Vrasja në Bllok, Gjykata liron me garanci pasurore Ervis Martinajn

May 3, 2019 17:54

Vrasja në Bllok, Gjykata liron me garanci pasurore Ervis Martinajn

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë ditën e djeshme Ervis Martinajn kundrejt një garancie pasurore prej 5 milionë lekësh të rinj, ndërsa ai po mbahej në burg për vrasjen e ndodhur në ish-bllok me 4 tetor të vitit të kaluar.

Prokurorët e çështjes e kanë kundërshtuar këtë vendim. Lajmi konfirmohet nga burime të Prokurorisë dhe për këtë pritet që të ekzekutohet vendimi i dhënë nga Gjykata. Për ngjarjen e ndodhur vitin e kaluar, Prokuroria e Krimeve të Rënda mori nën hetim 8 persona.

Nga 8 të persona e marrë nën hetim, 4 prej tyre janë lënë të lirë me masën “detyrim paraqitje”, një tjetër me garanci pasurore, ndërsa dy të tjerë janë ende në kërkim. Për ngjarjen e rëndë të vitit të kaluar, ku mbeti i vrarë  Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj e Eljon Hato, janë shpallur në kërkim komandoja Mevjol Bilo dhe Eldi Dizdari.

Ervis Martinaj ishte i vetmi person që qëndronte në burg për vrasjen e 4 tetorit të 2018, ngjarje kjo e cila u shënua në ambientet e brendshme të lokalit në pronësi të Redi Poposkut.

v.l/ Dita

May 3, 2019 17:54
Komento

4 Komente

  1. araniti May 3, 21:07

    shume e vonuan….me shpejt duhet ta kishin liruar gjykatat Rilindase…u duhet per zgjedhjet….

    Reply to this comment
  2. info analitike May 4, 07:29

    Shoke te Ditës pa shikoni pak se kush ishte qy gjyqtari qe mori kete vendim e pse kriekaqoli po e kandidon si kryebashkiak. Ku janë shoket e partise qe shqyhen se bertituri per drejtesine e kapur nga Saliu???

    Reply to this comment
    • Taku May 4, 12:22

      Ik o info leshi. E ke degjuar gje Saliun te thote ndonke fjale per kete Martinaj? Nuk flet per te se kete e ka te vetin. Informohu me pare pastaj fol.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim