Vrasja e Marvi Mihalit, Gjykata ndryshon masën e sigurisë për dy nga të pandehurit

June 12, 2018 11:52

Vrasja e Marvi Mihalit, Gjykata ndryshon masën e sigurisë për dy nga të pandehurit

Gjykata e Tiranës, ditën e sotme, ka ndryshuar masën e sigurisë për Kridens dhe Marsel Allën si të pandehur për vrasjen e Marvi Mihalit, e cila ndodhi në korrik të 2017.

Kridens dhe Marsel Alla akuzohen për vrasje me paramendim. Ndryshimi i masës së sigurisë u bë nga gjyqtari Sokol Tona. Nga të pandehurit është i lirë vetëm Eugen Bitraj.

Rasti u denoncua nga babai i Marvit në Top Channel. Ata denoncuan me pamje filmike se të katër personat që kanë goditur Marvin janë të përfshirë në vrasje, në një kohë që Prokuroria kishte akuzuar vetëm njërin për vrasjen, ndërsa tre të tjerët i akuzoi për moskallëzim krimi duke i liruar.

Në vendimin e dhënë paraditen e së hënës, Gjykata e Tiranës ka pranuar që për vrasjen e Mihalit duhet të akuzohen jo vetëm autori Dejvis Bitraj, por edhe tre personat që e shoqëronin dhe që nga pamjet filmike duket që e kanë goditur të ndjerin.

Në fakt, kjo ka qenë edhe kërkesa e prokurorit Gjergji Tako, i cili me urdhër të Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku zëvendësoi për hetimin e kësaj çështjeje prokurorin e Artan Lula. Prokurori Tako u riformuloi akuzën Eugen Bitrajt, Kridens dhe Marsel Allës nga moskallëzim krimi, në vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim.

Këtë cilësim akuze e pranoi edhe gjyqtarja e procesit paraprak, Shefkie Demiraj, e cila vendosi që me këtë akuzë katër personat e lartëpërmendur të dërgohen për gjykim.

o.j/dita

June 12, 2018 11:52
Komento

2 Komente

  1. Xxx June 12, 12:06

    Prokurore plehre ky Lula te cilin Marku me te drejte e ka zevendesuar.
    Ti bejne 20 vjet se ja moren jeten nje alemet çuni. Ju q…racen. Kriminele.

    Reply to this comment
  2. perkthyesi June 12, 12:40

    Kjo eshte drejtesia shqiptare, e rrenuar, e mbaruar me kohe, e paafte, e korruptuar! Keta jane shembuj per ata qe ende kane besim se “do te kemi drejtesi”!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*