“Vrasja e Valbonës”, si po shkatërrohet zemra blu e Alpeve Shqiptare

September 19, 2018 21:55

“Vrasja e Valbonës”, si po shkatërrohet zemra blu e Alpeve Shqiptare

“Vrasja e Valbonës”, është titulli i një dokumentari i pare të shfaqur në emisionin Top Story. Një histori për shkatërrimin e zemrës blu të Alpeve Shqiptare, ku kompanitë private që po ndërtojnë HEC-et nuk zbatojnë vendimet e gjykatave, dëmtojnë turizmin, falsifikojnë firmat e banorëve, shkatërrojnë natyrën dhe po e kthejnë Parkun e Valbonës në zonë industriale.

Një studim i Kombeve të Bashkuara, nga PNUD, i muajit shkurt 2018, i hartuar për llogari të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, nxjerr në pah se ndërtimi i hidrocentraleve të vegjël është në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare të firmosura nga Shqipëria, për ruajtjen e mjedisit.

Sot në Shqipëri, lumenjtë rrezikojnë të thahen, nga ndërtimi pa kriter i këtyre hidrocentraleve.

Prej vitit 2002 dhe deri më sot, rezulton të jenë firmosur 183 kontrata koncensionare për ndërtimin e 524 hidrocentraleve. Nga këto leje të dhëna, 117 kanë përfunduar së ndërtuari, 43 janë në proces ndërtimi dhe 364 nuk kanë filluar ende të ndërtohen.

Raporti vijon më tej, se HEC-et nuk përllogarisin asnjë buxhet për kostot mjedisore, madje nuk ekziston as një rregullim ligjor, për dëmet që mund t’i shkaktohet mjedisit nga ndërtimi i një hidrocentrali. Për rrjedhojë, pasojat mjedisore që shkakton një HEC, sot mbulohen nga taksapaguesit shqiptarë.

V.L/ Dita

September 19, 2018 21:55
Komento

3 Komente

  1. mirel September 19, 23:48

    Po, Shqiperia zbaton kriteret e BE vetem per pervetesim te prones publike, me tender,,,te tjerat i perdor per leter banje
    ky eshte diskreditimi me i madh i lojes se dyfishte te Ramutit, qe e perdor BE ne per te mbuluar krimet e tij ekonomike.
    kaq mjafton per ti bere nje leter BEse dhe te denoncohet ky qen sadist salist

    Reply to this comment
  2. C'a bohet kshtu September 20, 00:27

    Kur nuk eshte mbajtur pergjegjesi per mijra te vrare ne regjiimin e Diktatorit Sali, zhdukjen pa gjurme te qindra kundershtareve per mendim ndryshe nga diktatori etj etj…… si mund te mbahet pergjegjesi per VDEKJEN e lumit Valbone, perlen e falur nga nena Natyre?????

    Reply to this comment
  3. H September 20, 07:40

    Ashtu si erdhën ata nga valbona dhe shkarërruan mjedisin dhe gjithshka në Tiranë , ashtu do shkojnë këta tjerët të shkatërrojnë valbonën. Pse çuditen ? Apo të bëjmë sikur mbrojmë ambjentin vetëm kur ai është oborri i sjtëpisë time ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*