Vrasja e kryekomisarit, Totozani: Qytetarët presin reagimin e shtetit

Redaksia Online February 25, 2013 16:58

Vrasja e kryekomisarit, Totozani: Qytetarët presin reagimin e shtetit

Avokati i Popullit shpreh ngushëllimet për familjen e kryekomisarit të vrarë, Dritan Lamaj. Përmes një deklarate për shtyp, Avokati i Popullit, Igli Totozani, thekson se qytetarët presin përgjigjen e duhur ndaj krimeve të rënda të kësaj natyre.

“Avokati i Popullit dhe stafi i tij shprehin ngushëllimet më të sinqerta dhe i bashkohen hidhërimit të thellë të familjes dhe kolegëve për vrasjen e kryekomisarit, zotit Dritan Lamaj.

Përgjigja e duhur dhe e shpejtë që i jepet kujtdo që cenon një punonjës policie për arsye të lidhura me detyrën, është reagimi i menjëhershëm që qytetarët presin dhe shpresojnë pas krimeve të rënda të kësaj natyre

Duke shprehur bindjen se vetëm një reagim serioz i shtetit në përgjigje të kësaj pritshmërie qytetare në mbrojtje të rendit dhe sigurisë, do të dëshmojë se sistemi ynë i vlerave shoqërore është ende në gjendje të sfidojë të keqen”, thuhet në deklaratën e Avokatit të Popullit.

Redaksia Online February 25, 2013 16:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*