Vrasja e Zangës, kapet i shtati, gjykata liron dëshmitarin

April 29, 2014 08:50 Updated

Vrasja e Zangës, kapet i shtati, gjykata liron dëshmitarin

Vrasja e biznesmenit Ariel Zanga mbrëmjen e së premtes te lagja “Ali Demi” në kryeqytet për një konflikt borxhi mes shokëve, çon në pranga edhe të kërkuarin e shtatë. Bëhet fjalë për

Edison Kajtazin, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili u lokalizua dhe arrestua po në Durrës, aty ku u kapën edhe 5 nga të dyshuarit mëngjesin e të dielës. Në fakt mësohet se ka qenë një dorëzim i Kajtazit menjëherë porsa ka mësuar arrestimin e Agron Goxhajt dhe miqve të tij bashkëpunëtorë. Mësohet gjithashtu se Kajtazi është miku i ngushtë i biznesmenit Zanga, për të cilin u bë edhe sherri për borxhin 20 mijë euro. Policia tha se po heton nëse ky borxh mund të ketë qenë edhe më i madh nga viktima dhe po kryejnë verifikime. Ndërsa dje, Gjykata e Tiranës liroi me masën e butë të sigurisë të dyshuarin Besnik Mansaku, i arrestuar për “moskallëzim krimi”. I riu që u arrestua të shtunën, pa skenën e krimit, por nuk i tregoi policisë për atë që ndodhi dhe autorët. Të dyshuarit fshiheshin të gjithë në Durrës, te vendi i quajtur “Kali i Trojës”, në një apartament.

 

Arrestimet e grupit

Burime zyrtare të policisë thanë se ngjarja e ndodhur tani është e zbardhur plotësisht dhe me të gjithë autorët e dyshuar në pranga. I fundit u kap dje Edison Kajtazi, i cili mendohet se është një nga borxhlinjtë ndaj autorit të dyshuar të vrasjes, Agron Goxhaj, njëkohësisht njohje e tij. Biznesmeni Zanga, pronar i një lokali në ish-Bllok, kishte njohje me të dy personat dhe u përpoq të zgjidhte konfliktin personal dhe të mikut të tij, por mbeti viktimë. Pjesa më e madhe e të ndaluarve janë të dënuar më parë për vrasje, plagosje, tentativë vrasje apo moskallëzim krimi. Policia e Tiranës, Durrësit dhe RENEA, ndërmorën operacionin mëngjesin e të dielës në qytetin bregdetar. Të shtunën u kap Flamur Mansaku për moskallëzim krimi. Më pas i dyshuari kryesor Agron Goxhaj, 36 vjeç, i dënuar më parë për plagosje, i cili është plagosur lehtë në përleshjen e fundit dhe shokët e tij Artan Hasani, 42 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, Enton Sada (Ibrahimi),  41 vjeç, i dënuar më parë për vrasje me paramendim, Alket Halitaj, 42 vjeç, si dhe Andi Veshi, ku u arrestua për përkrahjen e të dyshuarve duke i strehuar në Durrës. Policia tha se vrasja kishte motiv borxhin e pashlyer të viktimës, ndërsa po hetohet për aktivitetet e paligjshme që kanë zhvilluar më parë.

 

Lirohet Mansaku

Gjykata e Tiranës vendosi dje të lironte të arrestuarin Besnik Mansaku, 37 vjeç, banues në kryeqytet, duke dhënë masë lehtësuese. Ka qenë kërkesa e avokatit të të dyshuarit për “moskallëzim krimi” që i kërkoi gjykatës të lehtësonte masën pasi klienti i tij ka qenë i terrorizuar nga ngjarja dhe duke njohur rrezikshmërinë e autorëve nuk mund të fliste për atë që ndodhi. Gjykata ka marrë parasysh rrethanat lehtësuese, duke dhënë “arrest në shtëpi” për Mansakun.

 

Të arrestuarit:

Agron Goxhaj, 36 vjeç, i dënuar më parë për plagosje

Artan Hasani, 42 vjeç, i dënuar më parë për armë

Enton Sada (Ibrahimi), 41 vjeç, i dënuar më parë për vrasje

Edison Kajtazi, 32 vjeç

Alket Halitaj, 42 vjeç,

Besnik Mansaku, 37 vjeç

Andi Veshi, 31 vjeç

April 29, 2014 08:50 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*