau Frroku apo e vrau Hasoni, por thashe qe mos bej trimin, me njerez te pambrojtur, se vjek koha qe ndonje te qelloje HUNDLESH.

        Reply to this comment
  24. aaa April 3, 16:55

    E BENI DEPUTET NE VEND TE VLLAJIT SE JAN KOOKAAAA KETA OORRTEJJ

    Reply to this comment
  25. arbi April 3, 17:06

    mjere ai qe iken !!!!

    Reply to this comment
  26. ...hoxha prej Postribe... April 3, 17:17

    …Polici paste rafmet e pushofte ne xhenet…Ne fakt ai ka “vra” veten me veprimet e tij…E drejte apo jo , kur flet drejtesia, .”.gjinkallat”,duhet te pushojne….Ose kush asht burre, te dale e te deshmoje nqs ka prova, ne te kunderten te mos haje

    Reply to this comment
  27. Mark uk April 3, 17:37

    Edi Rama nuk mundi te mbronte mafiozin Mark Frroku edhe u vu e gjith struktura e shtet,se nuk kish nga tja mbante faktit te ardhur nga Belgjika,tevllan ja shpetoj.

    Reply to this comment
    • Toni April 3, 17:56

      mark uk,Po ku je more intelektual i shquar SHQUP-i me ty ne krye kthehet monarki blegtorale,mbarove se mjeluri lopen tani po relaksohesh ne internet duke shkruar idiotesira,tjetaaaaaa or tajjjjjjj…

      Reply to this comment
  28. M A R K O April 3, 17:54

    Paf faj. Kush eshte fajtori vrasesi.. ka kohe do te gjendet. sa te mbaroje avazi çiftelive.. do te filloj sharkia..

    Reply to this comment
  29. Lleshi April 3, 18:05

    Rrofte Trusti i Geshtenjave dhe na lente pas ! I marrte sa me pare brenda saj nan e tyne toka serbe !

    Reply to this comment
  30. agimi April 3, 18:20

    drejtesi e kriminalizuar

    Reply to this comment
  31. Vladimir April 3, 18:22

    Per Horri…
    Me vjen me te vertet keq per familiaret e ketij komisarit te vrare, por une kam patur pune me te, me sakt me zuri deren, fliste tamam si nje bandit, nuk donte t’ja dinte per shtet e per ligj, sillej si sherif i korruptuar, shteti ishte ai. Sinqerisht nepunes shteti te tille nuk me kane zene syte tjeter. Per mua ne se sot ka shtet e prokurori , le te gjejne kush e ka bere komisar Lamajn dhe ta largojne perjete nga çdo e drejte pune publike.
    Sa per vrasesin absolutisht une jam qe te denohet sipas ligjit, pa asnje medyshje, cilido qe te jete.

    Reply to this comment
  32. padrino April 3, 18:29

    Drejtësia, e ripjelljes, edvin kristaq ramës.,dhe e lilos me defter në dorë, o kuje, kuje për atë shtet, e atë milet që nxorën nga fiqiri. U martua një çift në kohën Enverit, këtej nga anët mia, dhe njerëzit e nuses, ja morën këngës, oi broi, oi broi, nxorëm pleun, nga katoi , ja kthyen njerëzit e dhëndrit, hej mor hej, hej mor hej, mut andej, e bajgë këtej. nuk shoh asnjë lloj ndryshimi, nga drejtësia, e salehut, te drejtësia e nasip naços .

    Reply to this comment
  33. Xha Braho April 3, 18:46

    Me Qetesi e Dashuri ,E pastruam dhe parlamentin nga krimi,

    Reply to this comment
  34. lavdosh April 3, 19:01

    Kur prokuroria kerkon denim me burgim te perjetshem duhet te paraqisi prova te pakundershtueshme. Keta prokurore nuk ishin ne gjendje te lidhnin kopsat dhe te provonin pa dyshimin me te vogel, pranine e Frrokut ne vendin e ngjarjes.
    Si mund qe trupi gjykues te denoje nje njeri me prova jo bindese?
    Une nuk mund te them se Frroku eshte vrases ose i pafajshem, une mund te them me bindje se prokuroria ka deshtuar me provat e saj. dhe gjykata nuk mund te denoj nje njeri bazuar ne prova lehtesisht te kundershtueshme. Edhe nje nxenes gjimnazi mund te provoj me lehtesi te madhe qe Frroku nuk mund te ishte ne vendin e ngjarjes, ne shtepi (ku prokuroria gjeti “shenja baruti”) ne Elbasan ne te njejten kohe? Kjo eshte bazike. Cdo njeri me pak mend do te investigonte presencen e nje ndihmesi dhe suporti tjeter dhe gjetjen e provave te tjera. Ne Shqiperi eshte e veshtire te ndash nje linje te qarte mes korrupsionit, paaftesise dhe presionit politik. Rezultati eshte nje krim me shume pa autore dhe fajtore.
    Te tjerat jane vetem spekulime

    Reply to this comment
  35. bomi April 3, 19:02

    TE GJITH PA PERJASHTIM JENI DOBICA OR POLITIKAN PROKUROR GJYKATES DHE CFARE TJETER DREQIN JENI E KENI SHIT BYTHEN PER PARE OR HAJDUT.

    Reply to this comment
  36. Dani April 3, 19:07

    Tani e kuptove perse frroku i vogel e sajoi historine e atentatit dhe cfare I kishin premtuar.te gjithe e dine qe drejtesine e kontrollon Berisha ne shqiperi.nuk besoj se meta po te donte te eleminonte nje person te fuqishem si doshi do merrej me thashetheme femijesh tipit Toni I kombinatit e durim bami.

    Reply to this comment
  37. Niko April 3, 20:14

    Vdekje te parit Ndoc Çardakut e me pas familjareve te tij.Me pas ta kuptojne çdo te thote të vrasin njerezit e ndershem ne krye te detyres.Vdekje Gjin Gjonit e TERE sojit te tij qe kane hedhur tentakulat ne TERE sistemin e drejtësisë. qe mban ere nga te gjithe anet.Vdekja per ta po vjen.Numeroni vetem ditet,

    Reply to this comment
  38. Tarrasi April 3, 21:08

    O shoku Tarras,shoku i gamorit ,bohu zoti Tarras qe te jesh i zoti i magjarit.

    Reply to this comment
  39. Beni April 3, 22:02

    Këto janë tamam ato që tha Edi Rama: Saliun dhe Jozin s’i çoj përpara drejtesisë sepse duhet të llapin akoma që të bindet populli se kush janë!!!! Po mor Edvin, po e bind mirë këtë popull kur sheh kriminelët të paprekshëm nga drejtesia!!! Po si s’të ha mortja që tallesh me gjakun e të vdekurve!!!! Ç’pret akoma të riformosh këtë drejtesi te kalbur, apo të mungojne votat ???

    Reply to this comment
  40. nuri April 3, 22:54

    Surrati i Frrokut eshte fytyra e pushteteve qe kane uzurpuar shqiperine, mesazhi qe jep ky vendim eshte i frikshem, dekurajues, eshte mesazhi i mafies se bere nje me pushtetin.

    Reply to this comment
  41. TOMORRI April 3, 23:11

    Shperblimi per vrasesit ose urdheruesit e tyre eshte parlamenti.
    Cfare ironie.
    A ka fund renia jone ????
    Si ka mundesi qe zgjedhim krimin, korrupsionin, mashtrimin, vlerat e dyshimta, injorancen,
    voten e shitur.
    Ku po shkojme??
    Kemi te ardhme ne kete shkretetire vlerash.
    Ku po e cojme Shqiperine.
    Jeta eshte me e sigurt te jesh kriminel, polic te vrasin ky eshte perfundimi i ketij gjykimi.
    Pacim fat .

    Reply to this comment
  42. Popull April 3, 23:44

    EDI RAMA DUHET TE BEJE DREJTESI DUKE LARGUAR GJYQTERET KRIMINELE NGA GJYKATAT OSE TE LARGIHET.
    RAMA PO BEN SEHIRE KUR KRIMINELAT NDEROHEN SI HERONJE TE KRIMIT, DHE VIKTIMAT DENOHEN EDHE PAS VDEKJES…….

    EDI TAMA PO BEN SEHIRE KUR GJYQTERET, SI PJESE E KRIMIT, RIVAROSIN VIKTIMAT
    DUKE SJELLE NJE PLAGE TE DYTE PER FAMILJARET, NJE PASIGURI PER POPULLIN, NJE DESTABILIZIM TE SITUATES…..

    CESHTJA DOSHI PO RIVAROSIN DRITAN LAMAJN PER TE SHPETUAR METEN….

    KJO NUK ESHTE TURPE, SE ATE QEVERITARET TANE E KAN NGRENE ME BUKE,
    KJO ESHTE E TMERSHME DHE KALUAR KRIMIT.!!!!!!!!!!!!!

    E PABESUESHME. TE RROJE META!!!!!!!!

    Reply to this comment
  43. arben April 3, 23:54

    Oh sa turp qe po jetojme epoken e Sali qafirit qe shkateroj ate qe populli me gjak e samrifica e ndertoj per 50 vjet.Oh sa turp qe po bashkejetojme si skever te shpellareve te zbritur nga malet qe me filozofine e shkolles se plepave per te shitur e blere cdo gje nen slloganin e shkaterimit te sistemit socialist dhe zvendesimin me ate kapitalist shkateruan shpresen se edhe tek ne do kishte shtet ligjor ku drejtesia eshte e pa moruptushme dhe ligji sundon mbi te gjithe.Oh sa turp qe nje popull I tere nuk bezan kur politikane gjyqtare prokurore qeveritare e lloj lloj most rash te tjera te korruptuara deri ne qelizen e fundit e qe ndajne pushtetin me kriminelet e mafiozet e perdhunojne,e percudnonjne,e tallin,e vrasin e prape ky popull qe gjer dje ishte zot I fate e te tij.Nuk me mbetet gje tjeter te them se hallall e paske te vuash nga keta gjakpires kur nuk je I zoti te mbrosh vetveten

    Reply to this comment
  44. dani April 4, 06:31

    Kete rruge e ka hapur i pari Ilir Meta. I lumte . Si I thone, gjej shesh e bej pershesh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*