Vrasja në Bllok, arrestohet një prej të kërkuarve

December 13, 2018 17:50

Vrasja në Bllok, arrestohet një prej të kërkuarve

Polica ka rënë në gjurmët e një prej të personave të shpallur në kërkim, pas atentatit të ndodhur në Bllok më 4 tetor, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha.

Në pranga nga rënë ditën e djeshme Fabio Allushi, një prej të dyshuarve për këtë vrasje.

Policia ka dhënë njoftimin në komunikatën në faqen zyrtare, por emri i të arrestuarit është publikuar vetëm me inicialet, sakaq “Panorama” ka mësuar se bëhet fjalë pikërisht për shtetasin Alushi, i shpallur në kërkim prej fillimit të muajit tetor.

 Njoftimi i policisë:

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj jetës Në vijim të komunikatës së dhënë më datë 05.10.2018 u ndalua shtetasi në kërkim F.A., vjeç 42, banues në Tiranë. Nenet 79, 22, 25 dhe 278 të Kodit Penal.

Në kërkim mbeten: Ervin Mata (I dashuri i Elvana Gjatës), Mevjol Bilo (Komando dhe truprojë i Elvana Gjatës, autor i dyshuar i vrasjes së Fabian Gaxhës) dhe Eldi Dizdari.

v.l/ Dita

December 13, 2018 17:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim