Vrasja e zyrtarit në Vlorë, Policia jep detaje: Të dyshuar dy vëllezër

June 11, 2019 18:30

Vrasja e zyrtarit në Vlorë, Policia jep detaje: Të dyshuar dy vëllezër

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në fshatin Petë të Selenicës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri një person, i identifikuar si Argjil Gjoka, kreu i njësisë administrative Kotë.

Gjoka humbi jetën pas një konflikti me armë në zonë, ku  një tjetër person, i identifikuar si Arif Bejtaj, mbeti i plagosur.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa të dyshuar për ngjarjen janë i plagosuri Arif Bejtaj dhe vëllai i tij Mersin Bejtaj  dhe po punohet për kapjen e autorëve.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vlorë

Informacion paraprak

Në orën 14:43, në rrethana ende të paqarta fshatin Petë të Selenicës, pas një konflikti dyshohet me armë zjarri, ka humbur jetën shtetasi A.Gj, ndërsa shtetasi tjetër A.B ka mbetur i plagosur.

Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.

Policia është duke krehur zonën përreth me qëllim identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve.

l.h/ dita

June 11, 2019 18:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin