Zbërthehet vrasësi me pagesë: Ku u strehua grabitësi i Rinasit

May 4, 2020 09:44

Zbërthehet vrasësi me pagesë: Ku u strehua grabitësi i Rinasit

Grupi Hetimor ka zbërthyer 22 vjeçarin Klevis Alla, i arrestuar për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia disa ditë më parë në zonën e njohur si tregu i makinave.

Duket se ka qenë dëshmia e Allës ajo që çoi në arrestimin Altin Ndocit si të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia si edhe gjetjen e armëve të krimit.

Por, krahas zbardhjes së vrasjes së vellzërve Viktor dhe Besmir Haxhia, grupi i vrasësve ka kryer edhe disa krime të tjera ku më i afërti është edhe ekzekutimi i dyfishtë i Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë në 2 mars.

Në dëshminë e tij, Alla shprehet se morën urdhër nga një grup kriminal që operon në Shkozet për të ekzekutuar Avdinë dhe Shkozën ne 2 mars dhe sipas tij e çuan urdhrin në vend duke i vrarë të dy ata.

Krahas kësaj, Alla tregon se vëllezërit Haxhia kanë strehuar njërin nga grabitësit e Rinasit. Nisur nga deklarata e tij, grupi hetimor është duke e lidhur vrasjen e tyre edhe me grabitjen e Rinasit krahas prishjes së pazareve të drogës.

Ndërkohë prokuroria ka zbardhur të kaluarën kriminale të Besmir Haxhiajt, njërit prej vëllezërve të vrarë i cili njihej edhe me emrin “Miri i Kolës”.

Besmir Haxhia merrej me trafikim të lëndëve narkotike jo vetëm në Durrës por edhe në Kosovë, si dhe ishte proceduar dy herë për dhunë në familje nga bashkëjetueset.

Në vitin 2017 është arrestuar në Francë për vjedhje dhe pas 3 muajve në qeli është deportuar në Shqipëri.

Ka dyshime se Besmir Haxhia ka qenë edhe në Greqi ku ka përdorur identitetin Pëllumb Rusi. Atje ai është dënuar me 9 vite burg për veprën penale të plagosjes.

Grupi hetimor po pret të dhëna nga autoritetet greke për dosjen e Besmir Haxhia, alias Pëllumb Rusi që ka pasur në Greqi, si dhe për kontaktet që ka patur në shtetin fqinj.

o.j/dita

May 4, 2020 09:44
Komento

5 Komente

  1. Shefqet Cela May 4, 11:44

    KJO ËSHTË POLICIJA DHE PROKURORIJA QË DUAM.
    E VENDOSUR. E AFTË. PREÇIZE.
    Tani po më bëhet më e qartë pse Doktor Vdekja po na dërgon video dhe thirrje kundër policisë!!!!!

    Reply to this comment
  2. Aliu nga Selenic May 4, 17:55

    Dale Dale o Shfqet Cela,nuk kemi pare gje akoma.! Te rrojme dhe te shofim se c`fare i kane bere keti populli me urdher te Doktor Vdekjes.!

    Reply to this comment
  3. cuf dabjoni May 4, 18:02

    A ju falenderoi Banda e Vdekjes qe i dhate emrin e kujt duhet vrare perpara hapjes segjyqit

    Reply to this comment
  4. Gjon Leka May 4, 20:49

    Doktor Mortja, Kështu njihet në Perëndim cubi i Viçidolit.

    Reply to this comment
  5. H May 5, 06:33

    Kur shteti dhe policia është i fortë, shpellarët kërkojnë brima miu.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim