Vrasja e pronarit të anijes së peshkimit, Policia identifikon autorët

June 1, 2016 20:18

Vrasja e pronarit të anijes së peshkimit, Policia identifikon autorët

Policia e Vlorës ka njoftuar mbrëmjen e sotme se ka zbardhur vrasjen e shtetasit Hyqmet Nexhipi, ngjarje kjo e ndodhur më 23 janar të këtij viti.

Sipas një njoftimi për shtyp nga drejtoria lokale e policisë, uniformat blu kanë vënë në pranga shtetasin Flobenc Gega, ndërsa kanë shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij Deison Nallbani.

Sipas burimeve, arrestimi i Gegës, 34 vjeç nga Shkodra dhe banues në Tiranë, është bërë i mundur pas një hetimi të përbashkët polici-prokurori.

Gega, i cili në momentin e arrestimit zotëronte një pistoletë tip “Glock”, konsiderohet si personi që ka krijuar kushtet për kryerjen e vrasjes dhe ka gjetur armën e krimit.

Ai rezulton një person me precedentë të rëndë penalë dhe i shpallur në kërkim nga drejtësitë e disa vendeve europiane.

Në Gjermani ai kërkohet për plagosje dhe grabitje, në Belgjikë e Itali për pjesëmarrje në organizatat kriminale të trafikut të drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit, si dhe për 180 grabitje të armatosura.

Ndërkohë, shtetasi Deison Nallbani, 30 vjeç nga Vlora, është shpallur në kërkim pasi konsiderohet si autori material i vrasjes së Nexhipit.

Ngjarja në fjalë ndodhi mëngjesin e 23 janarit, kur Nexhipi u ekzekutua me armë zjarri automatike në lagjen “Pavarësia”, pranë një pike

June 1, 2016 20:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim