Vrasja e tregtarit në Bllok, në kërkim “i treti me kapuç të kuq”

March 11, 2018 14:11

Vrasja e tregtarit në Bllok, në kërkim “i treti me kapuç të kuq”

Policia dhe prokuroria janë vënë në ndjekje të një personi të tretë, i cili dyshohet për përfshirje në ekzekutimin e Memli Begallës, në zonën e ish-bllokut.

Dyshimet mbi këtë person ende të paidentifikuar, nisën pas këqyrjes së pamjeve filmike të fokusuara nga kamerat e sigurisë në lokalet e zonës ku ndodhi krimi.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se tre persona meshkuj të veshur me xhupa e kapuç, ku njëri prej tyre mban syze, kanë ndjekur të gjitha lëvizjet e viktimës Memli Begalla.

Në lokalet pranë Sheshin Willson, shfaqen të tre këta persona, dy prej të cilëve ulen bashkë. Ndërsa i treti i cili mban në kokë një kapuç me ngjyrë të kuqe, ulet i vetëm.

“Në këtë kohë shfaqet viktima Memli Begalla, i cili ulet për të pirë kafe i vetëm”, thuhet në dosje.

Pasi presin rreth 15-20 minuta, pranë vendit ku ishte ulur viktima, dy personat largohen, por kthehen prapë pak më vonë, me një automjet tip BMV me targa të huaja dhe pasi bëjnë disa herë xhiro rreth zonës ku ndodhet banesa e biznesmenit, ndalen para tunelit të pallatit ku ai banonte.

Personi i tretë me kapuç të kuq – thekson prokuroria – qëndron në këmbë pranë vendit ku ndodhej i ulur viktima.

Dy personat presin në makinë, derisa Begalla hyn në tunelin që të con për në sheshpushimin para pallatit ku ai banonte dhe në atë moment dalin nga automjeti. Ata ndjekin viktimën në tunel dhe dalin përsëri pas 30 sekondash, pasi e qëllojnë për vdekje.

Sipas organit të akuzës, autorët e dyshuar të krimit, janë Denis Demiri dhe ish-polici Ardian Serezi. Identifikimi i tyre u bë i mundur, pas “gabimit” që bëri i dyshuari Demiri, i cili në një moment, teksa ndodhej në një prej lokaleve, ai heq kapuçin dhe zbulon fytyrën.

Makina që u përdor në vrasje, e cila rezulton e regjistruar në emrin e një shtetasi kroat, u gjet e braktisur, në zonën e Picallës. Autorët e kishin spërkatur me benzinë, për ta djegur, por pa mundur dot.

Gjatë kontrollit në automjet, është gjetur një qese plasmasi, brenda së cilës tre kartopeceta, si dhe dy kapuçë si ato që përdorin doktorët.

Hetuesit shpresojnë që përmes tyre, të përftojnë profile AND-je, për ta krahasuar me pas, me ato të të dyshuarve.

Për këtë arsye Serezit dhe Demirit, të cilët ndodhen ne qelitë e paraburgimit, u është marrë kampion pështyme, raporton BalkanWeb.

a.s. / dita

Në foto: Kastriot Skënderaj, drejtor i Policisë së Tiranës

March 11, 2018 14:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*