Vrasja e mikut të Denis Shtrazës, policia zbardh ngjarjen

March 2, 2016 18:27

Vrasja e mikut të Denis Shtrazës, policia zbardh ngjarjen

Policia e Durrësit ka zbardhur vrasjen e 30-vjeçararit Asllan Kërtusha, i njohur si miku i Denis Shtrazës, mbrëmjen e djeshme në një lokal në lagjen Nr.17, pranë Ndërmarrjes së Ujësjellësit në Durrës.

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se janë arrestuar autorët e vrasjes. Policia prangosi 39-vjeçarin Bledar Kajno dhe pas disa orësh u kap dhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, Gëzim Kajno, 31 vjeç, i cili akuzohet veprën penale “Vrasje me dashje në bashkëpunim”.

Sipas policisë së Durrësit, rreth orës 19:00, të mbrëmjes së djeshme, shtetasit Gëzim dhe Bledar Kajno nën efektin e alkoolit janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin Asllan Kërtusha në ambientet e brendshme të lokalit. Më pas, në konflikt e sipër, kanë dalë jashtë lokalit ku shtetasi Gëzim Kajno e ka goditur më qytën e pistoletës në kokë shtetasin Asllan Kërtusha dhe si pasojë e një shkrepje të armës së zjarrit është plagosur në krah shtetasi Bledar Kajno. Po me të njëjtën pistoletë, shtetasi Gëzim Kajno ka qëlluar Këtushën, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Në vendngjarje, në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan dy gëzhoja model 54 kalibri 7.62 m/m dhe 3 copë fishekë kalibri 7.62 m/m.

March 2, 2016 18:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim