Vrasja e kreut të Njësisë Kotë, arrestohen tre persona (FOTO)

June 12, 2019 09:06

Vrasja e kreut të Njësisë Kotë, arrestohen tre persona (FOTO)

Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e djeshme në Selenicë ku mbeti i vrarë kreu i njësisë administrative Kotë në Vlorë, Argjil Gjoka.

Më datë 11.06.2019, rreth orës 14:20, në fshatin Petë të Selenicës, pas një konflikti me armë zjarri midis disa personave, janë plagosur shtetasit A. B., 19 vjeç dhe A. Gj., 51 vjeç, ku si pasojë ky i fundit ka humbur jetën në Spitalin e Vlorës.

Pas hetimeve të kryera, dëshmive dhe provave të administruara, Policia ka zbardhur ngjarjen, duke vënë para përgjegjësisë penale autorët e dyshuar:

  • N.B., 30 vjeç (arrestuar).
  • J.B., 22 vjeç (arrestuar).
  • A.B., 19 vjeç (arrestuar).

Të tre këta shtetas janë me banim në fshatin Mavrovë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi M .P. (B), 32 vjeç, banues në Vlorë dhe po punohet për kapjen e tij.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri tip pistoletë dy vëllezërit F. O. dhe A. O., (70 dhe 65 vjeç), por pas ndërhyrjes për të shuar konfliktin humbi jetën Kryetari i Njësisë Administrative Kotë, shtetasi A. Gj.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Shtetasit e arrestuar

e.t./dita

June 12, 2019 09:06
Komento

1 Koment

  1. spata June 12, 09:17

    Titulli eshte provokues . Shkruajeni
    Vrasje e kreut te njesise administrative Kote ne qarkun e Vlores .Ta kuptojne, brenda dhe jashte, se kjo ngjarje si dhe shume te tjera vijne nga ligji i shkelqyer, qe nxorren hajdutet dhe kriminelet e demokracise, per pronsine neper fshatra.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*