Vrasja e Niko Goros në Himarë, flet kryebashkiaku: E kam kushëri të largët, njihej si ndërtues i suksesshëm. Nuk kam patur dijeni për konfliktin

October 17, 2020 20:42

Vrasja e Niko Goros në Himarë, flet kryebashkiaku: E kam kushëri të largët, njihej si ndërtues i suksesshëm. Nuk kam patur dijeni për konfliktin

Kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro ka folur pak orë pas vrasjes së biznesmenit Niko Goro në Himarë.

Në një prononcim për AbcNews, Goro është shprehur se të ndjerin e kishte kushëri të largët dhe kishte dëgjuar për suksesin e tij në biznes.

Ai shton se përsa i përket konfliktit me autorin nuk dinte gjë.

Niko Goron e kam pasur kushëri të katërt ose të pestë, të largët. Por e njihja si biznesmen të suksesshëm. Nuk isha në dijeni të konfliktit. Autorin nuk e njoh,”- tha kryebashkiaku Jorgo Goro.

Biznesmeni u ekzekutua mëngjesin e sotëm, në vendin e quajtur rrethrrotullimi, që të çon në lagjen Spille në Himarë nga shtetasi Kliti Leka.

Ky i fundit u kap vetëm pak orë pas krimit dhe momenti i shoqërimit shihet në videon e mëposhtme.

Pista e parë për të cilën po heton policia është një konflikt pronësie, për komplesin që po ndërtonte Goro, gjë të cilën e ka pranuar edhe vetë autori.

Ndërsa pista e dytë është një sherr mes 53-vjeçarit dhe viktimës për një borxh prej 70 mijë eurosh.

Niko Goro ishte baba i dy fëmijëve dhe njihet si ndërtues në zonën bregdetare. Ai është pronar i një kafeje të njohur në Himarë, e vendosur në pjesën qendrore të qytetit, përballë portit.

 

d.a. / dita

October 17, 2020 20:42
Komento

6 Komente

  1. Adih October 17, 21:42

    Ku nuk funksionon shteti , ligji , ,funksionon kanuni .
    Nuk te vret njeri kot .Kemi nje viktime ,por edhe ky vrasesi do te kalbet ne burg .Shtohen viktimat per ceshtjen e mprehte te pronave . Shkaterohen dy familje .Nuk eshte e thjeshte . Ah more kryetar bashkie ,edhe ti si te gjithe kryetaret e bashkive je !!??

    Ngushellime familjes .

    Reply to this comment
  2. mali October 17, 23:21

    Evner Hoxha ishte si ishte.Une them qe pas Zogut ai beri gjene me demokratike,ruajtjen e kadastres ,vazhdim i turqise dhe deri sa vdiq.Pavaresish shpronesive qe e kerkonte sistemi ai nuk preku kadastrat ne lidhje me pronat.Sali Berisha me udhezimet e(ne ferr qofte) te Ramiz Alise mbolli vllavrasjen.Populli eshte force e madhe ,Sot duket i topitur nga politika por shperthimi eshte uragan se shpejti.

    Reply to this comment
  3. mali October 17, 23:43

    kapedan! kot nuk te vret njeri.Te besh para(pasuri) me gjakun e mundim e ipasurine e fisit ,nuk te falet.Faji kryesor eshte gjykata e koruptuar.Kjo ishte politika e Ramizit Dhe Nexhmies qe shqiptaret te cajne barkun ne mes tyre per pronat dhe familjet tona te bejne bisnes rehat.Ka mundesi te shohim sa me shum vrasje qe te te kenaqet Berisha dhe pinjollet e Nexhmies?

    Reply to this comment
  4. edi October 18, 07:04

    Eshte per tu habitur se gjithmone kur kusherinjte bejne ndonje gje partia i mohon !

    Reply to this comment
  5. Arben October 18, 08:30

    Allbania urupiane keshtu e ka, se mos merziteni

    edhe nja 200-300 vjet sa te plotesojme kushtet makaron

    per integrim.

    i duruari i fituari i thone kesaj pune.

    Reply to this comment
  6. Adih October 18, 16:32

    mali @…………………………………

    Komenti i juaj te jete kembane alarmi per politikanet e ketij tranzicioni post komunist .Dihet Largqofti S.Berisha eshte “flamurtari” i kesaj katrahure ,ai e filloi ,mos njohjen e prones dhe shkaterimin e drejtesise ,jo si i pa afte ,por me koshjence dashakeqe e qullosi .Desha te them mos haro dhe Edi Ramen e sotem ,ai vazhdon me keq se Saliu ,se Saliu si me i zgjuar qe eshte ,nuk beri legalizime ,e kjo jo se e kishte frike Ramen ,por e di dhe sdonte te linte litarin ciper varrit ,kurse ky Rama per interesa votosh beri legalizime ,me ate Lamen ,.Dihet eshte jashte ligjit te kushtetutes . Nuk ka tedrejte njeri qofte kryeminister te jesh ,te fusi turinjte qofte tek trojet e privatit ,qofte te trojet e shtetit .Keta harojne se trojet shteterore jane pasuri e te gjithe shqiptareve qe nga Vermoshi ne Konispol , e jo te bandave e te forteve hajdute ,qe duan te pasurohen brenda dites .,por edhe mos haroje , nuk te fal njeri per ceshtjen e prones .I ka hipur kalit per se mbrapshi ky Rama i sotem .Bile ka 8 vite qe eshte ne maje te pushtetit dhe as edhe nje firme serjoze e huaj nuk ka investuar gjate ketyre 8 viteve ?.

    PRONA ESHTE LIRIA ,DHE AI QE TE VJEDH PRONEN ,TE VJEDH LIRINE .

    Dua te kujtoj deri me sot jane 8000 viktima per ceshtjen e pronave ,nga statistikat shteterore dhe ja kane kaluar dhimbsherisht edhe diktatures se Enver Hoxhes .

    Gjithe te mirat mali .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim