Vrasja e turistëve çekë, gjykata: Arrest me burg për Sokol Mjacajn

July 8, 2015 12:53

Vrasja e turistëve çekë, gjykata: Arrest me burg për Sokol Mjacajn

Gjykata e Shkodrës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 20-vjeçarin Sokol Mjacaj, i akuzuari për vrasjen e dy turistëve çekë në Dukagjin.

Mjacaj doli para gjykatës nën masa të forta sigurie, i veshur me antiplumb, me kokën mbuluar dhe i shoqëruar nga dhjetra forca të policisë.

20-vjeçari u arrestua ditën e diel, dy ditë pas vrasjes së Mikel Svatos dhe Ana Kosinovas. Sokol Fran Mjacaj iu dorëzua rrethimit policor në ambientet e një shkolle në fshatin Grudë në Dukagjin. 20-vjeçari i armatosur, edhe pse ka bërë rezistencë për të mos u dorëzuar, nuk ka qëlluar me armë ndaj policisë, por u është dorëzuar thirrjeve pasi ishte i rrethuar.

Policia e ndoqi Mjacën për më shumë se 16 orë, pak çaste pasi kishte dalë në përfundimin se provat rrethanore të gjetura në vendin e ngjarjen, gjurmët e gjetura në automjet dhe prova të tjera materiale të sekuestruara në vendin, ku u vranë dy çekët, të çonin në përfundimin  se ai është i dyshuar si vrasës i tyre.

Në operacion u përfshinë më shumë se 350 policë, mes të cilëve forcat RENEA dhe të Ndërhyrjes së Shpejte, që i krijuan përshtypjen edhe të dyshuarit se nuk do të kishte mundësi të largohej nga fshati Grudë, ku strehohej, në drejtim të kufirit.

Më herët, policia ua kishte bërë të ditur banorëve të zonës se do të penalizohej kushdo që do t’i jepte ndihmë dhe do të strehonte Mjacajn, ndaj edhe vetë i dyshuari gjeti të vetmen strehë si ndihmë një ndërtesë dykatëshe, në afërsi të shkollës 9-vjeçare.

Ai u shoqërua drejt qelive të komisariatit të Malësisë së Madhe. Mjacaj do të akuzohet për dy vrasje. Paraprakisht dyshohet nga policia se edhe këtë vrasje e kreu me qëllim grabitjeje.

Mjacaj, i cili kishte lënë gjurmë edhe në automjetin e turistëve, ishte një i dënuar i mëparshëm. Në kartelën e tij rëndon edhe vrasja e një 12-vjeçari, vetëm për t’i vjedhur zinxhirin e floririt që fëmija mbante. I ndihmuar në 2010-n edhe nga dy shokë të tjerë të tij, ai e vrau të miturin vetëm për ta grabitur. U përpoq të fshihte krimin, duke sajuar një vendngjarje sikur ai u mbyt në lumë, në fshatin Pjollë të Dukagjinit, por hetimet policore dolën në përfundimin se fëmija ishte vrarë.

Ai e mbyti fëmijën me sende të forta. Vetë Mjacaj e pranoi këtë vrasje dhe përfitoi ulje të dënimit, për shkak se ishte në moshë të mitur kur kreu vrasjen e parë. Ai mori një tjetër ulje dënimi në Apel, çka i dha mundësinë të dilte nga burgu pas pesë vjetësh për këtë krim të kryer, ndërsa njeriu që e ndihmoi në krim mori dënimin me burgim të përjetshëm.

July 8, 2015 12:53
Komento

2 Komente

  1. ben July 8, 15:40

    Shih,shih gjykata.Si nuk i paska dhene detyrim paraqitje?Ho me e shikoni sa te forta i kemi gjykatat.Folni po deshet.

    Reply to this comment
  2. lumi July 9, 07:23

    rrefimi i ni kosovari me 07.07.2015. ne ora .11.prishtin.
    e pyta qa mendon per sok. majacaj.po me tha.
    ne vitin 1999.na ka ndjk shkau i flliqt prej kosove
    ekom pas ni trktorr i mora familjen u nisa per
    shqiperi me mundime e turtura arrita te dal ne
    shqiprin e Enver hoxhs se ai ne ka lon shipinin e
    faleminderoj .
    ne kukes na priten mir por im bir me tha po shkojm
    ne shkoder arritem ne shkoder ai popull bujar na
    priti mir shum por nuk kaloj shum ma vjdhen traktorrin
    e pyta kush.mu pgjigj hajnat e shqipnis ne bashkpunim
    me hajna te kosovs .
    kqyrem qa pot them.qai si ma vjedhi trktorrin nese e
    merr qet macen-mjacen e lidh ma at sajlen qe ekom pas
    ne traktorr e ngeh- terhjek zhag-zvar neper shkoder deri

    te cof aj qen.
    pota epi ket bes qe ja kisha ba HALLALL
    TRAKTORRIN

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*