Vrasja e Marvi Mihalit për një karikues, Prokuroria: Të arrestohen 3 të liruarit

May 22, 2018 16:08

Vrasja e Marvi Mihalit për një karikues, Prokuroria: Të arrestohen 3 të liruarit

Prokuroria e Tiranës ndryshon mendje për akuzën ndaj 4 të rinjve të ndaluar për vrasjen e të riut Marvi Mihali më 31 korrik 2017.

Fillimisht ndaj katër të rinjve u ngrit akuza pwr vrasje për Devi Bitrajn dhe moskallëzim krimi për Eugen Bitrajn, Kridens dhe Marsel Allën.

Tre të rinjtë që ishin me akuzë “moskallëzim krimi” u lanë të lirë, ndërsa kërkesa për gjykim ndaj tyre u bë nga prokurori Artan Lulo.

Ndaj këtij prokurori u bënë kontestimi nga familjarët e Marvi Mihalit dhe më pas dosja i kaluar prokurorit Gjergji Tako.

Këtë të martë, prokurori Tako kërkoi rikthimin e të liruarve në qeli dhe po ashtu ndryshimin e akuzës nga “moskallëzim krimi” në “bashkëpunëtor në vrasje” sëbashku me Devi Bitrajn.

Marvi Mihali u vra mbrëmjen e 31 korrikut pranë stadiumit Dinamo ndërsa të rinjtë dyshohet se u konfliktuan për një karikues celulari.

o.j/dita

May 22, 2018 16:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*